"Tri mandate na e lëruan nënën, tani do të kthehen nga baba"/ "Shpërthen" Korreshi
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka mbajtu...

Pogradeci ka mirëpritur për herë të parë ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në qytet dhe një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në fokus të vizitës ishte prezantimi i një programi të ri që parashikon hapjen e zyrave të informimit në çdo gjykatë të vendit, një nismë që synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në sistemin e drejtësisë.
Gjatë qëndrimit në Pogradec, ambasadori u takua edhe me kryetarin e bashkisë, ku u diskutua për potencialin zhvillimor të qytetit dhe rajonit përreth. Ambasadori vlerësoi natyrën dhe resurset që ofron zona, por theksoi nevojën për më shumë promovim, veçanërisht në nivel ndërkombëtar.
"Erdha në Pogradec për një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Programi i ri parashikon hapjen e zyrave të informimit në çdo gjykatë, çka do të garantojë transparencën me publikun.
Është hera e parë që vizitoj Pogradecin. Në takimin me kryetarin e bashkisë folëm për qytetin dhe për rajonin, i cili ka një potencial të madh zhvillimi. Jeni me fat që keni këto pasuri natyrore të jashtëzakonshme, me liqenin, malet, pikat kufitare, që janë gjithashtu një mundësi zhvillimi. Keni potencial të madh, por ende jo shumë të njohur. Ka shumë punë për të promovuar Pogradecin, si për vizitorët e huaj, ashtu edhe për rajonin tuaj", tha Tarran.
OSBE po mbështet gjithashtu Këshillat Vendorë të Sigurisë, një nismë ku përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile bashkëpunojnë për të adresuar çështjet e sigurisë në komunitet. Sipas ambasadorit, siguria është përgjegjësi e përbashkët, dhe roli i qytetarëve dhe organizatave lokale është thelbësor në këtë proces.
Në vijim, OSBE parashikon edhe zhvillimin e programeve të tjera në mbështetje të grave, ekonomisë vendore, trashëgimisë kulturore dhe turizmit.
"Ne, si prezencë e OSBE-së, kemi disa projekte. Po mbështesim Këshillat Vendorë të Sigurisë, një iniciativë shumë interesante ku disa institucione dhe përfaqësues të shoqërisë civile takohen për të diskutuar problemet e sigurisë në bashki. Siguria nuk është vetëm detyrë e organeve ligjzbatuese, por e të gjithëve. Organizatat e shoqërisë civile në këtë kontekst mund të luajnë një rol të rëndësishëm, duke mbledhur informacione dhe duke tërhequr vëmendjen për problematika të veçanta, si në qytete, ashtu edhe në fshatra. Po mendojmë gjithashtu si të zhvillojmë programe të tjera mbështetëse për gratë, ekonominë, trashëgiminë kulturore, turizmin etj.", u shpreh ambasadori.
Vizita e ambasadorit të OSBE-së në Pogradec shënon një tjetër hap drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Me projekte konkrete dhe mbështetje të vazhdueshme, synimi mbetet i qartë për ndërtimin e komuniteteve më të sigurta, më transparente dhe më të zhvilluara për të gjithë qytetarët./ CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka mbajtu...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhv...
Në seancën e sotme plenare, kryetari i Partisë Demokratike...
Në seancën e sotme plenare, sekretari i përgjithshëm i PD-...
Kërkesa ankimore e koalicionit PD-ASHM për zgjedhjet në Qa...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i p...
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare, e cila ...
Sot, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gon...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranë...
Qeveria miratoi listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe is...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Ministrja Belinda Balluku ka folur mbi sistemin elektro-en...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë ditën e sotme...
Pas Blerina Gjylametit dhe Erion Braçes, pretendimeve ndaj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot lid...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori ...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndo...
Të jesh mjek duhet të kesh si instrument të fortë të profe...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare nga pritja ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...