Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Gazetari Ermal Mulosmani ka analizuar profilin dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në politikë që nga viti 2005, kohë ishte kryetar bashkie i Tiranës.
Mulosmani thotë se humbja e PS-së dhe rikthimi i Berishës në 2005-ën shënoi edhe fillimin e periudhës së artë të Ramës, për të cilin shprehet se me ndihmën e Ilir Metës mori mandatin e tretë dhe të fundit si kryetar bashkie.
Ai deklaron se ngjarja e Gërdecit po ashtu i erdhi Ramës si një dhuratë nga Zoti dhe si për të treguar konstruktivitetin e vet ndaj Berishës dhe Qeverisë së tij, nuk thirri as protesta e as qëndrime të forta politike, por flamurin ia la Ilir Metës.
Por sipas tij, në vend të asgjësimit, kreu i PL-së arriti të mbijetonte dhe Rama pësoi humbjen më të thellë.
Gazetari kujton edhe përpjekjen me skandalin me bllokut të 7%-shit dhe të 700 mijësheve, kompromisin e Berishës me Metën dhe ofertën për koalicion ndaj këtij të fundit nga Partia Socialiste.
Shkrimi i plotë:
Skuthi
Rama kurrë nuk veproi i vetëm për sa kohë nuk ishte i sigurtë në sukses. Humbja e PS-së dhe rikthimi i Berishës në 2005-ën shënoi edhe fillimin e periudhës së artë të Ramës.
Ish Partia Komuniste zbuloi befas se Nano e kishte shpërdoruar pushtetin aq shumë sa kishte rikthyer fitues atë që shumëkush e kishte menduar të vdekur politikisht, Sali Berishën. Edi Rama i asaj kohe ishte i vetmi socialist me pushtet ekzekutiv në Shqipëri. Të cilin e shfrytëzoi me mjaft dinakëri dhe efikasitet. Qërimi i hesapeve me Nanon dhe mbështetësit e tij apo kthimi i menjëhershëm i tyre në servilë pa kushte të shefit të ri, ndodhi shumë shpejt. Me Ilir Metën ndoqi sentencën “Mikun mbaje afër, armikun më afër”. Koha për të priste edhe pak.
Megjithëse në vitin 2009 kishte zgjedhje të përgjithshme, prej të cilave Partia e Ramës shihej favorite, paradoksalisht, Rama vendos të kandidojë për herë të tretë në Bashkinë e Tiranës në vitin 2007. Votat e Ilir Metës i siguruan edhe mandatin e tretë dhe të fundit si Kryetar Bashkie. Por mirënjohja po i bëhej barrë e madhe dhe ai ishte nga ata që mirënjohjen e quan ves të të dobëtit, e përbuz. Hija rrondokope dhe ogurzezë e Metës si dhe kujtimet e hidhura prej hyzmeqari, ia bënin të domosdoshme zhdukjen e tij politike.
Për këtë i erdhi në ndihmë Sali Berisha.
*********
Një aksident i përmasave biblike ndodh në një punishte amatore për çmontimin e armëve të të gjitha kalibreve dhe fishekëve të kohës së komunizmit. Punishtja e ndërtuar në tunelet e Gërdecit, një fshat rreth 10 km larg Tiranës dhe shumë afër Aeroportit të Rinasit, eksplodoi si llavë e tmerrshme vullkani!
Pakujdesia dhe lakmia pafre e një ndërmarrjeje biznesi të përzier me korrupsion politik të nivelit të lartë, zbuluan para publikut një skllavëri moderne, në mes të metropolit. Fëmijë 10-12 vjeçarë shfrytëzoheshin si krahë pune në një ruletë ruse ku luhej jeta e tyre.
Sali Berisha ishte i ekspozuar si kurrë më parë; 26 njerëz humbën jetën, me qindra u dogjën të zharitur nga flakët e kataklizmës. Ishte 15 Mars 2008. Vetëm dy javë më pas, në Bukuresht ishte Samiti i NATO-s ku Shqipëria do të merrte ftesën historike. Drama ishte e madhe, paniku gjithashtu. Berisha po shihte t’i hapej toka nën këmbë. Po jetonte ditët më të zeza politike qysh prej fillimit. Gërdeci ishte lajm ndërkombëtar, shkroi Neë York Times. Siç ndodh rëndom, investigimi brenda aferës së Gërdecit, zbulon edhe mjaft anë të errëta, dëshmitarë e afera të dyshimta që morën dhenë në publik.
