Ekonomia e përditshme/ Çfarë ndikimi kanë çmimet e karburantit sot?
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...

Edhe një ngjarje tjetër e rëndë u është shtuar kronikave të shumta me vrasje dhe plagosje që s’rreshtin së qeni të pranishme në përditshmërinë tonë.
Një vrasës që duhej të ishte në burg, ka vrarë sërish.
Krimineli mori jetën e grave të pafajshme, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë, edhe pse ka në krye një grua, pasi mbajti një minutë heshtje, vazhdoi me avazin e vet, a thua se nuk ka ndodhur asgjë!
Edhe pse seanca me Kryeministrin ishte e planifikuar më parë, ngjarja makabër që ndodhi dje në rrethinat e Tiranës, mund dhe duhej t’i kishte imponuar Kuvendit një temë tjetër debati.
Sot seanca duhej ta linte mënjanë “Çështjen McGonigal” e në djall shkoftë ai dhe interpelanca me
Kryeministrin për të, përballë nevojës urgjente për një analizë dhe reagim të menjëhershëm shtetëror pas tragjedisë që ndodhi dhe që në fakt na shpërfaqi edhe një herë problemin më të madh të shoqërisë shqiptare; DHUNËN!
Kryeministri, ministrat dhe gjithë deputetët sot duhej të kyçeshin në ngjarjen kriminale e të mos dilnin nga Kuvendi pa zbardhur të gjitha përgjegjësitë se përse vrasësi nuk ishte në burg për krimet që kishte kryer më parë?!
Përse elementë të tillë nuk janë nën mbikqyrjen e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe ia dalin ta sfidojnë shtetin teksa kapërdisen të armatosur rrugëve të qytetit e mund të vrasin kë të duan?!
Çfarë nuk funksionon në tërësinë e mekanizmave shtetërorë që kanë për detyrë parandalimin e krimit?!
Mirëpo, për Kuvendin u quajt e mjaftë mbajtja e një minutë heshtje për tre gratë e vrara. Ndërsa për opozitën që e ka kërkuar seancën e interpelancës me Kryeministrin, është më e rëndësishme politika me
“Çështjen McGonigal” se sa jeta e grave të vrara, si dëshmi e një realiteti të trishtë që zymton çdo ditë e më shumë jetën tonë.
Afërmendsh, Kryeministrit sot i interesonte “Çështja McGonigal” sepse ajo jo vetëm e trasferon problemin gjetiu, përtej Atlantikut, por edhe sepse ai e dinte që do ta dominonte debatin përballë retorikës së lodhur të kundërshtarëve të tij. Një mundësi e mirë për t’i bishtnuar një problemi që do ta nxirrte zbuluar në Kuvend dhe përballë qytetarëve.
Ndërkaq, është e pakuptimtë ngurtësia e opozitës, e cila sot duhej të dëshmonte se halli i madh i saj është jeta e qytetarëve shqiptarë dhe krimi që po e dominon atë tragjikisht. Dhe m’u për këtë arsye të kërkonte shtyrjen e debatit me Kryeministrin për McGonigal-in dhe në qendër të punimeve të Kuvendit të vendosej ngjarja e rëndë kriminale dhe e gjithë kjo dukuri kaq e pranishme ndër ne.
Gratë fatkeqe ikën nga kjo jetë prej një vrasësi të cilin shteti e kishte për detyrë ta mbante në burg.
Nuk janë të parat që e pësojnë këtë fat prej mosveprimit të shtetit. Por, me gjasë nuk do të jenë as të fundit, sepse McGonigal është më i rëndësishëm për Kuvendin, hipokrizia e heshtjes së të cilit i vrau sërish sot gratë e mjera, një ditë pasi i vrau krimineli të cilin shteti e kishte për detyrë ta mbante në burg.
Dhe për ironi, kuvendarët deputetë, edhe gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë gjithashtu, vazhdojnë e flasim për McGonigal-in dhe dashnoren e zemëruar të tij!
Gjykatësi po shihte vëngërr në drejtim të dy palëve që...
Miq, takimi i shumëpritur i datës 27 shkurt 2023 në Br...
Unë do të vazhdoj të paraqes 12 parametrat që kam për të vot...
Nuk është lajm për datën 1 prill, por për 1 mars. Duke fil...
Edhe 33 vjet pasi komunizmi falimentoi dhe ra(ra, nuk ...
Qofsh qytetar i thjeshtë, intelektual, gazetar a çfarë...
Rilindje, ishte narrativë. Qeveri e përgjegjshme, ishte na...
Heshtja e Kikos për disa javë kishte ndezur vorbullën ...
Në një lajm që tronditi të madh dhe të vogël, Ministri i Inf...
Absurdistani, një vend i njohur për skandale të përditshme, ...
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një analizë dhe arsyetim jur...
Në një vend të quajtur Absurdistan, ku jeta virtuale e ban...
Biznesmeni Pellumb Salillari ka çuar në gjykatë vendimin e...
Nuk numërohen fjalimet, konferencat, seminaret, projektet, d...
Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi p...
I ngazëllyer nga dëshira e zjarrtë e popullit, e administr...
Gjatë dhjetë viteve të mbretërimit të sektit Rama në qever...
Të jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të...
Tri dimensionet e transformimit urgjent të sistemit un...
Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në emisionin e radhës “....
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...