Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë Marinën me armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...

Nuk numërohen fjalimet, konferencat, seminaret, projektet, debatet, hetimet që janë bërë këto 30 e kusur vite në Shqipëri për çështjen e korrupsionit.
Por problemi po nuk u kap te rrënjët nuk zgjidhet kurrë. Ashtu sikundër dashi, për ta mposhtur kapet nga brirët edhe e keqja duhet parë/pikasur në gen. Me kohën që po shpenzojmë duke u marrë me çështje të ditës ne po i ngjajmë njeriut që ka marrë shatin dhe prashit në det.
Studioni të shkuarën, nëse doni të keni një të ardhme të mirë - këshillon kinezi Konfuc, që në shqip i thonë Mësuesi.
Krimi dhe korrupsioni - ulërasin eskpertët e Brukselit dhe mjeshtrit në Tiranë. Por a nuk do të ishte më mirë të hetonim psh origjinën e “kafesë”? A ka kjo lidhje me faktin që jemi vendi i dytë në botë për numrin e bar-kafeneve? A nuk është fjala “kafe” një fjalë kod. “Do të pimë një kafe?”. “Di gjë sa e ka kafen filani?” “ke edhe ti kafen tënde?”.
Ja pra që këto punë janë pak më të thella se ç’duken.
Ne sot pa pikë përgjegjësie merremi me pallatet që ndërtohen pa leje në kullë, kur në të vërtetë energjitë tona duhet t’i kishim drejtuar gjetkë…
Nëse ne hetojmë siç duhet, me drejtësi dhe profesionalizëm piramidat e Egjiptit, që ekzistojnë prej 15 mijë vjetësh jo vetëm mund të gjejmë rolin e shqiptarëve në projektimin dhe ndërtimin e tyre, por mund të ndriçojmë edhe veten për shkaqet e krizës së piramidave 25 vjet më parë edhe dashurinë e pamasë që kemi për ndërtimin në përgjithësi dhe betonin në veçanti. Piramidat u ndërtuan me tender te hapur, me negociim apo me PPP?
Kemi 30 vjet që themi: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe herë i ngjajmë breshkës që ecën mbrapsht dhe herë lepurit që vrapon në drejtim të kundërt. Do të ishim ku e ku më të qartë nëse do të fokusoheshim te hetimi i vrasjes së Jul çezarit më 15 mar të vitit 44 para Krishtit.
Mund të duket kohë e humbur kot. Por jo. Dyshimet janë se krimi u krye nga një grup senatorësh, por asgjë nuk është e sigurtë. Ndoshta nga ky hetim mund të dalin se kush qëndron realisht prapa vrasjes, cilat kanë qenë motivet e vërteta? A ishte një komplot i financuar nga shqiptarët për të destabilizuar Romën? Dhe këtu hetimi mund të zgjerohet dhe kontekstualizohet.
Rënia e Perandorisë Romake, është debatuar gjatë nga historianët nëpër shekuj, por prokurorët tanë të nderuar, mund të na shpjegojnë arsyet e vërteta të ngritjes dhe rënies së kësaj perandorie. Me këtë analizë ne do të jemi edhe më shumë të qartë nëse ja vlen të bëhemi pjesë e perandorisë së Bashkimit Europian.
Përfundimisht i japim përgjigje pyetjeve: po bëjmë mirë që po zvarritemi apo duhet të zvarritemi pak më shumë? A ka rrezik të na fusin me zor në BE?
Pse duhet të vrasim mendjen kaq shumë për incineratorët sot, kur fare mirë mund të fokusohemi te legjenda e Rozafës?
Kjo legjendë ka vetëm pak mijëra vjet, por nëse kuptojmë se kush saktësisht gënjeu i pari nga vëllezërit mund të kemi gjetur çelësin që shpjegon se pse “më parë se rregullat ne mësojmë hiletë”. Po, ja vlen edhe 50 vjet të hetohet me imtësi legjenda e Rozafës. Dhe të nxjerrim mësimet e duhura dhe të mos sakrifikojmë njerëz kot te afera e incineratorëve.
