LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush po tallet me Nertil Jolen dhe Ardit Konomin

10 Mars 2023, 19:15, Opinione CNA
Kush po tallet me Nertil Jolen dhe Ardit Konomin
Fotomontazh - Ardit Konomi dhe Nertil Jole, në sfond bashkia e Korçës

Nga dje po qarkullon një lajm në media se dy emra janë kryesorët si kandidatë për bashkinë e Korçës, prefekti Nertil Jole dhe ish-deputeti, ish-prefekti Ardit Konomi.

Të dy emra që pretendojnë se kanë kontribute në PS, gjithsesi, Nertili kontributet e tij në Korçë më shumë i ka me Librën dhe me Ben Blushin, apo me histori personazhesh VIP. U katapultua si prefekt në Korçë pa asnjë kontribut në fakt për qytetin apo për socialistët, gjithsesi mund të quhet një prurje e re e shoqërisë civile brenda të majtës. Një kec i fryrë më shumë se një politikan.

Që ditën e parë që u dërgua si emër, u deklarua se ishte njeri i sponsorizuar nga Ben Blushi, ish-deputeti socialist i qarkut të Korçës, që braktisi PS dhe luftoi dhe dështoi me Libra-n e tij. Në fakt, ajo që u duk pas Blushit ishte mbështetja që i jepte Irfan Hysenbelliu dhe mediat e tij. Kjo për shkak të familjarëve të tij që punojnë në ato media si dhe inatit të Ifranit pasi dështoi me prishjen e festës të Birrës në Korçë.

Kush po tallet me Nertil Jolen dhe Ardit Konomin
Nertil Jole

Nertili një djalë i ri që filloi një aktivitet, por gjithmonë me një qëllim final, të kandidonte për bashkinë e Korçës. Dëshirë pa asnjë dikutim, gjithkush mund të ketë ëndra, të kandidojë jo vetëm për kryetar bashkie, apo deputet apo të bëhet edhe udhëheqës i zonës.

Një djalë i ri me ambicie, deri këtu nuk ka asnjë të keqe pavarësisht dritëhijeve që e mbulojnë. Në fakt, dikush po e tall shumë keq Nertilin dhe kjo e bën më të pabesueshëm dhe tepër jo serioz dhe aspak shpresëdhënës për të ardhmen e tij politike.

Dikush po e tallet me emrin e tij në media duke e suportuar se do të jetë kandidat për kryetar bashkie, pasi e duan socialistët e Korçës, megjithëse me të gjitha gjasat, nëpër sondazhe del shumë pak dhe diku thuajse i panjohur .

Shkojmë më tej, tek emri i dytë, Ardit Konomi. Edhe ky një emër tjetër që po përflitet për të kandiduar për bashkinë e Korçës nga socialistët.

Kush po tallet me Nertil Jolen dhe Ardit Konomin
Ardit Konomi

Arditi, ish-prefekt, deputet i PS-së, i kandiduar në disa mandate, një i ri që po suportohet nga biznesmeni Spiro Bardhi (Ragami), i cili emrin e tij e ka propozuar dhe e thotë hapur në rrethe shoqërore. Ky i fundit është kundër rikandidimit të kryebashkiakut në detyrë, pretendon se është komandati i Korçs dhe mund të vejë dhe heqë kë të dojë.

Mesa duket orekset e bizneseve të tij për të komanduar Korçën kanë marrë fund dhe kërkon të largohet nga bashkia Sotiraq Filo, për të vendosur një benjamin të tij, të cilin ta ketë në përdorim për interesa ekonomike dhe financiare në bashkinë e Korçës dhe për ta komanduar këtë të fundit ,siç është për të thënë se ka mundur ta kryejë kohë më parë, por mesa duket tashmë kufiri i është vënë te thana.

