Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Para disa vitesh ish Zv Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Rama, z.Albert Nikolla shkruante një koment nën një statusin tim në facebook me këto fjalë: “Erion Veliaj është një fenomen epokal kulturor në favor të punës sensit të punës e sensit të shtetit.”
Ja çfarë kam shkruar unë në atë status:
"Lal Eri, martesa nuk është mall TEGu e as Tregu.Ndoqa një kronikë skandaloze televizive sot ku Lal Eri paskërkësh martuar 100 çifte në TEG.Për TEG ishte marketing.
Për Ami Event ishte marketing.
Për Lal Erin siç duket ishte marketing gjithashtu.Por për martesën dhe solemnitetin e thelbësinë që ka ajo, ishte një antivlerë e shitur me buzëqeshje dhe lajle lule tregëtare...E kuptoj që në këto kohët e reja, mendimi për martesën është zgjeruar dhe relativizuar shumë.
Por unë mbetem konservator e shkruaj, flas e mendoj si i tillë..Jam besimtar gjithashtu e nuk mund ta pranoj që të përdhoset kaq rëndë institucioni i martesës duke ofruar shërbime martese ambulante në qendra tregëtare...Disa kufij të marrëveshjes dhe kuptueshmërisë së përbashkët sociale nuk duhen kaluar e as duhen prekur
Mirë TEG dhe Ami Event bëjnë tregëti e sillen si tregëtarë, po ky Lal Eri që është funksionar publik, si nuk mendon fare për mesazhin tregëtarizues e çsolemnizues që jepet nga këto kronika televizive e këto gjeste të papërgjegjshme si këto ofertat e tipit: Kap një cep TEGu, marto 100 çifte...
Është e papranueshme dhe nuk duhet lënë të kalojë e padebatuar kjo punë. Pikë."
Me pak fjalë, në këtë status, unë nuk isha marë fare me "fenomenin" Erion Veliaj.
Thjesht kisha bërë një reagim konkret mbi një rast konkret që mua më la shije fort të keqe.
Asokohe mendova me vete, përse ky kundër-reagim i Albert Nikollës, duke më përmendur fenomenin kulturor të Erion Veliajt dhe moskuptimin e tij mbi sulmet që i bëhen këtij të fundit?
Me shumë gjasa, Nikolla mua më ka parë si aktivist opozitar, ndaj edhe statusin tim e ka pas konsideruar si pjesë të një makinerie të strukturuar sulmi ndaj fenomenit Veliaj.
Madje edhe sot e kësaj dite shoh, lexoj e mar shumë reagime të singjashme si ai i dikurshmi i Albert Nikollës, nga miq e kolegë, të cilët mendimet e qëndrimet e mia përpiqen ti paketojnë si pjesë e një plani komunikativ të mirëkordinuar antiVeliaj.
Ndaj si fillim dua tua heq të gjithëve madje dhe vetë Veliajt këtë merak, e tu them se unë nuk jam pjesë e as një makinerie propagande dhe veprimi të strukturuar.
Shkruaj si Arian Galdini, si qytetar, si konservator ne bindje, e si besimtar në brendi.

E sigurisht shkruaj edhe si një njeri i gatshëm për të qenë kandidati i LRE për Kryetar Bashkie i Tiranës, nëse do të arrij të mbledh firmat e nevojshme nga qytetarët e Kryeqytetit.
Ama nuk mund të mos shkruaj edhe duke dyshuar se gjasat janë që të gjithë këta që më turren mua pse unë shkruaj, flas apo konkuroj përballë Veliajt, të jenë pjesë e një ndjeshmërie të strukturuar ose jo, që nuk lë rast pa bërë detyrën e propagandës pro Veliaj.
Nuk e di nëse është kështu apo jo, por si gjasë edhe mund të jetë. Këtë le ta shtjellojnë më mirë vetë të gjithë meraklinjtë Pro Veliaj…
Sidoqoftë, tani dua ti them, paraprakisht pa hyrë ende në garë për Bashkinë e Tiranës, nja dy fjalë edhe unë për fenomenin Veliaj.
Si fillim po them se Veliaj nuk është aspak fenomen i ri kulturor.

