web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Adem Jashari, te Bill Klinton e Xhorxh Bush/ Mesazhi i Berishës për Pavarësinë e Kosovës

17 Shkurt 2024, 19:08, Politikë CNA
Nga Adem Jashari, te Bill Klinton e Xhorxh Bush/ Mesazhi i Berishës
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh për Kosovën me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë.

Berisha nderoi heronjtë e kombit, si dhe shprehu mirënjohje për Ibrahim Rugovën, luftëtarët e UÇK-së dhe ish-presidentët Bill Klinton e Xhorxh Bush.

Ai tha se PD u shndërrua në mbështetje kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa me ardhjen e saj në pushtet, Shqipëria u shndërrua në promotor kryesor të çështjes së shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo.

Kreu i PD-së deklaroi se Shqipëri bëri gjithçka në mbështetje që çështja e Kosovës të shndërrohej në çështje në samite ndërkombëtare, në kancelaritë më të mëdha të Europës dhe të botës.

Pjesë nga deklarata:

Të dashur miq, sot në historinë e kombit është një nga ditët më të mëdha, është dita e pavarësisë së Kosovës.

Është dita, e cila bëri të lirë pas shekuj e shekujsh kombin shqiptar. Ne jemi komb me dy ditëlindje lirie. Ne jemi komb me dy data pavarësie. 28 nëntori i 1912-ës, pavarësia e Shqipërisë, pa të cilën nuk do kishte shtet shqiptar, nuk do kishte Kosovë të pavarur.

Përveç kësaj, ne kemi 17 shkurtin e vitit 2008, ditëlindjen tjetër të lirisë kombëtare, pavarësinë e Kosovës, pa të cilën shqiptarët nuk do të ishin një komb i lirë, nuk do gëzonin liri kombëtare.

Ndaj dhe sot le të shprehim ne krenarinë e madhe, mirënjohjen e pakufishme ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, burrit mendjendritur të kombit, Gandit të Ballkanit dhe Europës, presidentit Ibrahim Rugova.

Le të shprehim ne nderimin më të madh ndaj komandantit legjendar, Adem Jashari. Luftëtarëve të lirisë të UÇK, që me guximin epik, bënë luftën më të ndritur në historinë e shqiptarëve për liri dhe dinjitet nga kohërat e Skënderbeut.

Mirënjohje të pakufishme Aleancës së Atlantikut të Veriut, partnerëve tanë, presidentit Bill Klinton dhe Xhorxh Bush, për rolin e tyre përcaktues në pavarësinë e Kosovës. Por miqtë e mi, një ndjenjë krenarie ka sot çdo demokrat, sepse kjo parti u themelua në dhjetor të vitit 1990, si parti që shpalli yll polar, çështjen kombëtare.

Shpalli yll polar çështjen kombëtare, të tradhtuar për 50 vite nga Partia Komuniste shqiptare, seksion i Partisë Komuniste jugosllave. Shpalli yll polar çështjen kombëtare, në një kohë kur shqiptarët në vendet përreth mbijetonin si qeniet më të shtypura në Europë. Por ne nuk mund të ishim parti e vërtetë e shqiptarëve, në qoftë se nuk shpallnim kauzën e drejtë për liri dhe dinjitet të shqiptarëve si kauzë kryesore të programit tonë.

Miqtë e mi, forca e vetme ishin idealet tona. Forca e vetme në atë kohë ishte besimi te të vërtetat shqiptare. PD u shndërrua në mbështetje kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me ardhjen e saj në pushtet, Shqipëria u shndërrua në promotor kryesor të çështjes së shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo.

Qeveria e Kosovës, pushteti paralel i saj, presidenti Ibrahim Rugova por edhe aradhet që nisën luftën çlirimtare, Adem Jashari dhe luftëtarët e tjerë të lirisë, patën Shqipërinë mbështetjen më kryesore të tyre. Në asnjë rrethanë nuk u tërhoqëm kurrë, përkundrazi bëmë gjithçka në mbështetje që çështja e Kosovës të shndërrohej në çështje në samite ndërkombëtare, në kancelaritë më të mëdha të Europës dhe të botës.

Do të ishte rezoluta e sponsorizuar nga Shqipëria në OKB e vitit 1994, e votuar nga 137 vende, që i njihte popullit të Kosovës të drejtën e vetëvendosjes, e cila do përbënte ligjin ndërkombëtar për Marrëvesjen e Rambujesë dhe për të gjitha aktet e tjera ndërkombëtare që sollën pavarësinë e Kosovës.

PD mbështeti e palëkundur luftën çlirimtare, me moton ‘një komb, një qëndrim’. Ne dhamë një ndihmë të pazëvendësueshme shqiptarëve në Kosovë në betejën e tyre. E vërteta është, pavarësia e Kosovës, e cila qëndron mbi gjakun, sakrificën e dhjetëra, qindra mijëra luftëtarëve të lirisë, shpirtin e pamposhtur, luftërat nga 860 në 990 të qytetarëve të saj, u shpall në Tiranë nga presidenti Xhorxh Bush.

Ndaj dhe unë dua t’i përcjell atij miku të madh të kombit në këtë ditë, përshëndetjet më të zjarrta. Sikundër dua të shpreh mirënjohjen për Aleancën e Atlantikut të Veriut, vendeve anëtare, presidentit Klinton që udhëhoqi betejën ajrore kundër Millosheviçit.

Miqtë e mi, Kosova vjen në këto 16 vite, vendi më i lirë i rajonit. Kosova vjen në këto 16 vite, vendi me demokracinë më të konsoliduar, qytetarët e saj votojnë të lirë. Qeveritarët e saj japin llogari para qytetarëve dhe zgjidhen me votën e lirë.





Lajmet e fundit nga