Kush po tallet me Nertil Jolen dhe Ardit Konomin
Sotiraq Filo, kryebashkiaku i Korçës

Dikush po tallet me këta dy emra, për të cilët nuk ka asgjë të keqe, dikë ta mbështesë një biznesmen, dikë një politikan apo një gazetar, pavarësisht asaj që theksuam se kanë dritëhijet e tyre duhet apo s’duhet të jenë atë e vendosin strukturat e PS-së, kryesia e saj dhe askush tjetër, jo thashethemet që ndodhin lart e poshtë.

Por përsëritja në mënyrë të vazhduar e të njejtit emër, kur në fakt nuk është diskutuar kurrë një emër i tillë në Kryesinë e PS-së apo nëpër sondazhe emrat dalin shumë ulët në kuota dhe suporti publik që gjoja këta janë pasi ka ikur ai në detyrë dhe nuk do rikandidohet, do kandidojnë këta emra, është një tallje e vazhdueshme edhe me Ardit Konomin, edhe me Nertil Jolen. Që fluturojnë të bindur se janë kandidatë. Të dy bashkë me këdo parti nuk marrin as një furgon me vota. 

Ata vetë nuk duhet ta pranojnë këtë dhe duhet t’i thonë njerëzve të tyre se çështja është e mbyllur. Dje në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste emri i tyre nuk është diskutuar aspak.

Nga 5 kandidaturat për qarkun e Korçës për socialistët, është diskutuar vetëm kandidatura për bashkinë e Devollit. Kolonja, Pogradeci, Maliqi dhe Korça janë të njejtat emra që do rikandidohen. Pritet vetëm shpallja zyrtare e tyre në datën 25 sipas porosive dhe diskutimeve apo vendimeve të marra në Kryesinë e PS-së.

Kush po tallet me Nertil Jolen dhe Ardit Konomin
Bashkia e Korçës

Është e turpshme të vazhdojnë të tallen me këta dy djem korçarë, të cilët mund të kenë një të ardhme në PS dhe mund të shpresojnë që nesër të jenë diku, të japin një kontribut për qytetin, por duke i tallur në këtë mënyrë djemtë e Korçës po i bëjnë padashur budallenj, po i bëjnë budallenj strukturat e PS-së të brendshme konjukturale, po i bëjnë biznesmenë për interesa të tyre, po i bëjnë njerëz që kanë qenë në PS, kanë ikur dhe luftojnë nga jashtë, pronarë mediash që kanë interesa të tjera të dyshimta.

Por një fakt është se turpësisht djemtë e Korçës po i gënjejnë, po i bëjnë për budallenj në sy të opinionit publik, pasi nuk do kalojnë më shumë se dy apo tre javë dhe do ketë një zyrtarizim të emrave dhe atëherë do të ishte e turpshme sesi këta djem që shpresojnë të jenë pjesë kontributive e PS-së dhe e qytetit të Korçës, të ngelen me “gisht në gojë” dhe do të detyrohen të gënjejnë dhe të përdorin lloj lloj skemash apo skenarësh sepse të tjerë në emër të tyre janë tallur, kanë gënjyer dhe kanë abuzuar me besimin e opinionit publik.

Ajo që po ndodh ditë pas dite në bashkinë e Korçës, është e turpshme ajo që po ndodh moment pas momenti me emrat që publikohen për socialistët dhe më fyese se gjithçka është mënyra se si po bëhen lolo dy të rinj, që në fakt mund të kishin shumë shpresë për të qenë kontribues në të ardhmen e qytetit, por duke u vendosur në rol kllounash nga të tretë thjeshtë dhe vetëm tregojnë se janë më poshtë se pretendimi që të përfaqësojnë qytetin e Korçës./ CNA.al

15:48 Opinione Ardi Stefa

Mësuesit mjeranë!

Mjeranë? Po vërtet mjeranë! Pa personalitet, pa dinji...

11:15 Opinione Lutfi Dervishi

Elefanti apo miu?

Gjykatësi po shihte vëngërr në drejtim të dy palëve që...

13:22 Opinione Artan Fuga

Kryq komunikacioni!

Unë do të vazhdoj të paraqes 12 parametrat që kam për të vot...

Lajmet e fundit nga