Është as më shumë e as më pak, një ripaketim i modelit Rama që projektuan Nano dhe Meta në vitin 2000 e në vijim.
Partia Socialiste ngase është fort e vjetër, ka nevojë jetike për zmaltime, paketime dhe truke ndryshimi e rilindjeje, shpesh e më shpesh.
Ardhja në pushtet e PS në vitin 1997, e bëri të duket epikisht të lashtë dhe të frikshme këtë parti. Prandaj u thirr "bohemi" Edi Rama me çorape të kuqe dhe shallvare, që të prodhohej laboratorikisht një model apelues tek rinia dhe një efekt fshehmëtar për moshën e tretë të kësaj partie me të shkuar diktatoriale e kriminale.
Fatos Nano si liberal dhe huqeli nuk mjaftonte.
Kaq e fortë ishte nevoja e kësaj Partie për këtë maskim me Aloe Edi Rama saqë, u kthye në pikë të fortë graviteti deri në ardhjen e tij në krye të saj.
Rikthimi në pushtet në vitin 2013 i PS me në krye Edi Ramën, e maskuar si Rilindje, e nxorri shpejt në pah, vjetërsinë e saj kriminale.
Duke qenë se Edi Rama, tashmë e kishte shndërruar në markë të tijën maskimin e PS, natyrisht që kishte dhe ende ka rezistencë gjenerike për të mos lejuar askënd që të ndërtojë një markë të re maske përpos asaj Aloe Edi Rama.
I vetmi kandidat që nuk ngurron aspak të jetë fotokopje e zbehtë e një maske të tjetërkujt, ka qenë dhe mbetet Erion Veliaj.
Do të kisha arritur deri tek një kompromis mirëkuptimi me këdo nga ProVeliajistët, nëse Kryebashkiaku aktual i Tiranës, do tia kishte dalë së paku të bënte markën e tij të maskës Aloe Erion Veliaj, por të quash fenomen kulturor, maskën e maskës, më duket njëlloj si ta quajmë hënën ujk dhe ulërimën e ujkut hënë...
Atletet dhe ekzibicionizmat eksentrike të Edi Ramës, e kanë sikterisur Erion Veliaj në një pionier të Edit që ka 2 mandate si Kryebashkiak që vazhdon fushatën e agjipropit nën moton e kahershme të kohës së Njeriut të Ri: Dhjetori muaji pyllëzimit...Në vijim po përmend shkurt disa koncepte të cilat po e do ti zhvilloj edhe më tej.
1. Modeli Rama që ka përvetësuar Veliaj, pra i njeriut që punon, është as më shumë e as më pak tregues i përkohshmërisë dhe akulturimit demokratik që kanë këta të dy. Njeriu i Ri i kohës së Enverit ishte njeriu që punon.

Mbivendosja e kësaj propagande në një kohë të re, është as më shumë e as më pak një taktikë hidhnake dhe hileqare për ti imponuar qytetit një axhendë pakice. Lideri që i duhet një qyteti demokratik, më së pari duhet të jetë një lider që mendon, pastaj komunikon, e patjetër shërben e drejton.
2. Veliaj nuk po punon e as po ndërton një qytet të qytetarëve për qytetarët.

Ai kërkon tê vetëlëvdohet si e reja dhe reformatorja që ia del mbanë mes vështirësive dhe përplasjeve me të vjetrën.
E qartë po bëhet çdo ditë e më tepër se asgjë të re nuk po bën Veliaj.
Sheshin Skënderbej e bëri si e ka dashur Edi Rama.
Planin e zhvillimit të qytetit po i bën si i ka dashur Edi Rama.
Lejet e ndërtimit dhe të kullave po i jep si do e si ka dashur Edi Rama.
Ku është risia këtu? Ku është fenomeni këtu? Ku është sensi i punës apo i shtetit këtu.
Më personalizim se kaq, të vizionit dhe udhëheqjes së një qyteti, nuk mund të gjesh.
3. Veliaj dhe Rama po e bëjnë Tiranën nga qytet ideologjik për partinë sikurse ka qenë në kohën e diktaturës, në një qytet oligarkik për partinë.

