Pallavrat 33-vjeçare me luftën kundër komunizmit
Edhe 33 vjet pasi komunizmi falimentoi dhe ra(ra, nuk ...

Nuk është lajm për datën 1 prill, por për 1 mars. Duke filluar pikërisht nga mesnata e sotme (me orën e Pekinit) Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut në jug të Kinës nis i pari shpërndarjen e biletave ajrore falas, një fushatë që do të zgjasë plot 6 muaj. Edhe autoritetet e turizmit në Rajonin tjetër të Posaçëm Administrativ, Makao, kanë njoftuar shpërndarjen e biletave falas këtë vit, në një përpjekje për të promovuar vendin.
Nga këto oferta nuk përjashtohen as shtetasit nga Shqipëria, të cilët udhëtojnë pa viza në Hong Kong e Makao dhe shumë shpejt, edhe në pjesën kontinentale të Kinës pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy shteteve.
Fushata "Hello Hong Kong" është quajtur mirëseardhja më e madhe në botë nga autoritetet lokale, të cilët kanë vënë në dispozicion të joshjes së turistëve një fond prej 2 miliardë dollarësh honkongas, ose 230 milionë euro. Ndryshe nga vendet e tjera që zgjedhin të sponsorizojnë turizmin përmes ftesave për influencuesit dhe blogerët e udhëtimit, Hong Kongu ka zgjedhur që turisti i saj të jetë çdo qytetar i globit. Për këtë qëllim janë vënë në dispozicion plot 500 mijë bileta ajrore falas, të cilat do shpërndahen përmes dy mënyrave:
E para është një lloj llotarie, kështu që fitimi i një bilete nuk është i garantuar; ndërsa tjetra është një ofertë, e cila ju lejon të blini një biletë dhe të merrni një tjetër falas.
Këto oferta ose llotari do të jenë të disponueshme në faqet zyrtare të linjave ajrore Cathay Pacific Airways, Hong Kong Express dhe Hong Kong Airlines. Biletat kanë një kohëzgjatje 6-mujore, janë të gjitha të kthyeshme dhe të klasit ekonomik, u nënshtrohen kushteve të linjave ajrore dhe nuk përfshijnë taksat që do të ngarkohen në momentin e lëshimit. Ndërkohë Makao, e cila ka njoftuar dhurimin e të paktën 160 mijë biletave ajrore gjatë 2023-shit, ende nuk e ka shpallur datën e nisjes së fushatës së saj promovuese.
Linjat ajrore të Hong Kongut do t'i shpërndajnë biletat sipas një renditjeje strikte, pasi periudha e parë, duke filluar nga mesnata e sotme, do t’u kushtohet fillimisht vizitorëve nga Azia Juglindore, të ndjekur nga Kina kontinentale, pastaj me radhë, turistëve nga Azia Verilindore dhe tregjet e tjera, përfshirë Europën apo Shtetet e Bashkuara.
Krahas lajmit të bujshëm të gjysmë milionë biletave falas që tërhoqi menjëherë vëmendjen e gazetave dhe revistave të të gjithë globit, Hong Kongu ka njoftuar një sërë eventesh dhe iniciativash të tjera, si festivale, konferenca, ngjarje të rëndësishme sportive dhe artistike. Nuk do mungojnë as pijet falas për mirëseardhje, ftesat për restorantet dhe baret në qytet dhe shumë surpriza të tjera.
Hong Kongu që rihapi kufijtë pas tri vitesh për shkak të COVID-19, provoi një tkurrje të numrit mesatar të vizitorëve nga 56 milionë në 2019-ën, në vetëm 605 mijë në vitin 2022.
Por sipas Fred Lam, administratorit të deleguar të Autoritetit Aeroportual të Hong Kongut, “ata që do të marrin biletat falas, shpresojmë të sjellin edhe të afërm dhe miq me vete", duke shtuar se ai pret një efekt shumëfishues, duke tërhequr 1.5 milionë vizitorë vetëm mes marsit dhe shtatorit të këtij viti. Po kështu autoritetet në Hong Kong po marrin parasysh edhe heqjen e maskave në fund të muajit mars, ndërsa Makao vendosi ta marrë këtë masë që nga e hëna e ardhshme.
Tani që Kina është hapur totalisht, fushata “Hello Hong Kong”, ka joshur më së shumti biznesmenët, të cilët rrugën më të lirë për të mbërritur nga Europa në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao, e kanë pikërisht nga aeroporti i Hong Kongut.
Si një nga rajonet më të zhvilluara të globit, aty dhe në qytetet përreth si Shenzhen e Guangzhou (dy nga fuqitë më të rëndësishme ekonomike të Kinës Jugore), zhvillohen me qindra e qindra panaire e aktivitete ndërkombëtare biznesi. Mjafton të përmendësh se nga Hong Kongu në pjesën kontinentale dhe anasjelltas lëvizin pa ndërprerje gjatë 24 orëve mjete nga të gjitha llojet dhe për të gjitha buxhetet, nga taksitë, autobusët, metrotë, trenat dhe anijet. Por më parë duhet të kesh një biletë për në Hong Kong, qoftë edhe Makao. Të cilën që sot mund ta kesh edhe ti që po lexon këto radhë. Falas. (CRI)
Edhe 33 vjet pasi komunizmi falimentoi dhe ra(ra, nuk ...
Qofsh qytetar i thjeshtë, intelektual, gazetar a çfarë...
Rilindje, ishte narrativë. Qeveri e përgjegjshme, ishte na...
Heshtja e Kikos për disa javë kishte ndezur vorbullën ...
Në një lajm që tronditi të madh dhe të vogël, Ministri i Inf...
Absurdistani, një vend i njohur për skandale të përditshme, ...
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një analizë dhe arsyetim jur...
Në një vend të quajtur Absurdistan, ku jeta virtuale e ban...
Biznesmeni Pellumb Salillari ka çuar në gjykatë vendimin e...
Nuk numërohen fjalimet, konferencat, seminaret, projektet, d...
Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi p...
I ngazëllyer nga dëshira e zjarrtë e popullit, e administr...
Gjatë dhjetë viteve të mbretërimit të sektit Rama në qever...
Të jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të...
Tri dimensionet e transformimit urgjent të sistemit un...
Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në emisionin e radhës “....
Pak kush e di që në hartën e madhe të botës, brenda nj...
Njerëzit janë të prirur që “erën” që mbajnë vetë ta nd...
Bashkësia që shumë flitet në instanca tona e deri në ...
Të shohësh Ramën në një opinion publik është e lodhshm...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...