I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Në prag të 249-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë organizoi një festë.
“Falë sakrificës së kaq shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të mblidhemi sonte për të festuar liritë tona. Ne mund t’i rrisim fëmijët tanë të sigurt për një të ardhme ku ata do të gëzojnë ato të drejta të patjetërsueshme të përjetësuara në Deklaratën e Pavarësisë, nënshkruar 249 vjet më parë: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”,- theksoi e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në fjalën e saj.
Fjala e plotë e VanHorn:
Gjenerallejtënant Kingji, faleminderit për fjalën tuaj. Ju nuk jeni vetëm një partner, por edhe një mik. Faleminderit sponsorëve tanë bujarë dhe stafit tonë të përkushtuar që mbështetën këtë festë. Dhe faleminderit Kryetares së Kuvendit Spiropali, të nderuar ministra, ambasadorë dhe të nderuar të ftuar, që na u bashkuat në Ditën e Pavarësisë së Amerikës.
Amerikanët nderojnë 4 korrikun 1776, ditën kur të parët tanë nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, si Ditën tonë të Pavarësisë. Por, historia e kombit tonë fillon para asaj dite, me heronjtë që luftuan për të.
Ajo luftë nisi një vit më herët, në 1775, me fillimet e ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë. Sonte festojmë jo vetëm vitin e 249-të të Amerikës, por edhe 250-vjetorin e Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara.
Më 14 qershor 1775, Kongresi Kontinental i mbledhur në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia votoi për të bashkuar ushtritë territoriale nga të 13 kolonitë fillestare për të formuar Ushtrinë Kontinentale – institucionin e parë kombëtar të Amerikës.
Siç tha Presidenti Trump gjatë festimit të këtij guri kilometrik në Uashington disa javë më parë, në atë ditë “Liria mori mburojën e saj dhe pavarësia mori shpatën e saj. Ata patriotë të Ushtrisë së parë në Revolucionin Amerikan luftuan kundër një armiku të frikshëm dhe mundësive të pafavorshme, por ishin të armatosur me një kauzë të drejtë”.
Këto ushtri territoriale të fragmentuara, por të patrembura, tashmë kishin sfiduar pritshmëritë, duke zmbrapsur Ushtrinë Britanike më të madhe dhe më të mirë pajisur në betejat e Lexington, Concord dhe Bunker Hill, duke nisur një revolucion që do të ndryshonte rrjedhën e historisë.
Më 13 tetor 1775, në Tavernën “Tun” u mblodh një komitet për të shkruar kodet e luftës që themeluan Marinën e SHBA-së. Dhe një muaj më vonë, më 10 nëntor 1775, Korpusi i Marinës së SHBA-së mbajti fushatën e parë të rekrutimit në tavernë, duke ngritur dy batalione. George Washington festoi në Tavernën “Tun” emërimin e tij si Komandant i të gjitha forcave amerikane për të luftuar britanikët.
Këto vende – Bunker Hill, Salla e Pavarësisë, Taverna “Tun” dhe shumë të tjera – shërbejnë si kritere që ne amerikanët të kujtojmë se nga kemi ardhur, se çfarë përkrahim dhe sakrificat e burrave e grave të guximshme për të mbrojtur ato parime: lirinë, drejtësinë, demokracinë.
Sot, ju ftojmë të vizitoni kopjen tonë të Tavernës “Tun” dhe të ngrini një gotë me ne në nder të historisë së Amerikës dhe “kauzës së drejtë” të saj. Sepse siç e dimë mirë të gjithë, Revolucioni Amerikan ishte vetëm fillimi.
Gjatë dy shekujve e gjysmë të fundit, udhëheqja amerikane ka shtruar rrugën për një botë më të lirë, më paqësore dhe më të begatë. Por, nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm.
Tashmë udhëheqësit tanë janë duke u kthyer në shtëpi nga Samiti i NATO-s, ku Aleatët u zotuan të investojnë 5 për qind të PBB-së së tyre çdo vit për kërkesat bazë të mbrojtjes. Ne po mbështetemi tek aleatët tanë që të bëjnë pjesën e tyre për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë.
Në fillim të këtij muaji, pata nderin të shihja se si forcat shqiptare dhe amerikane punonin së bashku në Stërvitjen DEFENDER-Europë Përgjigje e Menjëhershme. U preka thellë kur dëgjova nga një prej partnerëve tanë shqiptarë historinë e një ushtari shqiptar të vrarë në aksion, ndërsa shërbente në kufi përkrah SHBA-së gati një dekadë më parë. Ai la pas një vajzë të vogël – tani një vajzë e re. I kërkova zotërisë që ndau këtë histori me mua që t’i thoshte se sa thellësisht e vlerësojmë sakrificën e babait të saj. Ky është vetëm një shembull i sakrificave të shumta që kanë bërë edhe shqiptarët për të mbrojtur liritë tona dhe për të ndërtuar një botë më paqësore. Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!
Falë sakrificës së kaq shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të mblidhemi sonte për të festuar liritë tona. Ne mund t’i rrisim fëmijët tanë të sigurt për një të ardhme ku ata do të gëzojnë ato të drejta të patjetërsueshme të përjetësuara në Deklaratën e Pavarësisë, nënshkruar 249 vjet më parë: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.
Ju lutem bashkohuni me mua për të nderuar këta heronj dhe për të festuar liritë për të cilat luftuan. Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe faleminderit për partneritetin tuaj!/CNA
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, prezantoi në Kuvend,...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një intervistë me gazetarin A...
Këtë të enjte, në seancën plenare në Kuvend u miratuan dhj...
Gazetari Julian Hoxhaj ka deklaruar se në pikëpamjen e dem...
Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e seancës parlamentare...
Deputeti Dashnor Sula në fjalën e tij në parlament ka ngri...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, i cilësoi një pjesë të ndr...
Ndryshimet në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë seancë ...
Më datë 8 korrik, në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet sea...
Plani britanik i azilit për vendet e treta tregon se Londr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në fjalën e sa...
Pogradeci ka mirëpritur për herë të parë ambasadorin e OSB...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka mbajtu...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhv...
Në seancën e sotme plenare, kryetari i Partisë Demokratike...
Në seancën e sotme plenare, sekretari i përgjithshëm i PD-...
Kërkesa ankimore e koalicionit PD-ASHM për zgjedhjet në Qa...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i p...
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare, e cila ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...