Çmimet e karburantit sot dhe roli i shtetit
Shteti nuk mund të sillet si spektator në një treg hidroka...
Shteti nuk mund të sillet si spektator në një treg hidroka...

Kur thuajse të gjithë shqiptarët u mbërthyen këtë të djelë pas dilemave dhe shqetësimeve për fatin lojtarëve të reality show-t, majmuni ynë Kiko duket se notonte në të tjera ujëra, e këtë herë jo vetëm kombëtare, por edhe më tutje.
I strukur në aureolën e tij, ai po përgatiste një raport lidhur me një konferencë ndërkombëtare për “Stabilitetin Politik”, ku ishte ftuar në rolin e vëzhguesit dhe që siç tregoi para miqve të rij në rrjetet sociale, dukej se e kishte shijuar shumë.
“Fantastike!”, brohoriti Kiko duke vijuar rrëfimin e tij pa pushuar:
“Qysh në fillim u ndjeva shumë krenar që liderë nga e gjithë bota u bënë bashkë për t’u frymëzuar nga shembulli i Absurdistanit, fanarit të stabilitetit në këtë kohë të trazuar me tallaze protestash dhe luftërash politike që kurrë nuk e humbet shkëlqimin vezullues.”
“Kanë ardhur kohë të këqija, njerëzit dalin menjëherë në rrugë a thua se ato janë ndërtuar për të bërë protesta.”
Ndaj dhe konferenca ndërkombëtare tërhoqi shumë vëmendje.
Fjalimin kryesor në konferencë e mbajti vetë i zoti i shtëpisë. Ai falënderoi liderët e vendeve të tjera që më në fund kanë pranuar arritjen e pamohueshme të Absurdistanit sa i takon stabilitetit politik.
Ai tha se:
“Në Absurdistan, kemi arritur një gjë, që të themi të vërtetën nuk e kishim menduar që në nisje. Në këtë pikë i ngjajmë pak Kristofor Kolombit, i cili u nis për diku tjetër dhe mbërriti diku tjetër. Ne nuk e prisnim as në ëndrrat tona më të çmendura që do të krijonim një sistem kaq solid ku asgjë nuk ndryshon pavarësisht sa të mëdha janë skandalet dhe sa të thella janë krizat me të cilat përballemi”.
Liderët e vendeve të tjera të impresionuara nga fjalimi i liderit të Absurdistanit, mbajtën shënime gjatë gjithë kohës por ra në sy fakti se ata nënvizuan dy herë fjalë kyçe si: Skandal, korrupsion, apati, cinizëm dhe mungesë totale e përgjegjshmërisë.
Në panelin e ekspertëve dhe analistëve politikë, u shpjegua se populli në Absurdistan është trajnuar prej vitesh, që të mos presë asgjë të mirë nga qeveria. Mungesa e pritshmërive ka krijuar një oaz qetësie dhe stabiliteti.
Korit të politikanëve, akademikëve dhe analistëve politikë ju bashkuan edhe liderët e biznesit, të cilët pranuan se në fillim ishin gabuar për Absurdistanin.
“Ne menduam se korrupsioni dhe apatia do të dëmtonin biznesin, por të bësh biznes në këtë vend duke injoruar rregullat, ligjet, konkurrencën pa dyshim që është një arritje madhore”
Në seancën e pyetjeve lideri i Absurdistanit ju përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve: Pse absurdistanasit nuk shqetësohen dhe protestojnë për rrogat, për kushtet e punës, për rritjen e çmimeve?
“Ka ardhur një kohë e re! Protestat janë rudiment i së shkuarës. Sot protestat ne i masim me uljen e like-ve, komenteve dhe share-ve në facebook, Instagram dhe TikTok. Në këtë mënyrë protesta është më e matshme dhe ne reflektojmë. Kemi hapur edhe një konkurs për postimin më të mirë ku natyrisht fituesi, shpërblehet, dhe po ashtu postimi që merr më pak like dhe komente ndëshkohet”.
Pasi përfundoi se rrëfyeri të gjithë eksperiencën e tij të fundit, Kiko njoftoi se kjo konferencë do të organizohet në vijim si një traditë e përhershme pasi siç u konkludua qeveria Absurdistanit është distancuar kaq shumë nga njerëzit sa ka sfiduar edhe ligjin e gravitetit.
“Nuk keni parë asgjë akoma!”, përfundoi Kiko teksa ndrydhe nga herët e tjera, kësaj radhe në vënd të duartrokitjeve kërkoi Like në Facebook.
Në qershor të viti 1991 ti u ngrite në Kongresin e 10-...
S’ishte koha për të ikur miku im, sepse kishim ende nevojë...
“Shteti është organizim i të dobëtëve për tu mbrojtur ...
Mocioni për debat i kësaj të enjte konfirmoi atë që dinim:...
Edhe një ngjarje tjetër e rëndë u është shtuar kronikave t...
Gjykatësi po shihte vëngërr në drejtim të dy palëve që...
Miq, takimi i shumëpritur i datës 27 shkurt 2023 në Br...
Unë do të vazhdoj të paraqes 12 parametrat që kam për të vot...
Nuk është lajm për datën 1 prill, por për 1 mars. Duke fil...
Edhe 33 vjet pasi komunizmi falimentoi dhe ra(ra, nuk ...
Qofsh qytetar i thjeshtë, intelektual, gazetar a çfarë...
Rilindje, ishte narrativë. Qeveri e përgjegjshme, ishte na...
Heshtja e Kikos për disa javë kishte ndezur vorbullën ...
Në një lajm që tronditi të madh dhe të vogël, Ministri i Inf...
Absurdistani, një vend i njohur për skandale të përditshme, ...
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një analizë dhe arsyetim jur...
Në një vend të quajtur Absurdistan, ku jeta virtuale e ban...
Biznesmeni Pellumb Salillari ka çuar në gjykatë vendimin e...
Nuk numërohen fjalimet, konferencat, seminaret, projektet, d...
Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...