SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë sot në forumin e Ligës së Arsimit të Lartë “Gjon Durrahium”, ku theksoi vizionin e qeverisë për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion akademik konkurrues në rajon dhe më gjerë.
“Jam e kënaqur që sot jam në këtë forum të radhës të Ligës së Arsimit të Lartë, ku me shumë kënaqësi konstatoj se janë vendosur piketat për sa i përket një tjetër etape të zhvillimit të arsimit të lartë publik dhe jopublik edhe në raport me dimensionin që vetë liga po vendos në ekosistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. Ajo që sot ne po përjetojmë në ekosistemin e arsimit të lartë është zhvillimi me ritme të shpejta sa i përket dimensionit të ndërkombëtarizimit dhe profilizimit të universiteteve. Universitetet private janë pjesë e rëndësishme e arsimit të lartë. Ata luajnë një rol komplementar dhe ecim në një hap duke zhvilluar kështu standarde më të mira të arsimit, duke e bërë arsimin e lartë motor të zhvillimit të shoqërisë, motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar mundësinë që arsimi i lartë t’u përgjigjet sfidave të kohës, të krijojë dhe ndërtojë burime njerëzore të afta për t’iu përgjigjur tregut të punës jo vetëm atij kombëtar, por edhe atij global. Sot ne kemi universitete të huaja të cilat kanë hapur degët e tyre në Shqipëri, Kolegjin e Europës që finalizoi përpara pak ditësh dhe vitin e parë akademik në kampusin e Tiranës, ndërkohë që kemi hapur për herë të parë një universitet, i cili është i modelit të ri, Universiteti i Studimeve në Distancë të Spanjës që ka hapur kampusin e tij në Gjirokastër. Po punojmë fort për të pasur një tjetër universitet prestigjioz europian, Universitetin Compiegne të Francës që do të hapë kampusin e tij në Universitetin Politeknik të Tiranës”,-tha Manastirliu.
Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu u ndal dhe te nxitja e kërkimit shkencor dhe inovacionit:
“Universitetet janë baza e kërkimit shkencor dhe si të tilla duhet që t’i shfrytëzojnë akoma më shumë potencialet edhe në aspektin e kërkimit shkencor se këto janë ato piketa që krijojnë standardin e lartë që duam për universitetet tona. Edhe universitetet jopublike kanë arritur të përthithin fonde nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Janë 50 projekte gjatë 2023–2025 që janë përthithur nga universitetet jopublike. Vetëm këtë vit kemi financuar më shumë se 180 projekte të kërkimit shkencor dhe inovacionit ku një pjesë e tyre janë dedikuar për hapjen e laboratorëve të rinj duke zhvilluar dhe mbështetur infrastrukturën e kërkimit shkencor”,- tha Manastirliu.
Ministrja u ndal dhe te mbështetja e qeverisë për zhvillimin e kërkimit shkencor në universitetet tona.
“Me bërjen efektive të një tjetër instrumenti ligjor që është Ligji i Shkencës dhe Kërkimit Shkencor në Shqipëri, ne jemi duke punuar për plotësimin e të gjitha akteve nënligjore që ky ligj të mbështesë jo vetëm universitetet, por të mbështesë në tërësi institucionet, njësitë e kërkimit shkencor, të krijojmë qendrat e ekselencës, t’i mbështesim ata financiarisht, të motivojmë edhe më shumë bashkëpunimin jo vetëm ndëruniversitar, por edhe ndërinstitucional, por dhe ato me biznesin dhe sidomos t'u qasemi projekteve të Bashkimit Europian në një mënyrë sa më efektive dhe të kemi mundësi që ne të përfitojmë sa më shumë, jo vetëm të transferimit të teknologjisë, por nga ana tjetër të zhvillojmë kapacitetet tona njerëzore. Sfida jonë e përbashkët lidhet me ndërkombëtarizimin dhe profilizimin, kur flasim për ndërkombëtarizimin ajo që ne nënkuptojmë është ta bëjmë arsimin tonë një arsim me standarde sa më të larta, të përfshira me standarde sa më të mira të Bashkimit Europian. Ne mund t’ia dalim që në vitet që pasojnë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik. Është e mundur sepse burimet dhe potencialet më të mira njerëzore i kemi këtu”,-tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu./CNA
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndo...
Të jesh mjek duhet të kesh si instrument të fortë të profe...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare nga pritja ...
Ilir Alimehmeti është mjek. Ai është bërë i njohur për opi...
Asllan Dogjanit, të përjashtuarit nga KAS për prishje të r...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka rrëfyer në një inter...
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike...
Pasi u përjashtua nga të tijtë nga qendra e rinumërimit të...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ndaj...
Gjatë numërimit të votave të diasporës, numërues të PD-së ...
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e depozituar nga Part...
Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Genc De...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...
Anëtari i KAS, Koli Bele, në një prononcim për mediat nga ...
Kryeministri Edi Rama po vijon takimet e tij në Hagë, ku n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Anëtari i KAS-it, Koli Bele, ka dhënë një deklaratë për me...
Ditë e re, ankesë e re. Deputeti i Partisë Socialiste, Eri...
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Hagë, ku mb...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...