Nuk merret dhe jepet partia me autorizim televizorësh
Zotërinj demokratë, mjaft u hallakatët lartë e poshtë duke...

Ky 7 Mars për Kikon nuk ishte një ditë e zakonshme. Më shumë sesa shkëlqimi i rrezeve pranverore buzë pedonales së Sarandës, atij i vriste sytë shkëlqimi i dhuratave, urimeve dhe post-lavdërimeve në adresë të mësuesve.
Teksa ndiqte të gjitha paradat digjitale njëra pas tjetrës, gjendja e tij shpirtërore ngjante e pakuptimtë: Në fillim çuditej, pastaj mërzitej, pastaj reflektonte dhe pyeste pambarim për çdo gjë që shihte.
“Nëse të gjithë mësuesit janë kaq të shkëlqyer, atëherë pse ka kaq shumë probleme ky vend?!”, tha Kiko duke pështetur ballin mbi gishtin tregues.
Atij i bën përshtypje tabela e nderit që thuajse të gjithë nxjerrin nga sirtari njëherë në vit për të vendosur fotografinë e mësuesit të tyre. Madje, për të qenë të sinqertë kjo i ngjante hipokrite deri në neveri kur shihte se për figurën e vyer të mësuesit flisnin edhe ata që i kanë nxirrë jetën.
“Si mundet të na flasin për vlerën e mësuesit këta që i shohin veç si fasadë mitingjesh për të mbushur autobusë, salla dhe tanimë mure Facebook-u?!”, vijoi Kiko.
Ai pa që të gjithë liderët përshëndesin me mall e zell mësueset/it e tyre që me mallëngjim tregonin se qysh në vegjëli e dinin sesa të zotë do të bëheshin, thuajse kjo është dita për të rrëfyer fëmijëri politikanësh dhe jo sakrifica mësuesish.
Edhe pse ndokujt mund t’i ngjasojë si ironi, në vend të një kartoline Kiko dha disa paradokse që atij i duken me rëndësi në këtë ditë:
“Emisionet e mëngjesit nisën me përshtypje për mësuesit me të mirë, për leksionet e vlefshme dhe për borxhin e përjetshëm sepse ata na kanë pergatitur për të ardhmen. Por a është kjo e vërtetë? Ndoshta e kundërta është e vërtetë dhe këtu ka një hipokrizi masive. Sot urohet sikur të gjithë mësuesit dhe pedagogët janë të përkryer. Jo! Përndryshe pse shqiptarët thonë: “Eh ç’ma mori në qafë shkolla këtë fëmijë!”
Teknologjia po ndryshon jetën e homo sapiensit me shpejtësi dhe mësuesit sado të mirë të jenë nuk po pergatisin brezin e ri për atë që e pret. Sot më shumë se kurrë shoqëria ka nevojë për mësues dhe pedagogë të paaftë”, tha Kiko dhe renditi arsye të cilët i çuditën të gjithë:
"Pa pedagogë të paaftë ne kurrë nuk do të jemi të pergatitur për jetën, por do t’i ngjajmë atij që i futet detit me këmbë.
Pedagogët e paaftë i bëjnë të aftit të ngjajnë ekselentë.
Sot është në modë vetëedukimi përmes Instagram, Tik-Tok dhe Facebook. Pa pedagogë të paaftë humbet dëshira për të mësuar përmes tik tok-ut. Duhet të përballesh me të keqen që të çmosh të mirën.
Pedagogët e paaftë duhen vleresuar sepse ata dhe vetëm ata pergatisin studentët për botën reale. Shkolla mbaron një ditë dhe në vendin e punës do të ndeshesh me një shef të paaftë, me një koleg që është militant partie ose me një shefe nxirësejete.
Jeta e sotme është e mbi ngarkuar me strese dhe e qeshura është ilaçi më i mire. A do të mund të qeshnit nëse nuk do të kishim pedagogët që vetëm për të dhene mësim nuk bëjnë?!
Mësuesit dhe pedagogët e paaftë na japin mundesi për t'u ankuar, andaj le të jemi të sinqertë, kujt nuk i pëlqen të ankohet për shkollën në përgjithësi dhe pedagogët në veçanti?!”, tha Kiko ku edhe pse në irritim e sipër pati kurajo të ndjekë deri në fund paradat digjitale.
Shënim: Duke qenë se prej disa muajsh ai është konsideruar si një mësues i ditur për njerëzit, Kiko për 7 Mars mori disa letra politikanësh, por që deri më tani nuk i ka hapur ende për t’i lexuar.
Zotërinj demokratë, mjaft u hallakatët lartë e poshtë duke...
Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz...
Boll më se na i shpifët me thirrjet për bashkim. Nuk h...
Ata duhet regjistrohen nesër në KQZ me patjetër. Vend...
Kur thuajse të gjithë shqiptarët u mbërthyen këtë të djelë...
Në qershor të viti 1991 ti u ngrite në Kongresin e 10-...
S’ishte koha për të ikur miku im, sepse kishim ende nevojë...
“Shteti është organizim i të dobëtëve për tu mbrojtur ...
Mocioni për debat i kësaj të enjte konfirmoi atë që dinim:...
Edhe një ngjarje tjetër e rëndë u është shtuar kronikave t...
Gjykatësi po shihte vëngërr në drejtim të dy palëve që...
Miq, takimi i shumëpritur i datës 27 shkurt 2023 në Br...
Unë do të vazhdoj të paraqes 12 parametrat që kam për të vot...
Nuk është lajm për datën 1 prill, por për 1 mars. Duke fil...
Edhe 33 vjet pasi komunizmi falimentoi dhe ra(ra, nuk ...
Qofsh qytetar i thjeshtë, intelektual, gazetar a çfarë...
Rilindje, ishte narrativë. Qeveri e përgjegjshme, ishte na...
Heshtja e Kikos për disa javë kishte ndezur vorbullën ...
Në një lajm që tronditi të madh dhe të vogël, Ministri i Inf...
Absurdistani, një vend i njohur për skandale të përditshme, ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...