Edi Ramës i kishte ardhur momenti i tij. Çdokush që do ishte Kryetar i Opozitës do kërkonte rënien e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Por kështu nuk mendonte edhe Rama. Nuk kishte asnjë interes të kërkonte zgjedhje të parakohshme; të kohshmet ishin pas vetëm një viti. Kishte një hall edhe më të madh për të zgjidhur. Duhej të rregullonte mekanizmin e mbretërimit të tij. Kurdo që të vinte momenti.
Si asnjëherë më parë, shkoi te Spitali Ushtarak, ku mbërrinin minutë pas minute të vdekur e të zhuritur, dhe takoi me një mirëkuptim mbresëlënës Kryeministrin Berisha. E ngushëllon atë duke i rrahur shpatullat dhe ikën i shoqëruar nga deputetë të PS-së…
Momenti duhej shfrytëzuar. Prej kohësh në kokën e tij lëvrinte ideja e një pushteti të pakufizuar të Kryetarit të Partisë. Atë e bezdisnin individualitetet partiake që luftonin deri në votën e fundit dhe e përjetonin sfidën e deputetit si momentin më të rëndësishëm të jetës së tyre. Ata duheshin kthyer thjesht në numra që karrierën politike të tyre ia dedikojnë afërsisë me Kryetarin. Një sistem që të përjashtonte partitë e vogla dhe presionin që ato bënin të mëdhajave. Dhe këtu, i pari që do goditej bash në zemër, do të ishte Ilir Meta, personi që sapo i kishte dhënë karrigen e Kryetarit të Bashkisë.
Goditja duhej të ishte e tillë që kundërshtari të asgjësohej. Bisha e plagosur do ishte më e rrezikshme se kurrë…
Duke i ditur parametrat, Kastriot Islami, aso kohe strategu zgjedhor i PS-së, përzgjodhi sistemin spanjoll si më idealin për Edi Ramën. Partia Socialiste kishte një elektoral homogjen në çdo qark. Fraksionimi i votës së kundërshtarit (i cili mund ta konkuronte vetëm me koalicion) do të çonte domosdoshmërisht në fitoren e Edi Ramës, qoftë edhe i vetëm. Përllogaritjet ishin ekzakt. Tani duhej vetëm ndryshimi i Kushtetutës që kjo mrekulli të ndodhte….
Dhe për këtë shërbeu… Gërdeci!
Gërdeci erdhi në mendjen perverse të Ramës si një dhuratë nga Zoti. Ai habiti të gjithë shqiptarët me konstruktivitetin e vet ndaj Berishës dhe Qeverisë së tij, nuk thirri as protesta e as qëndrime të forta politike. Përkundrazi, flamurin e protestave e mori Ilir Meta. Ndoshta po nuhaste kompromisin që po bëhej për zhdukjen politike të tij.
Rama nisi emisarët drejt Kryeministrit. Në këmbim të heshtjes së tij ndaj Gërdecit, Kryeministri duhej të miratonte ndryshimet kushtetuese që Kryeministrin e kthenin në mbret dhe zhduknin të gjitha mekanizmat e kontrollit ndaj tij.
Berishës i erdhi çehrja në fytyrë. Ai ishte gati të nënshkruante gjithçka që i garantonte paprekshmërinë e familjes dhe djalit të tij dhe ajo që i afrohej si kompromis ishte më e pakta! Thellë brenda vetes, Berisha i është mirënjohës Ramës për ato ditë të vështira. Fundja edhe atij i pëlqente pushteti i pakufizuar njësoj sa Ramës. Ai po nuhaste te ideja e Ramës mundësitë e tij….
Atentati i pregatitur për asgjësimin politik të Ilir Metës për pak do të funksiononte. Me instiktin e mbijetesës Meta shfrytëzoi çdo burim financiar e njerëzor për t’i rezistuar asgjësimit! Dhe ia arriti. Rezultati i atyre zgjedhjeve ishte bash i ëndërruari për të! 66 votat e fituara nga socialistët vlenin shumë më pak sesa 4 votat e Ilir Metës. Rama përjetoi humbjen më të rëndë të karrierës së tij politike. Një humbje e rëndë, dërrmuese. Shumë më e rëndë sesa humbja e Bashkisë dy vjet më vonë. Marazi i tij për “shpëtimin” e Ilir Metës ishte i pakufishëm. Shpëtimin e Ilir Metës e quajti “tradhti” ndaj zgjedhësve.
Por Rama nuk u dorëzua për asnjë çast. “Atentati” politik i dështuar ndaj Metës veç sa e spostoi në kohë vendimin dhe shtoi vendosmërinë. Rama nuk ishte nga ata që tërhiqeshin.
