Shqyrtimi analitik i legjislacionit/ Varhelyi zbulon shtyllat ku do të bazohet procesi
Komisioneri Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka ...

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur për procesin e integrimit në BE gjatë tryezës së shqyrtimit analitik të legjislacionit, pas hapjes së negociatave.
Xhaçka tha se politika është koshiente që për anëtarësimin është përpara një proces shumë kërkues dhe sfidues.
Ajo deklaroi se pavarësisht punës së deritanishme, është e vetëdijshme se mbetet shumë për të bërë.
Deklarata e plotë:
Jam shumë e lumtur që jam sot këtu me ju. Por më duhet tu rrëfej se ndihem edhe e lehtësuar në të njejtën kohë që jam këtu sot. Në këtë çështje besoj se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve sepse ka pasur shumë momente kur kemi filluar të dyshojmë nëse kjo ditë do të vinte ndonjëherë. Ka qenë një sfidë e vërtetë, por gjithçka është mirë kur përfundon mirë.
Pra, ja ku jemi dhe e vlerësoj faktin që edhe Komisioni ashtu si ne, e ndjen nevojën urgjente për të vepruar dhe kompensuar kohën e humbur deri më sot. Gjithashtu përfitoj nga ky rast të falënderoj Komisionin për mbështetjen dhe angazhimin e tij gjatë gjithë këtij procesi të gjatë dhe nganjëherë edhe stresues.
Dëshiroj të përgëzoj edhe miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut për suksesin që kanë arritur në një proces shumë të vështirë. Ne e kemi nisur këtë rrugëtim së bashku dhe mbetemi të përkushtuar për të bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin me praktikat më të mira, shkëmbimet profesionale, mbështetjen politike dhe teknike.
Ne kemi punuar shumë për të arritur në këtë moment historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit. Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat strategjikë më të rëndësishëm të Shqipërisë demokratike që nga ndryshimi i regjimit 30 vjet më parë. Ai mbetet një objektiv që gëzon mbështetje masive nga populli ynë.
Ka qenë forca shtytëse e transformimit të vendit tonë, frymëzimi dhe motivimi për ndryshimin dramatik dhe ndonjëherë edhe të dhimbshëm që ka pësuar Shqipëria këto 3 dekadat e fundit. Ky proces transformimi, modernizimi dhe evropianizimi me të vërtetë nuk ka lënë gur pa lëvizur. Ajo ka ndikuar në çdo aspekt të jetës në Shqipëri dhe kjo është arsyeja që ne kemi një delegacion kaq të madh të pranishëm këtu, të përbërë nga përfaqësues të qeverisë, përgjegjës për të gjitha grupet dhe kapitujt negociues.
Sa i përket, përmbajtjes së procesit të shqyrtimit, do të prek shkurtimisht disa çështje. Me Komisionin kemi zhvilluar tashmë një proces të gjatë takimesh shpjeguese. Diskutimi i kapitujve në këto takime ka rezultuar shumë i dobishëm për përpjekjet tona për të bërë përparim të mëtejshëm në rishikimin e kapitujve dhe për t’u përgatitur për negociatat e anëtarësimit. Prezantimet e takimeve shpjeguese, së bashku me rekomandimet e institucioneve të Stabilizim Asociimit dhe të raporteve të Komisionit, kanë qenë udhërrëfyesi ynë:
1- Së pari, për planin tonë të transpozimit – Planin Kombëtar për Integrimin Evropian;
2- Së dyti, për përgatitjet tona për shqyrtimin analitik dypalësh – institucionet tona kanë kryer një analizë të plotë ligjore dhe administrative për çdo kapitull, me qëllim përgatitjen e prezantimeve tona se ku ndodhet Shqipëria me transpozimin dhe zbatimin e acquis;
3- Së treti, për përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet administrative, duke synuar të kemi të gjitha strukturat për zhvillimin e negociatave tona të anëtarësimit.
Ndaj, edhe pse e dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues, ne jemi gati, vendosmëria jonë është e palëkundur dhe kemi punuar shumë. Në kontekstin e metodologjisë së re, për shembull, që vendos reformat themelore në qendër të negociatave të anëtarësimit, ne kemi zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi që ka luajtur tashmë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit.
Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE dhe së bashku me të, gjeneron motivim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme për çka jemi të bindur se do t’i japë procesit një energji pozitive të rëndësishme./ B.A. - CNA.al
Komisioneri Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka ...
Partia Demokratike ka denoncuar sot atë që e quan skan...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar për n...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas kon...
Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshënde...
Pas konferencës së përbashkët për shtyp me shefin e diplom...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka rikthyer so...
Kryeministri Edi Rama ka tentuar të justifikohet sot në Br...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për medi...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka risjellë në vëme...
Kryeministri Edi Rama sot gjatë fjalës së tij në Bruksel, ...
Çelja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut...
Ndërsa në Bruksel janë duke u zhvilluar bisedimet e Shqipë...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca, ka reagua...
Kryeministri i Çekisë, i pranishëm në konferencën e përbas...
Sot po mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për integri...
Sot do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri...
Gazetari Artan Hoxha pretendon se ish-ministri i Shënd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...