web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Investimi në Zvërnec/ Këlliçi, me 5 pyetje për Edi Ramën

1 Qershor 2026, 19:05, Politikë CNA

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë ka folur për ngjarjet e fundit në Zvërnec.

Këlliçi i ka drejtuar gishtin jo vetëm kryeministrit Edi Rama, por edhe deputetëve socialistë të cilët sipas tij miratojnë çdo aferë korruptive.

Më tej, Këlliçi i është drejtuar me 5 pyetje Ramës në lidhje me Zvërnecin.

Deklarata e plotë e Këlliçit:

Ne Deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kemi vetëm një DETYRË!

Të marrim vendime në të mirë të qytetarëve dhe të vendit tonë.

Të votojmë ligje e marrëveshje që i shërbejnë qytetarëve dhe brezave që do të vijnë.

Por fatkeqësisht prej një dekade tashmë ndodh krejt e kundërta.

Sot vendi ynë po grabitet e plaçkitet jo vetëm nga Edi Rama dhe “organizata” e tij, por fajtor mbi të gjitha jeni ju në këtë anë të sallës, që me fuqinë e kartonit miratoni në heshtje çdo aferë korruptive.

Ajo që po ndodh në Zvërnec është fytyra e vërtetë e kësaj qëverie.

Grabit e dhuno qytetarët.

Dhunë në protesta.

Dhunë te Astiri,

Dhunë te 5 Maji,

Dhunë në Rrjoll,

Dhunë në Theth,

Dhunë kudo të jetë e mundur.

Prej nëntorit të vitit 2025 kam nisur të mbledh informacion nga Bashkitë e vendit për miliona e miliona metra katrorë tokë të dhëna në kundërshtim me ligjin, për parqe fotovoltaike, për kompani anonime apo shërbëtorë të pushtetit.

E të jemi të qartë të gjithë do kallëzohen penalisht.

Ne nuk mund të pranojmë kurrë që Edi Rama të privatizojë Shqipërinë dhe të largojë fermerët, të shpopullojë vendin apo ti vrasë tek onkologjiku.

Përsa i përket shqetësimit madhor të Zvërnecit, dua të jem i qartë që në fillim.

Ne si forcë politike jemi PRO thithjes së investimeve të huaja e projekteve me zhvillues brande apo kompani botërore, këtu nuk kemi asnjë shqetësim të tillë.

Problemi im dhe që mendoj duhet të jetë i të gjithëve ne është GRABITJA e pronës publike.

E dëgjuat të gjithë sot Edi Ramën sesi viktimizohej, tha çdo gjë që nga influencat e huaja e deri të fajësimi i Fatos Lubonjës, por nuk tha asnjë gërmë për problemin real.

Tani nga kjo sallë kam disa pyetje për ty Edi Rama.

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar mbi 100 ha tokë në Zvërnec, Karaburun dhe Palasë, të përfituara me dokumenta të fallsifikuara nga shtetasi Pëllumb Petritaj.

E ka fituar prokurori kurajoz Albert Kuliçi këtë betejë dhe ato 100 ha, do duhet të regjistroheshin SHTET.

1- A i ke regjistruar shtet?

2- A është Pëllumb Petriti pronar në tokën ku do kryhet investimi?

3- A është koordinatori jot pronar në tokën ku do kryhet investimi?

4- A është “bankieri” pronar në tokën ku do kryhet investimi?

5- Çfarë të ka thënë Engjëll Agaçi për atë pronë në vitin 2018?

Dil dhe thuaji shqiptarëve të vërtetën, atë të vërtetë që do të të përvëlojë ty dhe shpurën tënde plaçkitëse të Shqipërisë.

E nëse mendon se do shpëtosh duke heshtur e ke gabim, sepse transparencën do e bëjmë ne, opozita dhe Partia Demokratike e Shqipërisë./ CNA





Lajmet e fundit nga