25 ditë protesta/ Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe dhe kryebashkiakët
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot dy takime të rë...
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot dy takime të rë...

Dje çova mbesën te “LATITUDE” këtu në Tiranë. Është një kompleks gjigant zbavitës, mbushur plot hare nga lumturia e fëmijëve dhe adoleshentëve. Ndërsa ajo shkoi brenda te sektorët argëtues me shoqet dhe shokët e klasës, unë u rehatova te kafja. Ngjitur me tavolinën ku u ula ishte një familje. Dy prindërit, një çun afër 12 vjeç e një vajzë mbase 10 vjeçe.
-O ba, kam nesër një hartim me temë “Babai im-heroi im”. Çfarë të shkruaj?
-Do shkruash ato që ndjen. Pra, pse unë qenkam heroi yt? Më trego!
-Po ja, ti më ke mësuar notin, më ke mësuar biçikletën, skitë, patinat…
-Të ka blerë tablet, celular… - shtoi nëna e tij.
Më pas nuk e ndoqa bisedën e tyre. Dëgjoja copëra fjalësh, por nuk i lidhja se nuk më interesonin. Mbeta me veten time te pyetja: "Pse babai im ishte heroi im?”
Në fakt nisa ta bëja edhe unë një si tip hartimi. Më shumë meditim rreth kësaj teme. Si fillim shkrojta në zemër, po babai im ishte dhe është heroi im. Nuk kam mëdyshje për këtë, paçka se ai ka vite e vite që iku andej e më la mua këndej. Më erdhi ndër mend Noli që shpesh, kur gjendej ngushtë para një halli, telashi a pengese, bënte pyetjen si do të vepronte Skënderbeu nëse do të qe në vendin tim? Këtë pyetje e bëj dhe unë, por jo për Skënderbeun, po për babain, heroin tim. E ndërsa shtjelloj, kuptoj se gjeneratat kanë kuptim të ndryshëm për heroin.
Ja, e para që ndryshon nga çuni 12-vjeçar, im atë nuk ma mësoi notin. Se s’kishte ku të ma mësonte. Si familje asnjë verë nuk pushuam bashkë në bregdet apo qoftë dhe në Pogradec që e kishim pranë me Korçën. Ishim hollë nga paratë e thuajse nuk na tepronte gjë kur mbyllej muaji. Babai pati kaluar një pneumoni të rëndë dhe çdo shtator shkonte në Voskopojë. Një muaj në shtëpi pushimi që kushtonte asgjë, po që oksigjenin e kishte me shumicë për mushkëritë e tij.
Notin ma mësoi Hasani, roja i pishinave të qytetit. Sa më pa që hyra pa biletë, pra kërceva nga gardhi me tela, më dha një shkelm bythëve e rashë bllump në 4 metër thellësi. I dhashë forcë vetes e dola deri te shkallët. Pastaj u hodha vetë disa herë e sërish i kapja shkallët. Kështu nja dy-tri orë. Më pas me rroba qull vrap në shtëpi klitha që te dera, mësova not, o njerëz.
Ja e dyta, ndryshe nga çuni 12-vjeçar, biçikletën nuk ma mësoi babai. Nuk patëm biçikletë as të madhe, as të vogël në shtëpi. Ama te cepi i pallatit funksiononte dyqani i riparimit të tyre. E atje na e jepte një xhiro Petro Jatagani. Nga ato kinezet e mëdhaja. Futnim këmbën poshtë tubit, bënim copë kyçin e këmbës nga shtrëngimi me zinxhirin plot graso, ndërsa prapa më mbante Calja ose Leko që u bërtisnin njerëzve në rrugë, hapuni ore se do ju shtypim! Pas një jave fishkëllenim mbi shalën e lartë.
Ja e treta, ndryshe nga çuni 12-vjeçar, skitë i mësova vetë te Qeroska. Te ajo rrugicë e ngushtë si gjarpër që shtrihej nga kodra deri te bulevard “Republika”. Sa binte bora e parë e niste ngrica ne fëmijët fluturonim mbi hekurishtet që ua kthenim majën dhe i lidhnim te këmba me kordonët e perdeve që i “vidhnim” te shtëpia. Qenë këto sajime “prindërit” e patinave moderne. Me ato kapnim shpejtësi skëterre, aq predhë zbrisnim sa një sy e mbanim pakëz hapur se era gati na shkulte të dy kokërdhokët.
Ja dhe të tjerat, ndryshe nga çuni 12-vjeçar, as cel, as tablet, as… nuk më bleu babai. Atëhere nuk kish nga këto gjëra. Kish televizor, por dhe atë babai e solli në shtëpi kur unë dhe vëllai ishim studentë.
