
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një analizë dhe arsyetim juridik shterues për fatin e seancës së parë të gjyqit të Vulës të njoftuar për datën 3 mars.
Gjokutaj sqaron se Grupimi i Alibeajt nuk ka kërkuar të jetë palë kur shqyrtohej depozitimi i ndryshimeve të statutit të bërë nga Foltorja.
Alibeaj dhe juristët e shquar të Lulit, nuk pretendonin të ishin palë në atë proces.
E vetmja kërkesë që ankuesit (Alibeaj & Co) kanë bërë gjatë gjykimit në Shkallë të Parë ka qenë përjashtimi i gjyqtarit të çështjes Z. Agron Zhukri nga gjykimi i çështjes! Kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtarit Z. Arben Konstandini, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Alibeaj & Co pikërisht për shkak të mungesës së legjitimimit aktiv të Lulzimsave.
Me shumë gjasa, gjykatës do t'i duhet që t'i përcjellë Lulzimsat në shkallën e parë, ku do t'u duhet të hapin një padi themeli.
Kjo do të thotë që në këto zgjedhje PD do përfaqësohet nga Rithemelimi.
Më tutje, do rrojmë e do shikojmë!
Postimi i plotë i Genc Gjokutajt:
"Më datën 3 mars, Gjykata e Apelit Tiranë nuk do të gjykojë statutin e Rithemelimit të PD-së, të datës 11 dhjetor 2021, pasi:
1. Gjykata e Apelit në fillim të gjykimit, në bazë të ligjit, verifikon praninë e palëve dhe legjitimimin aktiv të tyre dhe posaçërisht legjitimimin e ankuesit (Alibeaj &Co) që ka ankuar çështjen!
2. Gjatë verifikimit të legjitimimit aktiv të ankuesit (Alibeaj & Co), Gjykata e Apelit do të konstatojë se ankuesi jo vetëm që nuk ka qenë palë në gjykimin në Shkallë të Parë, por as e ka kërkuar një gjë të tillë me kërkesë për njohjen e tyre (Alibeaj & Co) si palë e interesuar!
3. E vetmja kërkesë që ankuesit (Alibeaj & Co) kanë bërë gjatë gjykimit në Shkallë të Parë ka qenë përjashtimi i gjyqtarit të çështjes Z. Agron Zhukri nga gjykimi i çështjes! Kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtarit Z. Arben Konstandini, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Alibeaj & Co për përjashtim të gjyqtarit Z. Agron Zhukri pikërisht për shkak të mungesës së legjitimimit aktiv! Pra i palegjitimuari për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë u legjitimoka që të ankohet ndaj vendimit të këtij gjyqtari (Agron Zhukri), siç në mënyrë haptazi të kundërligjshme ka ndodhur!
4. Në këto kushte Gjykata e Apelit është e detyruar që në fillim të gjykimit të vendosë mospranimin e ankimit të ankuesit (Alibeaj & Co) për mungesë të legjitimimit aktiv të tij pa i hyrë fare dhe pa shqyrtuar shkaqet e paraqitura në ankim!
Kjo është rruga ligjore dhe kështu do të ndodhë! Kush mendon dhe shpreson ndryshe, nuk mund të ndihmohet dot as me presion politik dhe as me para!”./ CNA.al
Në një vend të quajtur Absurdistan, ku jeta virtuale e ban...
Biznesmeni Pellumb Salillari ka çuar në gjykatë vendimin e...
Nuk numërohen fjalimet, konferencat, seminaret, projektet, d...
Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi p...
I ngazëllyer nga dëshira e zjarrtë e popullit, e administr...
Gjatë dhjetë viteve të mbretërimit të sektit Rama në qever...
Të jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të...
Tri dimensionet e transformimit urgjent të sistemit un...
Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në emisionin e radhës “....
Pak kush e di që në hartën e madhe të botës, brenda nj...
Njerëzit janë të prirur që “erën” që mbajnë vetë ta nd...
Bashkësia që shumë flitet në instanca tona e deri në ...
Të shohësh Ramën në një opinion publik është e lodhshm...
Ngjarja e pabesueshme e shpëtimit të një fëmije 6-vjeçar, ...
Para disa vitesh ish Zv Ministri i Shëndetësisë në Qeverin...
A po planifikoni pushime të paharruara? A doni të përj...
Pavarësisht se sot shikojmë demostrime skenike nga këngëta...
Gazetari Hysni Gurra i është drejtuar me një letër të ...
Kur ke një strukturë të re, kur ke prokurorë që kanë k...
Ashtu si qindra mijëra shqiptarë, të cilëve u është bërë i...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...