Rama shigjeton opozitën dhe mediat/ Krahason shpenzimet e udhëtimeve të tij me të Berishës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e Partisë ...

Deputeti Bujar Leskaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me një video që ka qarkullar në rrjet nga takimet e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit i tërheq vëmendjen një të riu që nuk e kishte mendjen tek ato që po thonte kreu i qeverisë.
Në një status në rrjetet sociale, Leskaj e cilëson Ramën si një bulist adoleshentësh për mënyrën se si e ka detyruar të riun të dalë para të gjithëve dhe të tregojë se notat e tij nuk janë të një nxënësi apo studenti ekselent.
Sipas tij, linçimi live që Rama i bën një adoleshenti në publik, me gjakftohtësi dhe ndërgjegje të plotë, është demonstrimi i sjelljes së një autokrati ikanak, ndaj një të mituri të pambrojtur.
Shkrimi i plotë i deputetit:
Rama, një bulist adoleshentësh
Këto ditë, qytetarët shqiptarë u detyruan të ishin dëshmitarë të një tjetër shfaqjeje të shëmtuar të Liderit Global. Një video e kryeministrit në Fier u bë virale në rrjet. Sugjerohet për të qeshur, por, kur përfundon, të bën të ndihesh i fyer dhe i poshtëruar në dinjitetin njerëzor. Lideri i madh është duke folur përpara të rinjve në Fier. Një adoleshent, ndërsa duartroket për hir të drejtuesve të shkollës që e kanë sjellë aty, qesh për të nxjerrë turpin e një veprimi nga zori.
Rama, nën paranojën që i është rritur nga sondazhet e fundit negative për të, vendos ta damkosë adoleshentin, që po e tregon hapur se ndodhet aty kundër dëshirës së tij dhe nuk ka asnjë interes të dëgjojë diskuret e liderit. Ndërpret fjalën dhe e thërret t'i shkojë afër. Djali heziton, turpërohet. Kërkon të mos identifikohet, por regjia e kryeministrisë, që paguhet nga taksat e prindërve të tij, e indentifikon dhe e fokuson pa mëshirë, pavarësisht se është thjesht një i mitur, i urdhëruar për të qenë aty. Dy punonjës të kryeministrisë i shkojnë afër për ta bindur ose urdhëruar, ndërsa Rama vazhdon ta thërrasë me ton urdhërues, për ta ekspozuar në “krimin” e tij të indiferencës dhe mosdëgjimit të sihariqeve të liderit.
Adoleshenti, nën presionine kamerave nga të gjitha anët, kupton që nuk mund të shpëtojë dhe çohet drejt gijotinës morale, që njeriu që duhet t'i shërbejë ka përgatitur për të. Përballë gjithë gjimnazistëve të Fierit, të sjellë forcërisht aty, pa dëshirën e tyre,
Kur më në fund e ka pranë, Rama nis investigimin, si një prokuror që ka kapur një shkelës ligji. Qëllimi ishte që adoleshenti që shprehu indiferencë ndaj diskureve të tij, të dalë si nxënës që nuk mëson. Pas insistimit të gjatë, ia doli. Djali ishte poshtë mesatares me nota.
Kryeministri ose kryetari i gjykatës morale të stisur nga fantazia e tij e sëmurë, e përcjell me një paralajmërim frikësues. Djali largohet dhe nuk di ku të shohë, derisa ulja në vend i duket si strukje në një vend të fshehtë. Nuk dëgjon çfarë i thonë bashkëmoshatarët, mundohet të fshehë fytyrën e skuqur, kupton që tashmë është bulizuar. Dhe ky bulizim nuk ka ndodhur në shkollën e tij, por përpara ekraneve dhe syve të të gjithëve, nga njeriu që paguhet për t’i shërbyer.
Urojmë që ky bulizim të mos i lërë shenjë në jetën e tij, pse bashkëqytetarët e tij do ia tregojnë shumë shpejt Liderit Global se nuk i ka ngelur shumë kohë të lërë shenja të tjera negative në ekonominë, psikologjinë dhe shoqërinë e shqiptarëve.
Linçimi live që Rama i bën një adoleshenti në publik, me gjakftohtësi dhe ndërgjegje të plotë, është demonstrimi i sjelljes së një autokrati ikanak, ndaj një të mituri të pambrojtur. Kur është i tillë përpara kamerave, përpara syve të publikut, imagjinohet lehtë si sillet Lideri Global pa kamera dhe pa dëshmitarë./ B.A. - CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e Partisë ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka marrë ...
Partia Demokratike ka njoftuar një ditë më parë datën e pr...
Vendimi i ERE-s, për rritjen e çmimit të energjisë, është ...
50 udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me çarter dhe jo vet...
Kryeministri Edi Rama u është kundëpërgjigjur akuzave të k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryemi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur dyshime se udhëtime...
Një ditë pasi njoftoi për protestën kombëtare dhe nënshkro...
Kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur fushatën në Bulqizë,...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit po...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka quajtur pemë...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka folur për p...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë si i ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka sul...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina T...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur ak...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për zgjedhjet ven...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...