“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Bashkia e Korçës ka qenë më domethënësja në këtë garë të kandidatëve, megjithëse në fakt nuk është se pati ndonjë garë dhe kishte ndonjë rivalizues.
Ishte domethënëse për mënyrën se si prej muajsh Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u "përplasën” me kandidatët e tyre.
Demokratët nxorën tre kandidatë në garë, nga të cilët dy prej tyre u përballën me njëri-tjetrin. Ishte Ledina Aliolli, një pedagoge e universitetit të Korçës, e cila është denoncuar shpeshherë për një master të saj fals dhe të pamerituar në Bullgari dhe doktor Gjergji Gjatën.

Brenda strukturave thanë se Ledina Aliolli kishte blerë votat e primareve, kishte dërguar njerëz me porosi, kjo për faktin edhe sepse ajo ishte një mbështetëse e zjarrtë dhe e çmendur e Lulzim Bashës, sa gjatë foltores shkoi te Luli e tha se ai ishte e ardhmja.
Një kandidat, me mbështetje të gjerë në Korçë, humbi në primare, por më pas shpalli kandidaturën si kandidaturë e qytetarëve dhe pret të jetë një nga emrat alternativë përballë Sotiraq Filos, zyrtarizuar dje nga socialistët.
Nga ana tjetër, ajo që është më qesharake, është ajo që ndodhi në PS. Sotiraq Filo në detyrë ende, asnjëherë, në asnjë çast nuk e konfirmoi kandidaturën e tij, jo sepse nuk e dinte me shumë gjasa që do të ishte kandidati zyrtar, por heshti.
Heshti përballë dy “rivalëve” që kishte brenda PS-së, heshti përballë ish-prefektit Ardit Konomi, ish-deputet, ish-drejtor i spitalit të Korçës, me shumë benefite, një djalë me aktivitet të gjerë qytetar dhe një individ shumë pozitiv, por i rënë në një grackë, grackën e intrigave të atij që quhet Ragami në Korçë.

Mesa duket për shkak të vjehrrës, Ragami donte mullixhinj. Ky është Spiro Bardhi, një biznesmen korçar, i cili do gjithmonë të vendosë kandidatët e tij nga socialistët në garën për të marrë bashkinë, që ta përdorë këtë të fundit për interesat e tij personale. Gjithsesi, këtë herë dështoi me sukses sepse nuk nxori një, por dy kandidatë.
Kandidati i dytë ishte Nertil Jole, prefekti i Korçës, një ish-militant i Ben Blushit te Libra, u vendos prefekt i qytetit në mënyrë të beftë, pa asnjë kontribut, pa asnjë vlerë për qytetin. Sapo shkoi prefekt shpalli kandidaturën për kryetar bashkie.

Ndoshta zihen në Korçë sepse e majta është më e madhe dhe besojnë se ndjekja e socialistëve mund t’i sjellë në pushtet, por edhe mund t’i çojë në opozitë si rasti i Gjergji Duros përballë Robert Damos në vitin 2003.
CNA bëri një vëzhgim dhe raportim gati dy javë më parë, ku dhe tha se kush po tallet me këta dy individë, me Arditin dhe Nertilin, të ndryshëm nga natyra, njëri sportiv, tjetri shëtitës, të fryrë se mund të kandidonin për Bashkinë e Korçës dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, por qesharakë dhe të tallur në veprimet që kryenin, në lojë nga biznesmenë, në lojë nga ish-politikanë socialistë që përdoreshin apo keqpërdoreshin si emra për Bashkinë e Korçës.
Problemi nuk ishte se ata donin të kandidonin. Problemi ishte te fakti që CNA e raportoi se si këta individë po keqpërdoreshin e po talleshin publikisht. Disa media të vogla lokale, televizione, individë i shpallën kandidatë për kryetarë bashkie, edhe në Tiranë. Dikush thoshte se në Korçë ishte kandidat Nertili, dikush tjetër e ka mbyllur Ragami me Edi Ramën e të tjera nga këto.
CNA raportoi këtu në këtë link se si qëndronte e vërteta dhe se çfarë do thoshin jo vetëm këta dy djem të keqpërdorur, të tallur, por mentorët e tyre. Çfarë do të thoshin vërtet mentorët e tyre, të cilët po gënjenin gjithë Korçën, po talleshin me Korçën, me qytetarët, me militantët e PS-së.
Pa pasur asnjë fakt, asnjë argument gënjenin në mënyrë abuzive, keqpërdornin emrat e këtyre djemve për interesat e tyre dhe inatet që ata kishin.
CNA shkruajti një fjali, çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të thonë ditën që do të shpallen kandidaturat?
Tani ka dy pyetje, çfarë do thonë ata që i keqpërdorën këta dy djem Korçe dhe e dyta çfarë do të thonë këta dy djem tashmë, të cilët nuk janë kandidatë të PS-së?
Nuk ka rëndësi si justifikohen, ne do të jemi në fushatë me Filon apo jo, apo do të mbështesin Ledinën apo Gjergji Gjatën, kjo nuk ka asnjë vlerë.
Çfarë do të thoni o djem tani që ju bënë lolo, u tallën me ju?
Ka një zgjidhje, të talleni me ata që u tallën me ju./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka drekuar ditën e sotme me krye...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar kan...
Presidenti Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Republi...
Teksa zgjedhjet e 14 majit po afrojnë, PD dhe PS kanë zyrt...
Mbrëmjen e djeshme PS konfirmoi emrat e kandidatëve pë...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka z...
Mbrëmjen e djeshme Partia Socialiste zhvilloi një mble...
Këtë mëngjes të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me...
Emisioni investigativ "Piranjat", ka zbuluar një tender fi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar se si ...
Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bledi Klosi ka preza...
Drejtuesi politik i qarkut të Fierit Taulant Balla, u shpr...
Janë prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për 7 bash...
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka zbul...
Në Berat, drejtuesi politik i këtik qarku është shprehur s...
Drejtuesja e qarkut Dibër, Belinda Balluku ka bërë me dije...
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj k...
Drejtuesi politik i Elbasanit, Damian Gjiknuri ka konfirmu...
Deputetja e PS-së dhe drejtuesja politike e qarkut Shkodër...
Po vazhdon mbledhja e Enkelejd Alibeajt me kryesinë në sel...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...