Një tjetër avokate në Primare/ Gara për Bashkinë e Cërrikut
Ankelita Çela, avokate, ka prezantuar sot kandidaturën për...

Në një takim të zhvilluar me disa dhjetëra qytetarë të Tiranës dhe me anëtarë e dashamirës të LRE, Arian Galdini ka shpalosur synimin e tij për të qenë kandidati i kësaj partie për kryetar bashkie i Tiranës.
Ideja dhe synimi i Galdinit për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës vijnë herët në kohë që në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Por edhe pse Arian Galdini asokohe ia doli mbanë të mblidhte firmat e nevojshme mbështetëse të mbi 3200 qytetarëve, KQZ e njëanshme e PS për shkak të mospjesëmarrjes së Opozitës në zgjedhje, nuk ia lejoi padrejtësisht dhe arbitrarisht Galdinit që të konkurronte.
Kësaj radhe duket se Kryetari i LRE e ka vendosur ta ripropozojë kandidimin e tij duke synuar konkurrimin për Bashkinë e Tiranës.
Gjatë takimit në Hotel "Tirana International", Ejona Mema - NënKryetare e LRE deklaroi se: "LRE nis fushatën sensibilizuese për mbledhjen e 3500 firmave mbështetëse të qytetarëve të Tiranës sepse LRE dëshiron që kandidati i saj të jetë kandidati i qytetarëve."
Ndërsa kryetari i LRE për Tiranën z. Genti Sinani u shpreh se: "Ne si LRE jo vetëm do të synojmë të kemi kandidatin tonë për kryetar bashkie me mbështetjen e firmave të qytetarëve, por edhe një listë dinjitoze të LRE Lëvizja e Re për këshillin bashkiak të Tiranës."
Më tej kryetari i LRE z. Arian Galdini e mori fjalën duke shpalosur edhe synimin e tij për të kandiduar për kryetar bashkie i Tiranës si edhe parimet bazë të Projektit të tij Programatik për këtë kandidim.

"Ne si LRE jemi një parti e re politike. Vetëm 2 vjet histori kemi, por ama kemi një histori unike. Ne nuk jemi parti si çdo parti tjetër konvencionale. Ne nuk kemi lindur as parti e ish-komunistëve e as si parti e ish-sigurimsave. Ne nuk kemi lindur as si Parti e Ramiz Alisë, e as si e Nexhmije Hoxhës, as si e Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste, e as si parti e Byrosë Politike, as si parti e Xhorxh Sorosit e as si parti e Erdoganit, as si parti e Gylenit e as si parti e Shërbimeve Sekrete, as si parti e UDB e as si parti e Asfalisë Greke, as si parti e Oligarkëve, e as si parti e krimit të organizuar, as si parti e Sali Berishës, e as si parti e Fatos Nanos, as si parti e Ilir Metës, e as si parti e Edi Ramës, as si parti e Lulzim Bashës, e as si parti e Erion Veliajt.
Ne kemi lindur si parti e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm dhe të papërlyer. Asnjë ish-zyrtar, asnjë ish-drejtues, asnjë ish-ofiqar, asnjë ish-deputet, asnjë ish-kryetar bashkie, asnjë ish-drejtor, asnjë i korruptuar apo i inkrimimuar, i asnjë partie, i asnjë pushteti, as i majtë e as i djathtë, nuk është në LRE. Janë të dekurajuar, të gjithë ish-ët që janë me ngarkesa korrupsioni apo ligjshkeljeje, madje jo vetëm të dekurajuar, por janë të ndaluar që të vijnë në LRE.
Ne në LRE duam e pranojmë vetëm njerëz të ndershëm e të papërlyer. Prandaj edhe hyrjen tonë në zgjedhje ne e kemi si partia e qytetarëve të ndershëm e të thjeshtë me kandidatët e qytetarëve të mbështetur nga firmat e qytetarëve. Prej sot ne si LRE do të përpiqemi të mbledhim 3500 firma mbështetëse të qytetarëve që në garën për Bashkinë e Tiranës të jetë edhe alternativa e qytetarëve edhe kandidati i qytetarëve. Do të bëjmë gjithë sa mundemi që ti mbledhim 3500 firmat. Nëse ia dalim mbanë, atëherë unë do të jem kandidati i LRE dhe i qytetarëve për Kryetar Bashkie i Tiranës..." - deklaroi Arian Galdini./CNA.al
Ankelita Çela, avokate, ka prezantuar sot kandidaturën për...
Dy deputetët e PD-së, Edi Paloka, dhe Bujar Leskaj u përja...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar me ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tashmë kan...
Teksa çështja e emigrantëve shqiptarë është kryefjala ...
Poll Tre janë emrat e kandidatëve që do të garojnë ...
Në konferencën për mediat, ministrja e Ekonomisë dhe Finan...
Alfred Berberi është kandiati për kryebashkiak të Maliqit....
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e th...
Në konferencen e zhvilluar me median për investimet në bon...
Tragjikomedi mund të cilësohet debati i sotëm në Komisioni...
Thellohen debatet në komisionin e Ekonomisë, në lidhje me ...
Deputetja e PD-së dhe anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në mbledhjen e Komisionit ...
“Projekti i Portit të Durrësit” ka shkaktuar debate të ash...
Ilir Meta ka pranuar mbrëmë se LSI-ja dështoi dhe u shkatë...
Ilir Meta ka deklaruar në "Now" me Erla Mëhillin, se P...
Ilir Meta, kryetari i partisë së inceneratorëve, ka ma...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se në 4 d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i është përgjigjur publiki...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...