Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Pas Blerina Gjylametit dhe Erion Braçes, pretendimeve ndaj rinumërimit që po ndodh në sallën "Fahrie Hoti" iu bashkua edhe Ilir Alimehmeti.
E kjo si për të dëshmuar që nuk janë vetëm kandidatët e PS-së që po angazhohen aktivisht në proces, por ka edhe nga PD-ja.
Nuk dihen pretendimet konkrete të lidhura me nxjerrjen të pavlefshme të fletëve të votimit nga kandidatja Gjylameti, por fletët e votimit të publikuara nga kandidati Braçe ngjasojnë me fletën e votimit të publikuara dje live nga kandidati Alimehmeti.
Si në rastin e kandidatit Braçe, ashtu edhe në rastin e Alimehmetit, KAS duket se ka vendosur të mos ua quajë votat për ato fletë votimi që kanë shenja të tjera veç kryqit të vendosur në kutinë e dedikuar për të shprehur vullnetin si votues.
Lajmi se edhe Alimehmetit i kanë hequr të njëjtën lloj flete, tregon më së paku se KAS po i trajton të gjithë kandidatët në mënyrë të barabartë.
E kjo është shenjë korrektese.
Pretendimi, pastaj, se KAS po e bën këtë për të ndryshuar listën e fituesve, është delir.
Si mund ta dijë KAS në nisje të rinumërimit se sa vota me shenja si ato të fletëve të Braçes do të dalin në 1.230 kuti?
Lajmi tjetër, që Alimehmeti i bashkohet Braçes për të mos e lënë vetëm, mund të dojë pak më shumë rreshta për t'u shpjeguar.
Gjatë fushatës zgjedhore çdo spot i publikuar nga KQZ orientonte votimin në kutinë përkatëse.
Askush nga KQZ nuk inkurajoi votimin liberal me shenja e shënime ku të mundej.
Dhe ka një arsye edhe për këtë.
Pyetja që lind është: pse një votues vendos të vërë kryqin në anë të emrit të kandidatit dhe jo në kutinë e dedikuar?
Pse është lodhur të jetë i saktë dhe linear me emrin e kandidatit duke vënë kryqin djathtas emrit, kur majtas gjendej kutia e dedikuar për atë qëllim?
Pastaj pse dikujt i është dashur ta nënvizojë emrin e kandidatit, ose ta rrethojë atë, kur mjaftonte kryqi në kutinë përkatëse?
Përgjigjja është e thjeshtë. Është e pamundur të dallosh se kush të ka votuar mes qindra kryqeve të vendosura në të njëjtën kuti, në qindra fletë votimi.
Por mund t'i kërkosh votuesit të identifikuar paraprakisht, që shenjën ta bëjë të dallueshme nga të tjerat.
Kështu votuesi beson se kandidati do ta identifikojë.
Aq më shumë e çuditshme bëhet kur sheh për shembull që në fletët e votimit për kandidatin Braçe, votuesi kishte zgjedhur të vinte si kryqin te kutia, ashtu edhe një kryq tjetër pas emrit të kandidatit.
A është ky lloj "votimi" votim me kod që i lejon kandidatit të identifikojë votuesin apo familjen që ka votuar për të?
Që të kuptohet përmasa e këtij debati pa argument, por me fotografi që nxirren nëpër rrjetet sociale personale për të sugjestionuar njerëzit, ia vlen të bëhet një eksperiment që nuk i ha askujt më shumë se 15 minuta kohë.
Futuni në “YouTube” dhe ndiqni rinumërimin live në një qendër të rastësishme rinumërimi. Zgjidheni vetë.
Do të shikoni me sytë tuaj qindra fletë votimi të rregullta në atë qendër votimi, thuajse perfekte, nga të gjithë zgjedhësit. Dhe vetëm nëse do të jeni njeri me fat do të arrini të rastisni në 1-2 vota ME SHENJË për Braçen, Alimehmetin ose ndonjë tjetër.
Shqiptarët në këto zgjedhje kanë zbatuar me korrektesë mahnitëse procedurën e votimit.
Përveç rasteve kur duhet të linin shenjë.
E derisa këto vota me shenjë janë aq pak, saqë rregulli për të mos i quajtur ato, nëse nuk do të ekzistonte, do të duhej të shpikej.
Minimumi për t’i mbajtur të pastra nga shitblerja edhe votat për Braçen dhe Alimehmetin.
Kjo është sot e vetmja detyrë e KAS-it dhe e Kolegjit Zgjedhor, pavarësisht presionit që duket se po u bëhet./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot lid...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori ...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndo...
Të jesh mjek duhet të kesh si instrument të fortë të profe...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare nga pritja ...
Ilir Alimehmeti është mjek. Ai është bërë i njohur për opi...
Asllan Dogjanit, të përjashtuarit nga KAS për prishje të r...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka rrëfyer në një inter...
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike...
Pasi u përjashtua nga të tijtë nga qendra e rinumërimit të...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ndaj...
Gjatë numërimit të votave të diasporës, numërues të PD-së ...
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e depozituar nga Part...
Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Genc De...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...
Anëtari i KAS, Koli Bele, në një prononcim për mediat nga ...
Kryeministri Edi Rama po vijon takimet e tij në Hagë, ku n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...