Tashmë nuk ngopej me zhdukjen e tij politike, donte ta zhdukte edhe fizikisht! Afera e bllokut të 7%-shit dhe e 700 mijësheve që Meta i përmendte në videon e Priftit dukej rasti ideal. Këtu nuk kishte nga lëvizte! Top Channel transmeton videon më të famshme të historisë së tij – gjithë shqiptarët shohin dhe dëgjojnë atë që qarkullonte si thashethem- pazarllëqe me shuma qindramilionëshe me pasuri publike! Lepuri dukej i zënë në çark dhe nuk kishte nga lvizte! Të gjithë menduan se Qeveria e Berishës do të binte dhe Ilir Meta do të përfundonte në burg!
Përveç Ilir Metës dhe Sali Berishës!
Berisha duhet të ketë pasë dilema të mëdha pas asaj videoje. Ishte janar i vitit 2011. I kishin mbetur edhe dy vjet e gjysmë pushtet, zgjedhjet e radhës do të ishin në Qersor 2013. Nëse do shkarkonte Ilir Metën, të prishte koalicionin dhe të shkonte në zgjedhje të parakohshme mundet të fitonte kredo morale si i pakorruptuar por… mundësia më e madhe ishte se do e humbte shumicën. Votat e majta të Ilir Metës me shumë gjasë do të shkonin në favor të Ramës. A ja vlen të rrezikonte kaq shumë?
Në vend të kësaj Berisha zgjodhi kompromisin me Metën. Të dy ata shfrytëzuan pushtetin që kishin në Drejtësi dhe… e mbyllën çështjen.
Por e ardhmja u përcaktua atë ditë. Berisha po shijonte ditët e fundit. Ngjitjen e Ramës tani nuk e pengonin dot as të gjithë bashkë!
Rama nuk ishte në gjendje të përballonte edhe një disfatë tjetër. Edhe pse fitorja dukej e sigurtë, përvoja e shkuar e ftonte të bënte kujdes. Ndaj duke gëlltitur gjitha intrigat dhe që kishte bërë deri atëherë për zhdukjen politike të Metës; kërkon ndërmjetësinë e pazarexhinjve popullorë për të rregulluar raportet me të. Një i tillë ishte fiks i denjë për nivelin e pazarit – injorant, kontrabandist, kopuk e dallkauk i regjur! I përkulet atij që donte t’i bënte varrin para një viti me premtimin se bashkë do të qeverisnin si zotërinj. Kjo sigurisht nënkuptonte faktin që Ilir Meta do të kishte miniqeverinë e drejtuar prej tij.
Meta nga ana e tij e dinte fort mirë se me kë kishte të bënte. Ai e dinte se kundërshtari po përpiqej të merrte kohë por edhe vetë Meta kishte nevojë për kohë, pushtet dhe para. Berisha dukej kartë e djegur ndaj ftesa ishte e mirëpritur por me veshët ngrehur dhe me mendjen te intrigat reciproke…Ishte një aleancë e mirfilltë interesash. Një këngë e atyre kohëve e përshkruan pothuajse saktësisht ndjesinë e atij koalicioni:
"Lëpinë aty ku folën, shkelën mbi parime
Ktu ka vetëm pazare, nuk ka më qëllime
Tradhëtar në sy të njerëzve
Tradhëtar përpara Zotit
Do korrni çfarë do mbillni
O tradhtar të lotit
Dikush më tha rri urtë
Thashë më mirë mos flas
Po pse dreqin të duroj
Kur shpirti po më plas"
Por mjeshtrave pak ua ndiente se çfarë mendonte populli. Intrigat e pushtetit të kateve të sipërme ndjenja të tilla u duken folklor...
Këtu mbaron edhe koha e dytë e Ramës, koha e një skuthi intrigant që lëpin aty ku foli ky tradhtar i lotit.
Deputeti Bujar Leskaj ka reaguar ashpër ndaj kryeminis...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e Partisë ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka marrë ...
Partia Demokratike ka njoftuar një ditë më parë datën e pr...
Vendimi i ERE-s, për rritjen e çmimit të energjisë, është ...
50 udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me çarter dhe jo vet...
Kryeministri Edi Rama u është kundëpërgjigjur akuzave të k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryemi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur dyshime se udhëtime...
Një ditë pasi njoftoi për protestën kombëtare dhe nënshkro...
Kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur fushatën në Bulqizë,...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit po...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka quajtur pemë...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka folur për p...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë si i ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka sul...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina T...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur ak...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...