web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Malaj: Tsipras do pushtet, Narta dhe Zvërneci nuk kanë grekë

2 Qershor 2026, 12:28, Politikë CNA

Arben Malaj: Tsipras do pushtet, Narta dhe Zvërneci nuk kanë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, reagoi sot lidhur me zhvillimet e fundit në Zvërnec dhe Pishë Poro-Nartë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj shprehet se në të gjithë peridhën kur ka shërbyer si deputet i Qarkut të Vlorës, nuk ka evidentuar asnjë herë prani të popullsisë me origjinë greke.

Sipas Malajt, ish-kryeministri grek që tani vjen me parti të re, Aleksis Tsipras, duhet “mirëkuptuar”, sepse me qëndrimet e tij që provokojnë ndjenja nacionaliste kërkon të marrë vota dhe të kthehet në pushtet.

“Lëreni Nartën të mbetet përherë ajo Narta e njerëzve punëtorë, arsimdashës dhe profesionistë të spikatur.

Asnjëherë e angazhuar në debate/grindje politike, as në kohën e komunizmit dhe as në kohën e demokracisë.

Kam qenë deputeti i tyre dhe asnjëherë nuk kam ndier ndonjë pakënaqësi, si dhe asnjëherë nuk i kam ndier të vetëdeklaroheshin grekë e të kërkonin të trajtoheshin si minoritet grek.

Duke festuar me njerezit e mrekullueshem te Nartes kur ata vijne cdo vit te festojne dhe cmallen me prindêrit, miqte dhe shokët e tyre.

Kur ne gjate vitevevte komunizmit thumbonim njëri-tjetrin, "ik or lab", "ik or çam", ik o arixhi apo ik o jevg, kurrë nuk u thoshim nartjotëve "ik or grek".

Prandaj, mos e importoni krizën e rëndë politike të Greqisë (midis partive politike greke lidhur me skandalin e përgjimeve) në ambjentin politikë shqiptarë

Tsipras duhet "mirëkuptuar", sepse kërkon të kthehet në pushtet dhe provokimi i ndjenjave nacionaliste konsiderohet si burim votash.

Por Narta dhe Zvërneci do të vazhdojnë të jenë të painteresuar dhe të pa keq përdorur nga politika.

Nuk isha dakord dhe prisja reagim vetëm diplomatik kundër deklaratës së kryeministrit grek,

i cili, duke qenë po ashtu në fushatë elektorale, pak vite me pare deklaroi në mes të Himarës se "Himara është djepi i helenizmit",

kur edhe sipas studiuesve grekë kjo nuk është një e vërtetë historike.

Edhe për Greqinë, si vendi ynë fqinj,

ne dëshirojmë të mos keqpërdorimin "shqiptarëve me pasaportë greke"

për provokime nacionaliste në Shqipëri.

Ditë të mira për të dy popujt, pa extreme nacionaliste”,-shkruan Malaj./CNA





Lajmet e fundit nga