Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Në 24 Korrik 2022 përfundon mandati 5-vjeçar i Ilir Metës, në krye të Presidencës.
Një mandat i shoqëruar me përplasje pikërisht me ata që e zgjodhën President, me Rilindjen, që në fakt ishte Ilir Meta që I solli në pushtet në vitin 2013, pasi tradhëtoi Sali Berishën.
Ilir Meta duket se i doli jashtë parashikimi kryeministrit Edi Rama dhe përplasjet në këtë 5-vjeçar, kanë qënë të shumta.
Por, nesër mbaron mandati i Metës si President e me shumë gjasa ai do të rikthehet në krye të LSI-së, një gjë e tillë nuk është mohuar as nga kryetarja aktuale, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Dhe duket se pas 5 vitesh në krye të shtetit, tashmë Ilir Metën mund ta shohim në rolin e opozitarit.
Por, për çfarë do të mbahet mend historia politike e Ilir Metës
Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë dy politikanë që nuk kanë bërë asgjë tjetër në jetën e tyre, por thjeshtë janë paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputetë, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, e deri president.
Shqiptarët i kanë parë vila luksoze, i kanë parë se si i shkollojnë jashtë fëmijët me qindra mijëra euro kur rrogat e tyre nuk e japin aspak këtë mundësi.

E me taksat e tyre shqiptarët kanë paguar zhdukjen e thesarit të shtetit në Krrabë dhe më pas panë vetëm disa filma me fshatarë që atje ku lidhnin gomerët kishin fshehur edhe florinjtë.
Ilir Meta është njeriu që përçau më shumë të majtën. Është njeriu që për inat të Fatos Nanos, krijoi një parti politike, LSI-në, një parti e akuzuar për një mijë e një bëma dhe gjëma.

Ilir Meta është njeriu që në 2009 për karrigen e tij, u bashkua me Berishën dhe nxori PS-në në Opozitë.
Dhe shqiptarët panë një zëvendëskryeministër të kapur me bllok në dorë duke folur për 7%. Panë se si për të në 21 janar përgjakej bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Panë ministrat e tyre hajdutë. Kanë parë bandën e LSI-së nga jugu në veri të vjedhë e rrëmbejë çfarë i del para.
Ilir Meta është personi që në 2013, pas katër vite bashkëqeverisje, tradhëtoi Sali Berishën dhe pas një darke me ngjala në Gjirin e Lalzit, bëri aleancë me Edi Ramën, duke sjellë Rilindjen në pushtet.

Nëse kemi parasysh këtu të gjithë bëmat e çiftit në fjalë, për të gjitha akuzat publike që janë lëshur me emrin e tyre, si me rastin e floririt të Krrabës, me rastin e bllokut të zi e të tjera, dosja për në SPAK do të ishte voluminoze.
Por, pas një mijë e një bëmave dhe gjëmave, dhe akuzave në drejtim të Ilir Metës, në vitin 2017 ky i fundit u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.
Por, edhe gjatë këtyre pesë viteve në krye të Presidencës, ka disa “bëma” të Ilir Metës, që nuk mund të harrohen.

Së pari, kujtojmë këtu zgjedhjet vendore të 2019-ës. Opozita, PD dhe LSI, pasi dogjën mandatet e deputetëve, vendosën të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, gjë që në fakt bëri që Edi Ramës t’i falen në tavolinë 61 bashki.
Por, Meta tentoi të bëjë lëvizjen e tij, duke dalë me një qëndrim, duke anulluar zgjedhjet. Gjë që në fakt nuk u mor parasysh nga mazhoranca socialiste, e cila vendosi të shkojë e vetme në zgjedhje.
Më pas, Meta tentoi të justifikojë vendimin e tij, duke thënë se nëse nuk anullonte zgjedhjet, vendi mund të shkonte në një rrezik serioz.
Por, në fakt zgjedhjet u zhvilluan, asgjë nuk ndodhi, thjeshtë dhe vetëm për herë të parë në historinë e demokracisë, socialistët morën 61 bashki.
Vimë më pas në 2 Mars të vitit 2020, ku Ilir Meta zhvilloi një tubim në Tiranë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', duke e quajtur si “Pranvera Kuq e Zi”, por që në fakt tentoi t’i “tregojë dhëmbët Ramës”, dhe një test për të parë mbështetësit e tij.

Vimë më pas në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021, ku u duk qartë përfshirja e Metës, edhe pse pretendihet se një President, duhet të jetë mbi palët.
Nuk mund të harrohet thirrja e Ilir Metës në prag të zgjedhjeve, ku tha “i mprehim, sfurqet, regjimit, po i vjen fundi. Një votë po u prek do pritet një dorë”.
Edhe pse më vonë në një dalje mediatike, Meta tentoi të justifikohet duke thënë se janë shprehje metaforike.
Po ashtu kujtojmë këtu edhe përplasjet me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Madje Meta, theu çdo rregull komunikimi dhe marrëdhënie mes një shtetari dhe një diplomati.
“Tani live sapo më shkroi Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën. Meqë më dërgoi live ‘sms’ i them Ambasadores amerikane mos e mbështet me Edi Ramën”, deklaroi në atë kohë, Ilir Meta nga një studio televizive.
Kulmi arriti me paranojat qesharake e Metës, ku fliste për atentate nga agjentë amerikanë, njësoj si nëpër filmat me spiunë rusë, ku Shtetet e Bashkuara ngrenë komplote kundër udhëheqësve botëror.
Për më tepër, Ilir Meta deklaroi publikisht se do të jepte dorëheqjen nëse Rama fitonte zgjedhjet e 25 prillit 2021, gjë që në fakt nuk ndodhi dhe ja ku jemi tashmë në fund të mandatit të Metës, si President.
Më tej, në tetor të vitit 2021, nuk mund të harrohet dalja e Ilir Metës në emisionin “Opinion”, ku duket se ishte në gjendje të dehur.

Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Meta është shfaqur i dehur dhe kjo dukej mjaft qartë nga gjuha dhe mënyra sesi artikulonte. Gjatë intervistës, Metës i është marrë shpesh goja ndërsa ka pirë ujë me dhjetëra herë.
Në një moment Meta “humbi kontrollin” pasi edhe uji që konsumonte u derdh, dhe duke e kthyer intervistën si një muhabet klubi duke mos e lënë gazetarin ta pyese ndërsa ja ka ndërprerë shumë herë fjalën.

Një tjetër “bëmë” e Metës president është edhe “lufta” me mazhorancën socialiste, edhe pse për hir të së vërtetës në pesë vite herë është shfaqur si “luan” e herë si “lepur”.
Por, socialistët tentuan edhe ta shkarkojnë nga detyra, gjë që u votua në Kuvend, por që nuk u miratua nga Gjykata Kushtetuese, duke bërë që Ilir Meta të vijojë detyrën deri në përfundim të mandatit si President i vendit deri më 24 korrik 2022./CNA.al
Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e radhës me ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shpalljen non-grat...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reag...
Presidenti Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme në lid...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar përmes një postimi në...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka rea...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë t...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj ...
FRPD hap garën për zgjedhjen e kryetarit të ri. Lajmi...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me s...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka dalë në mbrojt...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka qëndrua...
Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manja...
Analisti Artur Zheji ka komentuar sot vendimin e britanikë...
Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Beri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë përg...
Pasi SHBA e shpalli "non-grata", ish-kryeministri Sali Ber...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pasi ka njoftuar se është ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...