“Shifrat për turizmin janë të manipuluara”/ Berisha: Rama e ka vendin në qeli
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpë...

Deputeti Bujar Leskaj ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Zvërnec, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për situatën e krijuar.
Leskaj u shpreh se në një shtet ligjor nuk mund të ketë asnjë justifikim për përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore.
Sipas tij, ngjarja nuk mund të reduktohet në tejkalim kompetencash nga disa efektivë policie apo në gabime komunikimi nga drejtues lokalë të policisë.
Ai argumentoi se përplasjet janë pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së transparencës dhe keqqeverisjes, duke akuzuar qeverinë se ka krijuar kushtet për konfliktin përmes ndryshimeve ligjore në ligjin për zonat e mbrojtura.
Ai theksoi se përgjegjësia për ngjarjen nuk mund t’u atribuohet banorëve të zonës, investitorit apo organizatave mjedisore. Sipas tij, investitorët veprojnë brenda kuadrit ligjor të krijuar nga shteti, ndërsa organizatat mjedisore kërkojnë më shumë transparencë në proceset vendimmarrëse.
Leskaj kritikoi gjithashtu masat e ndërmarra pas incidentit, duke i cilësuar të pajustifikuara disa prej shkarkimeve në radhët e Policisë së Shtetit.
“Dënoj me forcë dhunën e ushtuar ndaj protestuesve në Zvërnec. Në një shtet ligjor, nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulme fizike. Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, nuk është thjeshtë punë tejkalimi kompetencash nga 2-3 policë privatë, apo një deklaratë e hartuar gabim nga drejtuesit e Policisë Vlorë, por është më e thellë. Është pasojë e drejtpërdrejtë e keqqeverisjes së sektit Rama. Rama është gjeneratori i përplasjes sociale dhe mungesës së transparencës. Reagimet e tij të sotme duken më shumë si përpjekje për të justifikuar veten, sesa për të bërë transparencë.
Rama duhet t’u japë llogari shqiptarëve pse ka gjeneruar ndryshimet ligjore në ligjin për zonat e mbrojtura që sollën edhe përplasjet në Zvërnec. Duhet të përgjigjet për pasojat që këto ndryshime ligjore dhe ligje të tjera të qepura me porosi kanë sjellë në terren. Në përplasjen në 30 maj në Zvërnec, nuk mund të fajësohen kurrësesi banorët. Por nuk mund të fajësohet as investitori, sepse çdo subjekt ekonomik kërkon të zgjerojë aktivitetin e tij, brenda kornizave që i krijon shteti dhe kornizave të ligjshme që ka nënshkruar. Nuk mund të fajësohen as shoqatat mjedisore, që kërkojnë më shumë transparencë.
Fajtori i vetëm është sektri Rama në pushtet, që ka bërë që shteti të mungojë në transparencë dhe vendimmarrje të qartë. Me valën e arrestimeve dhe pushimeve nga puna në Polici, që këto të dytat janë krejtësisht të paarsyeshme, Rama nuk mund të fshihet si fsheh struci kokën në rërë. Si qytetar i Vlorës, denoncoj në këtë foltore të shenjtë qëndrimin e qarqeve politike e mediatike greke, sipas të cilave Zvërneci është i banuar nga minoritarët me kombësi greke. Është shumë e shëmtuar përdorimi i një ngjarjeje të veçantë si dhuna në Zvërnec, për të mbështetur pretendime politike apo historike të pabazuara, që nuk përputhen me realitetin historik apo demografik të zonës”, tha Leskaj.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpë...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në Kuv...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Berat i c...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e inv...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berat për 35-vjetorin...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat për 35 vjetorin e P...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka dënu...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka marrë ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë fjalën e tij në se...
Ervin Salianji është një nga personazhet (nëse mund ta...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, komentoi sot pro...
Deputetja Ina Zhupa ka reaguar mesditën e sotme lidhur me ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje med...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot s...
Ish-deputeti Edmond Spaho ka reaguar sot lidhur me trazira...
Kryeministri Edi Rama, duke folur sot lidhur me situatën e...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij lidhur me projektin...
Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalën e tij lidhur me pr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...