
Ditën e sotme, CNA përmes një shkrimi bëri me dije se së shpejti pritet të mblidhet në selinë e PD-së Këshilli Kombëtar për të bërë zgjedhjen e Sekretariatit, Nënkryetarëve dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Ripërtëritja e Partisë Demokratike duket se është një strategji ku një pjesë e emrave do lëvizin, do largohen nga detyrat që mbajnë.
Burime zyrtare nga PD-ja i thanë CNA-së se do ketë lëvizje të mëdha në Departamente dhe Sekretariate dhe një ripërtëritje të plotë, me emra të rinj, me intelektualë, me anëtarë të Këshillit Kombëtar, por dhe me ekspertë të ndryshëm të fushave, të cilët do të jenë personat që do të përgatitin programin e qeverisjes së nesërme dhe strategjitë elektorale të Partisë Demokratike.
Këtë e ka konfirmuar deputeti i PD-së Belind Këlliçi.
I ftuar në emisionin “A Krasta Show”, Këlliçi tha se nesër ose pasnesër do të bëhet njoftimi për datën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
Po ashtu theksoi se do të zgjidhet ekipi kryesor, Nënkryetarët, Kryetari, Sekretariatet dhe Departamentet.
“1600 delegatë patën pjekuri politike për t’iu përgjigjur me akt thirrjes që bëri Berisha për një ripërtëritje të Këshillit Kombëtar. Po të shihni listën e fituesve të Këshillit Kombëtar, gjeni për herë të parë 60 % të rinj dhe gra, kjo s’ka ndodhur kurrë. Këtë luftë e kam udhëhequr unë për përfaqësimin e të rinjve në organet e Këshillit Kombëtar. Kësaj radhe e ka kaluar në përqindje pjesëmarrja e të rinjve. Ke të rinj të talentuar, ke intelektualë, ke ekspertë në fushën e IT, janë të paktën 32 pedagogë që janë përzgjedhur si fitues në listë, janë 18 zyrtarë. 4 studentë të Dhjetorit ’90.
Mekanizmi ishte me votë. Një delegat ka përzgjedhur mes figurave. Fleta e votimit është ndarë në tre kategori: një listë e dedikuar vetëm për burrat, një listë vetëm për gratë dhe një listë e dedikuar për të rinjtë.
Nesër ose pasnesër do të njoftohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Do të zgjidhet ekipi kryesor, nënkryetarët, kryetari, sekretariati dhe departamentet. Kam përshtypjen që në frymën e Kuvendit do të ecet edhe në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar”, tha Këlliçi./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka lëshuar Erion Veliaj, kryebas...
Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë dhe Kryetari i Grupit Pa...
Kryeministri Edi Rama u ka bërë ftesë publike protestuesve...
Ervin Salianji, që së fundmi është quajtur dhe "Sali Salia...
Ditën e shtunë Partia Demokratike zhvilloi Kuvendin Kombët...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet nga Presidenti i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, në konfe...
Në konferencën e përbashkët me presidentin e KiE, Costa kr...
Kryeministri Edi Rama u ndal gjerësisht te çështja e integ...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, reagoi sot lidhur m...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, mbërriti...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim ...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë është shoqër...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konkursin Ndërkombët...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çësht...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, mbërrin ...
Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa do të mbë...
Deputeti Bujar Leskaj ka reaguar lidhur me ngjarjet e fund...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...