Mesazhi i Albin Kurtit në 16-vjetorin e Pavarësisë
Në 16-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri i Kosovës, A...

Krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e politikës shqiptare kanë uruar Kosovën në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Deri më tani ka reaguar presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe Ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
Presidenti Begaj shprehet në një postim në rrjetet sociale se Kosova është shtet i pavarur, një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.
"Kosova 16 vjet Republikë. Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara. Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë. Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike, në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë, SHBA-në dhe BE-në. Gëzuar, Kosovë!", shprehet Begaj.
Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare shkruan në rrjetet sociale: "Gëzuar Pavarësinë Kosovë"
Ndërsa ministri i Jashtëm, Igli Hasani shprehet: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Sot, ne festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë. Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare”.
Kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla shkruan Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë, ndërsa thekson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme drejt paqes.
"Kosova është një prioritet kombëtar i Shqipërisë. Kuvendi, institucionet e vendit dhe gjithë qytetarët janë në krah të popullit dhe institucioneve të Kosovës në përballimin e sfidave të zhvillimit dhe integrimeve euroatlantike, të cilat arrihen në koordinim dhe me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj, ShBA dhe BE. Shqipëria mbështet integrimin e Kosovës në NATO, anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe në Kartën e Adriatikut, A5. Me mbështetjen e ShBA dhe BE, aleatëve strategjik të kombit shqiptar, e ardhmja evropiane e Kosovës është e sigurt. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE, është rruga e vetme drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon", shprehet ajo.
Sot bëhen 16 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar./CNA
Në 16-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri i Kosovës, A...
Të pyetur nëse preferojnë në fletën e votimit të votojnë p...
Bashistët nuk fshehin më kartat. Tashmë dalin hapur dhe pr...
"Ushtari më besnik" i Luli Bashës, krahu i djathtë, i ...
Të pyetur nga “Barometri” në Euronews Albania qytetarët kë...
Të premten, Partia Socialiste ka bërë një kërkesë për masë...
Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, dje zbar...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Zbardhet marrëveshja e firmosur mes disa partive politike ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur pjesë nga ...
Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur në një intervi...
Mëngjesin e së premtes, kryeministri Edi Rama ka publi...
Ish-ministri Ylli Manjani është shprehur se Anthony Bl...
Vizitën e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë...
Gazetari Arian Çani ishte këtë të enjte në “Now me Erla Më...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka reaguar p...
Kur Lulzim Basha po afrohej në oborrin e parlamentit k...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi vizitën e sekr...
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një interviste p...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken foli në k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...