Zhvillimi i kryeqytetit tonë sipas interesave të pakicave oligarkike, po e shndërron qeverisjen e tij si qokë e shkëmbyer kokë më kokë, një rrugë e re për një kullë, apo një park fëmijësh për një kullë, apo një investim publik nga bashkia për një kullë, etj, etj...
Qytetarëve u shitet si qokë e nder prej Bashkisë që punon, çdo investim e detyrë e saj publike, ndërkohë që qyteti i gjithi i shitet në paketë një pakice oligarkësh që ndërtojnë kulla.
Qeverisja dhe sensi i shtetit nuk janë shkëmbim, qokë apo favor që u bëhet qytetarëve.
Kush e mendon kështu, vetëm sensin e punës dhe shtetit nuk ka.
Një qytet që zhvillohet nën vizionin dhe ngushtësinë e xhepave të një pakice oligarkike, nuk ka asnjë shans të jetë as demokratik e as për qytetarët.
Kam edhe plot të tjera për të thënë e për të shkruar, por për sot po e lë me kaq.
Dhe një gjë të fundit nuk mund ta lë pa e thënë.
Një Kryebashkiak që ka 2 mandate që del çdo ditë në TV vetëm si pyllëzues orbital, në fakt është vetëdemaskim i pamundësisë së tij reale për të bërë e paraqitur punë reale për qytetin.
Punët e tij publike që ai nisi me aq zulm të madh, e arritën qëllimin e tyre në momentin që qyteti u lemeris me atë pyllëzim monstruoz me kulla.
Veliaj premtoi Pyllin Orbital, por i vetmi Pyll që po bën është Pylli Vertikal me Kulla.
Tani vetëm me pemë mund të dalë në TV lal Eri, se kullat i bëjnë vetë oligarkët.
Pyllit Orbital po ia sheh hajrin lal Eri, se ka mundësi që për çdo pemë të dalë në TV.
Ndërsa ne, shumë shpejt lal Erit dhe Tiranës Oligarkike do ti shohim sherrin.
Nesër ky lal Eri do të jetë lal Sherri.
Ndaj fitorja e Lal Erit nëse fiton edhe mandatin e tretë, nuk do të jetë mbi kandidatët rivale, por mposhtje e Tiranës dhe qytetarëve të saj./CNA.al
A po planifikoni pushime të paharruara? A doni të përj...
Pavarësisht se sot shikojmë demostrime skenike nga këngëta...
Gazetari Hysni Gurra i është drejtuar me një letër të ...
Kur ke një strukturë të re, kur ke prokurorë që kanë k...
Ashtu si qindra mijëra shqiptarë, të cilëve u është bërë i...
Një grup i mbrojtjes së drejtave të njeriut ka vendosu...
Dje çova mbesën te “LATITUDE” këtu në Tiranë. Është nj...
Në një vend ku çdo gjë shkon mirë e bukur, ku qielli ë...
Fjala “manifestim” nënkupton lëshimin, dhënien e një mendi...
Në SHBA ka ende një debat të madh konspirativ për film...
Njeriu që ka dhuruar “spektakle” arrogance në mbledhje...
Albin Kurti ka tre alternativa: 1- Të jap dorëheqje s...
Mbretërorët shqiptarë, me forcat e tjera nacionaliste dhe ...
Për Carlon dhe bodigardët mediatikë të Kryeministrit, ...
Çfarë mendon makina inteligjente, për Shqipërinë, për ...
Sa më shumë ditë kalojnë, aq më e qartë behet se përse...
Zemani nuk jeton më. Fluturoi lart me brengën e madhe...
Një vëzhgim dhe një problem në “Big Brother” TESTI I ...
Me ardhjen e Rilindjes në pushtet, u gjallërua dhe një...
Turpërimin publik që po i bëjnë personazheve VIP duke ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...