Shqipëria, vendi më i korruptuar në Europë, thotë një anketë e Transparency International dhe turren gazetarë, analistë, ekspertë dhe opozitarë a thua se zbuluan rrotën për herë të dytë.
Po të hetohet dhe studiohet me kujdes sundimi i mbretit Agron- në kohën e paraardhësve tanë, ilirëve, akuza do të jetë e qartë si kristali: mbretërimi i Agronit karakterizohej nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Një hetim, ndoshta edhe me ndihmën e partnerëve, do të zbulojë shkaqet dhe kështu ne kuptojmë që kur flasim për korrupsionin asgjë të re nuk ka në këto troje.
“O diell që lind andej nga perëndon” - përsëritim si papagall nga mëngjesi në mëngjes dhe habitemi pse liderët tanë vizitojnë më shpesh Stambollin se Brukselin. Po të hetohet me pa anësi beteja e madhe e Shkodrës, që ishte dhe përplasja më e madhe e Republikës së Venedikut me Perandorinë Osmane më shekullin e 15, sot do të ishim më të qartë.
Një qartësim i kësaj beteje, identifikimi i palëve, heronjve dhe sabotatorëve na ndihmon shumë për të qartësuar pozicionin tonë mes Perëndimit dhe Lindjes dhe për të përcaktuar hapat që do të ndërmarrim në të ardhmen.
Pse ne jemi këtu ku jemi e kemi të gatshëm justifikimin: “na la turku, 500 vjet prapa”.
A nuk është më mirë të studiojmë me kujdes pushtimin 500 vjeçar të Osmanëve. A nuk ja vlen të shpenzojmë 15-20 vjet për të kuptuar se ku i kemi rrënjët e së keqes. Të kuptojmë më mirë etimologjinë e fjalëve allishverish, badjava, batakçi, bakshish, dallaverexhi, kapar, kodosh, marifetçi, korrupsion,, peshqesh, pizeveng, rryshfet, veresie, qyl, qelepir, qerrata? Sa e vërtetë është ajo shkruan Konica se turqit thonë për ne: “shqiptari shkon me qef në ferr, po t’i thuhet se edhe atje të paguajnë”
Pa kuptuar të shkuarën, ne do të vijojmë të humbasin të tashmen dhe e ardhmja jonë do t’i ngjajë tabelës së famshme në dyqan: “Sot me pagesë, nesër veresie”. E nesërmja nuk do të vijë kurrë.
Nuk thonë kot: E shkuara nuk vdes kurrë, madje as nuk është e shkuar” dhe mos të harrojmë porosinë e lashtë sa vetë korrupsioni: “Ata që nuk kujtohen për të shkuarën janë të detyruar që ta përsërisin atë.”
Ne po bëjmë atë që kemi bërë në shekuj e mijëvjeçar.
Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi p...
I ngazëllyer nga dëshira e zjarrtë e popullit, e administr...
Gjatë dhjetë viteve të mbretërimit të sektit Rama në qever...
Të jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të...
Tri dimensionet e transformimit urgjent të sistemit un...
Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në emisionin e radhës “....
Pak kush e di që në hartën e madhe të botës, brenda nj...
Njerëzit janë të prirur që “erën” që mbajnë vetë ta nd...
Bashkësia që shumë flitet në instanca tona e deri në ...
Të shohësh Ramën në një opinion publik është e lodhshm...
Ngjarja e pabesueshme e shpëtimit të një fëmije 6-vjeçar, ...
Para disa vitesh ish Zv Ministri i Shëndetësisë në Qeverin...
A po planifikoni pushime të paharruara? A doni të përj...
Pavarësisht se sot shikojmë demostrime skenike nga këngëta...
Gazetari Hysni Gurra i është drejtuar me një letër të ...
Kur ke një strukturë të re, kur ke prokurorë që kanë k...
Ashtu si qindra mijëra shqiptarë, të cilëve u është bërë i...
Një grup i mbrojtjes së drejtave të njeriut ka vendosu...
Dje çova mbesën te “LATITUDE” këtu në Tiranë. Është nj...
Në një vend ku çdo gjë shkon mirë e bukur, ku qielli ë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...