Po pse atëherë im atë qenka heroi im?
Sepse… ai pat bërë shumë heroizma. Të përditshme.
Ende kujtoj kur më hypi një temperaturë e lartë dhe ambulanca po vonohej. Më mori në krahë nga shtëpia te stadiumi deri te spitali, afër 2-3 km. Dihaste, djersët e tij më binin në fytyrë, por nuk ndali derisa më vendosi te krevati i pavionit. E mes asaj kllapie pashë që qante.
Kishte nxjerrë para meje dashurinë e madhe, ankthin e madh dhe dhimbjen që po e mbyste. Mes episodeve rri krenar një gjest kur nëna për darkë i fërgoi dy vezë e sa ia vuri para u sulëm ne, tre fëmijët, me sy të uritur. Babai sajoi mizaskenën. I tha nënës të shihte te pallto në korridor a i kishte çelsat e zyrës në xhep e sa ajo u largua na dha komandën, futjuni vezëve. Pas tre sekondash pjata ishte e larë.
Heroi im më bëri të qaj kur një ditë plot borë do shkoja ekskursion në malin e Moravës e më la galloshet e tij prej llastiku që mos më lageshin këmbët. Ai vetë shkoi mes llohës së shkrirë me këpucë që fusnin ujë e ashtu ndenji tetë orë sa erdhi në shtëpi me drithma nga acari. Mund të shtoj dhe sedrën që na kultivoi. Kur me vëllanë shkuam studentë u bë student edhe babai. Mësonin të tre, unë më kollaj se letërsi studioja. Ata ngulur mbi matematikë e kimi.
Ama asnjë çap pas. Përpara, thosh çdo ditë heroi. E si për kapak më vjen ndër mend albumi i fotografive. Thuajse në të gjitha babai im buzëqesh veshur me të njëjtën këmishë. Prej poliestri, prodhim i kombinatit të trikotazhit. Jo se e pëlqente, por se veç atë kish, laj thaj. Nga që rrogën e tij komplet na i dërgonte mua e vëllait në Tiranë, ku studjonim.
Babai im-heroi im, është temë universiale. Si ajo telekomanda që hap çdo lloj televizori. Kushdo atin e vet e ka idhull, mësues dhe shembull.
-Po unë që pata një baba me vese, që më rrihte e që ishte i alkoolizuar? - më pyeti Calja me gjysmë zëri.
-Edhe ti hero e ke. Nga ai ke mësuar të përbuzësh veset.
Babai si te ligjet e kohëve moderne. Na mëson me virtytet, por dhe me të metat e tij. Ai është PIN-i i veprimeve tona, i sjelljes dhe i qëndrimeve që mbajmë dhe që shfaqim. Ndaj është A e ADN-së. Ndaj është hero, i cili jeton edhe atëhere kur s’rron.../ CNA.al
Në një vend ku çdo gjë shkon mirë e bukur, ku qielli ë...
Fjala “manifestim” nënkupton lëshimin, dhënien e një mendi...
Në SHBA ka ende një debat të madh konspirativ për film...
Njeriu që ka dhuruar “spektakle” arrogance në mbledhje...
Albin Kurti ka tre alternativa: 1- Të jap dorëheqje s...
Mbretërorët shqiptarë, me forcat e tjera nacionaliste dhe ...
Për Carlon dhe bodigardët mediatikë të Kryeministrit, ...
Çfarë mendon makina inteligjente, për Shqipërinë, për ...
Sa më shumë ditë kalojnë, aq më e qartë behet se përse...
Zemani nuk jeton më. Fluturoi lart me brengën e madhe...
Një vëzhgim dhe një problem në “Big Brother” TESTI I ...
Me ardhjen e Rilindjes në pushtet, u gjallërua dhe një...
Turpërimin publik që po i bëjnë personazheve VIP duke ...
Pandora, kutia, e Pandorës, dhe heshtja! Si shpjegohe...
Sa lekë mori mjeku? 150 mijë. E arrestuan me vrap. Madje ...
Shqipëria vlerësohet e dyta në Europën Kontinentale sa i t...
Nëse Sali Berisha nuk do të ishte ky karakter njerëzor dhe...
Viti që shkoi u dominua nga agresioni i Rusisë kundër ...
Duhej të dilte skandali “McGonigal”, që shqiptarët të dëgj...
Ditët e fundit po diskutohet në mjedisin politik dhe në me...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Plani për të reformuar sistemin e pensioneve në Gjermani k...
Deri në vitin 2030 në Gjermani pritet të shpenzohen qindra...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...