Këlliçi konfirmon CNA: Ja kur do të njoftohet mbledhja e Këshillit Kombëtar
Ditën e sotme, CNA përmes një shkrimi bëri me dije se së s...

Në kuadër të 35-vjetorit të krijimit të Partia Socialiste e Shqipërisë, në një ceremoni të zhvilluar në Pallati i Kongreseve, u vlerësuan me medalje ari disa nga figurat historike dhe themeluesit e kësaj force politike për kontributin e tyre ndër vite në jetën politike dhe institucionale të vendit.
Mes të nderuarve ishin Gramoz Ruçi, Rexhep Meidani, Namik Dokle, Ylli Bufi, si dhe figura të tjera të njohura të Partisë Socialiste, përfshirë Valentina Leskaj, Anastas Angjeli, Musa Ulqini, Halil Lalaj dhe Besnik Baraj.
Gjatë ceremonisë, të vlerësuarit kujtuan sfidat e viteve të para të tranzicionit dhe rolin e Partisë Socialiste në zhvillimin demokratik të vendit.
Ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, është vlerësuar me medalje të artë, për kontributin e tij në Partinë Socialiste, gjatë 35-vjetorit të themelimit të PS dega Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Ruçi u shpreh i bindur se PS do të fitojë dhe mandatin e 5.
"Të dashur socialistë të Bashkisë Tiranë, Bashkisë Kamëz, Bashkisë Vorë, Bashkisë Kavajë dhe Bashkisë Rrogozhinë. Unë e kam të vështirë se më erdhi radha të parit të them dy fjalë. Kjo mirënjohje nuk është për mua dhe as për shokët e mi, sepse mirënjohja më e madhe për ne ishte ai besim që na dhanë socialistët ndër vite, për të qenë përfaqësues të tyre. Prandaj mirënjohja ime është për çdo drejtues të PS-së dhe për çdo kryetar organizate. Mirënjohja shkon për drejtuesit e PS sot, për Kryesinë e PS, për Grupin Parlamentar të PS dhe për qeverisjen e PS. Për ne të djeshmit drejtues të PS, është shumë sinjikativ fakti që në këtë 35 vjetor, kur shikojmë PS-së në pikëpamjen numerike, jo vetëm që nuk është rrudhur, por është zmadhuar. Jemi shpresplotë që PS sot është më vitale, më e fortë, më progresive dhe mandati i katërt është pak, ajo sigurisht do të sigurojë edhe mandatin e pestë. Amanet për drejtuesit e rinj të Kryesisë, të Asamblesë Kombëtare, do të kisha 2 gjëra: ‘e para, duajeni anëtarin e thjeshtë të PS, duajeni dhe respektojeni votuesin e PS, gjendjuni atij në gëzime e hidhërime. Nëse nuk ja zgjidhni hallin, qajani. I fundit apel që kam, është mbështesni vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë 2030. Mbështesni ambicien e Ramës për integrimin e Shqipërisë në BE. Mbështesni energjitë e Ramës për ta qeverisur Shqipërinë më mirë. Mbështesni përkushtimin dhe këmbënguljen e Ramës. Jam i bindur se duke bërë këto, fitorja e PS në 2029 është e sigurit”, tha Ruçi.
Në fjalën e tij, Rexhep Meidani shprehu dëshirën që Shqipëria të ecë drejt modeleve sociale dhe demokratike të vendeve nordike.
“Uroj që PS ta çojë Shqipërinë në modelet që kemi në vendet nordike, që edhe senatori i famshëm amerikan Bernie Sanders kërkon ta zhvillojë në Amerikë, dhe ne e dëshirojmë në Shqipëri”.
Ndërsa Namik Dokle theksoi se vlerat themelore të PS mbeten progresi dhe solidariteti.
“Më duket një mbrëmje e mrekullueshme e socialistëve të gjithë Shqipërisë. 35 vite më parë në këtë sallë u themelua PS me një mision të qartë dhe me një ëndërr të madhe. Ne që filluam politikët në atë kohë, nuk kishim shkollë politike, por kishim idealizëm. Kam patur nderit të drejtoj grupin e parë të PS, një grup i jashtëzakonshme, ku kisha 9 profesorë nga të gjitha degët. Idealet mbeten, idetë ndryshojnë, transformohen dhe disa ndoshta edhe harrohen, por thelbi i PS mbetet përgjithmonë dhe ai thelb është te germat e saj, PS që do të thotë progres dhe solidaritet. Këtë medaljen e pashë dhe thashë sa e bukur, Blendi Klosi ma tregoi dhe i thashë nuk kishte si mos të ishte e bukur sepse ai që ka dizenjuar këtë medalje, ka dizenjuar edhe Shqipërinë, Edi Rama”, u shpreh Namik Dokle.
Ish-kryeministri Ylli Bufi vlerësoi arritjet e partisë gjatë tre dekadave e gjysmë, duke nënvizuar se objektivi historik mbetet integrimi i plotë i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Unë besoj se çdo forcë politike mund të ngrihet në nivelin e misionit të saj politik nëse di të mbështete në përvojën e trashëguar. Sot unë dhe shokët e viteve të fillimit jemi krenar për rrugën e ndjekur dhe gjithçka që është arritur. Janë shumë gjëra për tu ndjerë krenar, por dua të veçoj faktin se shqiptarët e votuan PS që në momentin kur dalluan se mund të jetë një alternativë qeverisës e progresit të popullit, alternativë që e futi Shqipërinë në rrugën e zhvillimit të shpejtë dhe po e kurorëzon me objektivin historik, futjen në familjen europiane”, tha ish-kryeministri Ylli Bufi.
Edhe figurat e tjera të nderuara theksuan rëndësinë e trashëgimisë politike, solidaritetit mes brezave dhe rolit të PS në proceset e zhvillimit të vendit.
Ceremonia u shndërrua në një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për kontributin e brezit themelues të Partisë Socialiste, duke sjellë në vëmendje figurat që kanë luajtur rol kyç në historinë 35-vjeçare të saj./ CNA
Ditën e sotme, CNA përmes një shkrimi bëri me dije se së s...
Kryeministri Edi Rama ka lëshuar Erion Veliaj, kryebas...
Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë dhe Kryetari i Grupit Pa...
Kryeministri Edi Rama u ka bërë ftesë publike protestuesve...
Ervin Salianji, që së fundmi është quajtur dhe "Sali Salia...
Ditën e shtunë Partia Demokratike zhvilloi Kuvendin Kombët...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet nga Presidenti i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, në konfe...
Në konferencën e përbashkët me presidentin e KiE, Costa kr...
Kryeministri Edi Rama u ndal gjerësisht te çështja e integ...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, reagoi sot lidhur m...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, mbërriti...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim ...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë është shoqër...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konkursin Ndërkombët...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çësht...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, mbërrin ...
Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa do të mbë...
Deputeti Bujar Leskaj ka reaguar lidhur me ngjarjet e fund...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...