Shpërndarja e mandateve për 4 qarqe/ KQZ zhvillon nesër seancë publike
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë seancë ...

Ndryshimet në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 79/2017 ‘Për sportin’", të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, kanë qëllim modernizimin e sistemit sportiv në vend dhe forcimin e përfshirjes së të gjitha grupeve shoqërore në jetën sportive.
Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e këtyre ndryshimeve si një hap përpara drejt një sporti më të hapur, më të drejtë dhe në përputhje me standardet europiane.
“Sot është momenti që të bëjmë një tjetër hap domethënës, do të zgjerojmë horizontin për sportin, duke përfshirë për herë të parë me të njëjtat të drejta dhe me mbështetje të posaçme disa prej aktorëve që kanë qenë jashtë vëmendjes së ligjit. Së pari, përfshirja e Komitetit Paraolimpik Shqiptar dhe Lëvizjes Olimpike Speciale. Për herë të parë në historinë e sportit shqiptar, Komiteti Paraolimpik dhe Lëvizja Olimpike Speciale do të njihen zyrtarisht si struktura të pavarura me të drejta të plota për të përfaqësuar dhe zhvilluar sportin për personat me aftësi speciale. Nga miratimi i këtij ligji, ne fuqizojmë dhe mbështesim këto dy organizata duke u krijuar mundësinë për të qenë të pavarura dhe të financuara direkt nga buxheti i shtetit. Së dyti, përfshirja për herë të parë e instrumentit të ri për krijimin e fondacioneve sportive të krijuara nga shteti. Krijimi i fondacioneve publike do të mundësojë një qasje më fleksibël dhe më të drejtpërdrejtë për mbështetjen e sporteve të ndryshme. Këto fondacione do të funksionojnë si një urë mes shtetit, komunitetit sportiv dhe sektorit publik”,- tha Manastirliu.
Në vijim të prezantimit të ndryshimeve në ligjin për sportin, ministrja Manastirliu u ndal edhe te një prej risive që sjell projektligji: përcaktimi i formës juridike të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv. Ajo theksoi se ky ndryshim nuk cenon funksionimin e deritanishëm të këtij mekanizmi, por synon ta forcojë përmes një kuadri ligjor të qartë dhe të dakordësuar me të gjitha federatat sportive, përfshirë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit.
“Krijojmë formën juridike të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv. Këshilli i Arbitrazhit Sportiv mbetet njësoj në formën dhe mënyrën se si do të organizohet edhe pas këtij ndryshimi që ne propozojmë sot, i cili rregullon vetëm formën juridike, pra si do të regjistrohet Këshilli i Arbitrazhit Sportiv në gjykatë. Pra, kjo është dhe sa i përket mënyrës se si do të zgjidhen juristët në Arbitrazhin Sportiv, kjo i përket formës e cila miratohet nga Asambleja e përfaqësuesve që është në KOKSH dhe asambleja përbëhet nga të gjitha federatat, që do të thotë që vetë federatat do të miratojnë rregulloren përmes miratimit në Asamble. Aty përcaktohen kriteret, përcaktohen mënyrat e përzgjedhjes dhe të gjithë këto elemente. Nuk po ndryshojmë asgjë, ky entitet ruan pavarësinë, ruan paanësinë, ruan identitetin dhe të gjitha parimet”, -tha Manastirliu.
Ligji vjen pas një faze të gjatë konsultimi me grupet e interesit dhe mbështetet nga një sërë rekomandimesh të partnerëve ndërkombëtarë, në funksion të përputhjes me politikat europiane për sportin dhe gjithëpërfshirjen.
“Jemi sot për të miratuar një paketë ndryshimesh ndër më të rëndësishmet në një ligj, i cili ndër më vizionarët sa i përket organizimit të sportit dhe ekosistemit të sportit në tërësi dhe që me ndryshimet e propozuara, të cilat janë konsultuar dhe për të cilat është marrë një kohë e mjaftueshme për t’u konsultuar me të gjithë palët dhe grupet e interesit, duke u ardhur në ndihmë jo vetëm organizatave dhe federatave sportive, por edhe duke krijuar më shumë larmi, më shumë instrumente ligjore për të mbështetur sportin dhe sigurisht për të mbështetur personat me aftësi speciale, për të krijuar të drejta dhe mundësi të barabarta për ta. Kemi bërë një rrugëtim të gjatë për të hartuar këto ndryshime ligjore duke e konsultuar me të gjithë ata që janë aktorë kryesorë në ekosistemin e sportit, duke nisur nga Komiteti Olimpik Shqiptar, te Federata Shqiptare e Futbollit, te federatat e tjera, gjithashtu me Universitetin e Sporteve, kemi bërë një proces konsultimi në tavolina të rrumbullakëta, por edhe konsultim ligjor siç edhe e kërkon ligji”,- deklaroi Manastirliu./CNA
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë seancë ...
Më datë 8 korrik, në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet sea...
Plani britanik i azilit për vendet e treta tregon se Londr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në fjalën e sa...
Pogradeci ka mirëpritur për herë të parë ambasadorin e OSB...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka mbajtu...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhv...
Në seancën e sotme plenare, kryetari i Partisë Demokratike...
Në seancën e sotme plenare, sekretari i përgjithshëm i PD-...
Kërkesa ankimore e koalicionit PD-ASHM për zgjedhjet në Qa...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i p...
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare, e cila ...
Sot, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gon...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranë...
Qeveria miratoi listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe is...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Ministrja Belinda Balluku ka folur mbi sistemin elektro-en...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë ditën e sotme...
Pas Blerina Gjylametit dhe Erion Braçes, pretendimeve ndaj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot lid...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...