"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Në një lajm që tronditi të madh dhe të vogël, Ministri i Infrastrukturës së Absurdistanit, njoftoi sot se është drejt përfundimit segmenti i tretë i lotit të parë të rrugës me gjatësi plot 19 metra që lidh lagjen Prush me lagjen Fan.
Njoftimi u prit me duartrokitje të nxehta dhe brohoritje të gjatë jo vetëm nga qindra banorë të dy lagjeve dhe banorëve të qyteteve fqinje të ardhur enkas për këtë aktivitet, por edhe nga mijëra banorë të Absurdistanit që entuziazmin e tyre e përkthyen në mijëra "like" dhe komente pozitive, ndërsa ndiqnin aktivitetin në "Facebook".
Në fjalën e tij Ministri i Infrastrukturës tha se këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me një rrugë 19 metra të gjatë, por me një koncept modern.
“Bëhet fjalë për fjalën e fundit të inxhinierisë moderne”. Me përfundimin e këtij segmenti nuk përmirësojmë vetëm cilësinë e jetës në Prush dhe Fan, por japim një mesazh të qartë për të gjithë vendin se infrastruktura në Absurdistan po ndryshon me shpejtësi.
“Miqtë e mi, kjo nuk është thjesht një rrugë, është shumë më tepër se kaq është simboli i angazhimit tonë të palodhur për progres dhe prosperitet. Dhe mos harroni kemi vetëm 10 vjet që na keni besuar qeverisjen.
Ndërkohë që kameramanët dhe gazetarët e shumtë të pranishëm në këtë ngjarje epokale po raportonin "live" këtë event, Ministri sqaroi detajet teknike të projektit si dhe sfidat dhe të papriturat që mund të dilnin gjatë mbushjes së gropave gjatë fazës 4, të segmetit të tretë, të lotit të dytë të rrugës.
“Pavarësisht vështirësive që mund të dalin, asfalti që do të hidhet këtu, duhet të jetë i cilësisë së tillë që të garantojë që pavarësisht efekteve të mundshme të ngrohjes globale, pavarësisht luhajtjeve të temperaturës, ngricave apo erës, shiut dhe furtunës.
Në fjalën e tij Ministri sugjeroi që ky segment mund të shërbejë si model për vendet e tjera të rajonit.
“Ne nuk jemi as xhelozë as kopracë. Ne këtu po vendosim standarde ekselence në infrastrukturë. Fqinjët dhe bota po mbajnë shënim. I ftojmë të vijnë dhe të shohin me sytë e tyre kantieret tona që nuk pushojnë as ditën, as natën, as ditët e javës dhe as në fundjavë.
Sot, - vijoi ministri, - kanë ardhur këtu banorët e qyteteve fqinje, nga 'Facebook'-u po na ndjekin mijëra të tjerë- përfundimi i kësaj rruge do të jetë një mundësi më shumë për zhvillimin e kësaj zone me potenciale të shumta”.
“Puna është fjala jonë, fjala është puna e tyre”, që ua ka zënë sytë zhvillimi dhe bëjnë sikur nuk shohin se po ndryshojmë jo vetëm faqen e Prushit dhe Fanit, por të gjithë Absurdistanit.
Dhe, më e rëndësishmja miq, - jam këtu për të përgënjeshtruar edhe një "fake news" të përhapur nga ata që kanë humbur rrugën. Nuk do të vendoset asnjë tra mes Prushit dhe Fanit.
Për këtë vepër nuk do të paguani asnjë qindarkë nga xhepat tuaj. Gjithçka do ta paguajë buxheti i Absurdistanit. Por, miqtë e mi edhe nëse shihni ndonjë tra, trau do të jetë thjesht për t’iu nderuar ju ushtarakisht kur të kaloni! Mos dëgjoni pallavrat e opozitës që ka humbur rrugën në oborr./CNA.al
Absurdistani, një vend i njohur për skandale të përditshme, ...
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një analizë dhe arsyetim jur...
Në një vend të quajtur Absurdistan, ku jeta virtuale e ban...
Biznesmeni Pellumb Salillari ka çuar në gjykatë vendimin e...
Nuk numërohen fjalimet, konferencat, seminaret, projektet, d...
Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi p...
I ngazëllyer nga dëshira e zjarrtë e popullit, e administr...
Gjatë dhjetë viteve të mbretërimit të sektit Rama në qever...
Të jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të...
Tri dimensionet e transformimit urgjent të sistemit un...
Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në emisionin e radhës “....
Pak kush e di që në hartën e madhe të botës, brenda nj...
Njerëzit janë të prirur që “erën” që mbajnë vetë ta nd...
Bashkësia që shumë flitet në instanca tona e deri në ...
Të shohësh Ramën në një opinion publik është e lodhshm...
Ngjarja e pabesueshme e shpëtimit të një fëmije 6-vjeçar, ...
Para disa vitesh ish Zv Ministri i Shëndetësisë në Qeverin...
A po planifikoni pushime të paharruara? A doni të përj...
Pavarësisht se sot shikojmë demostrime skenike nga këngëta...
Gazetari Hysni Gurra i është drejtuar me një letër të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...