Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Emisioni investigativ "Piranjat", ka zbuluar një tender fiktiv të bashkisë Devoll me një vlerë prej 100 milionë lekësh.
Me paratë e tenderit duhet të rikonstruktoheshin rrugët e fshatrave, por “Piranjat” zbuluan se asnjë fshat i parashikuar në planin e investimeve, nuk ka përfituar nga punimet e supozuara të firmës që fitoi tenderin.
Lidhur me daljen e tij në këtë emision ka reaguar edhe vet kryebashkiaku i Devollit, Eduart Duro i cili ka akuzuar "Piranjat" dhe gazetarët se po keqpërdorin profesionin dhe etikën e profesionit të tyre.
Duro nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale shprehet se akuzat ndaj tij janë të pabaza dhe edhe pse ai ka treguar dokumebatcionin e kërkuar nga gazetarët, ata padrejtësisht kanë thënë se “Kryetari i Bashkisë preferoi të mos jepte asnjë përgjigje”.
"Të dashur bashkëqytetarë të Bashkisë Devoll,
Shpresoj që secili prej jush të ketë parë dje shfaqjen e shëmtuar televizive të emisionit “Piranjat”, ku m’u desh të përballem, të nxehem, të drejtoj gishtin ndaj keqpërdorimit të profesionit dhe të etikës gazetareske. Pas gjithë revoltës sime ndaj akuzave të pabaza, pas dokumentacionit të treguar sheshit për gazetaren, për turp, kjo kronikë e mjerë u mbyll me fjalët: Kryetari i Bashkisë preferoi të mos jepte asnjë përgjigje...
Është dëshpëruese që në vendin tonë, media synon të keqpërdorë ndikimin te publiku, duke bërë që edhe punët e mira, të nxihen e të përcillen si abuzime.
Përgjigja ime është jo vetëm me dokumentacion, por me kilometrat e asfaltit të shtruar në çdo fshat të Bashkisë, në çdo lagje të qytetit, sepse ky ka qenë premtimi dhe objektivi kryesor: infrastrukturë dhe kushte për Devollin dhe banorët e tij.
Fatkeqësia jonë, që në këtë vend, kushdo që punon akuzohet, përflitet, e nuk mendohet që janë pikërisht këta që zgjohen në mëngjes e duan të bëjnë diçka për vendin dhe njerëzit ku jetojnë.
Fatkeqësi të përdoret mikrofoni si mjet për të zhvatur dhe për të baltosur shpirtin e njerëzve të punës.
Në jetën time private dhe profesionale, gjithmonë kam zgjedhur ndershmërinë përpara arrogancës dhe servilizmit. Nuk kam ndryshuar asnjëherë, e aq më pak do të ndryshoj sot, nga sulmet e piranjave të së vërtetës! Kam bërë atë që është e drejtë, në vend të asaj që është me leverdi për momentin. Kështu kanë qenë këto katër vite në krye të Bashkisë Devoll, e me mbështetjen tuaj kështu do të jenë edhe katër vitet e tjerë", shkruan ndër të tjera kryebashkiaku.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar se si ...
Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bledi Klosi ka preza...
Drejtuesi politik i qarkut të Fierit Taulant Balla, u shpr...
Janë prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për 7 bash...
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka zbul...
Në Berat, drejtuesi politik i këtik qarku është shprehur s...
Drejtuesja e qarkut Dibër, Belinda Balluku ka bërë me dije...
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj k...
Drejtuesi politik i Elbasanit, Damian Gjiknuri ka konfirmu...
Deputetja e PS-së dhe drejtuesja politike e qarkut Shkodër...
Po vazhdon mbledhja e Enkelejd Alibeajt me kryesinë në sel...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi është tallur keq me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pritur nga ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar për...
Tensione mes dy figurave më të rëndësishme të PD-së, Alibe...
Gazment Bardhi ka folur pas takimit të PD-së së përçarësve...
Gazetari Hysni Gurra është shprehur se gara për Tiranën ës...
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste është shtyrë më ...
Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka mbështetur kandidatin e...
Kreu i degës numër 12, Shpëtim Dushku dhe kreu i degës num...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...