E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Kandidati për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Arnold Kariqi, ka folur në një intervistë për CNA.al për garën dhe arsyet që e bënë t’i bashkohej asaj.
Duke e konsideruar si një sfidë me veten, Kariqi thekson se është angazhimi i tij ndër vite në mes të rinjve të FRPD-së, që e ka frymëzuar që të shkojë një hap më tej, duke kërkuar të drejtojë Forumin Rinor.
Ndërsa tregoi vlerësim për 5 kandidatët e tjerë që kërkojnë lidershipin e FRPD-së, ai tha se fushata po ecën mirë dhe se shpreson të jetë e ndershme deri në fund.
Për sa i përket debatit politik nëse i duhen ose jo politikës “non grata”-t dhe ish-spiunët, Kariqi e konsideron si një debat me prapavijë politike dhe se sot kemi më shumë nevojë për drejtësi, vlera dhe për të rikthyer ndjenjën e kombit dhe shqiptarizmit.
Në mbyllje, Kariqi dha edhe disa mesazhe për të rinjtë. Duke premtuar mbështetje, meritokraci dhe shpresë, ai i bëri thirrje që të mos zgjedhin emigrimin si mundësinë më të shpejtë për të fituar disa para më shumë, por të qëndrojnë pranë prindërve dhe të luftojnë për të ngritur tokën ku lindëm.
Përse vendosët të garoni për kreun e ri të FRPD?
Në fakt nuk bëhet fjalë për një vendim, por një rezultat të angazhimit tim ndër vite mes të rinjve të partisë demokratike dhe në aktivitetet e kësaj force politike. Pra vetiu vetë pjekuria e krijuar në këtë angazhim, më ka frymëzuar që të shkoj në nëj tjetër hap duke sfiduar të drejtoj forumin rinor, që për mendimin tim duhet të jetë një organizëm i gjallë dhe gjithnjë aktiv!
Cilin nga rivalët vlerësoni më shumë?
Në fakt i vlerësoj të pestë kandidatët si rival të denjë, për të cilët do të kërkoja që në këtë fushatë të paraqiteshin me ide të qarta për të sjellë një ndryshim të fortë të frymës së sjelljes së FRPD. Duhen vlerësuar të gjithë individët që morën iniciativën për të qenë pjesë e garës duke treguar që të rinjtë e PD janë këtu dhe gjithnjë do të sjellin figura të reja për të çuar më përpara vlerat e vendit tonë.
Së dyti duhen vlerësuar për guximin e tyre pasi është e vështirë që në këto ditë kur Partia Socialiste ka një mandat të tretë të sfidosh për të drejtuar një forum opozitar.
Por, sigurisht mendoj që eksperienca që unë kam në Partinë Demokratike dhe me ide të qarta për të vënë në lëvizje të fortë motorët e FRPD në të gjithë rrethet, më bën të ndihem më i sigurt për të fituar këtë garë. Por ajo çfarë do të shtoja është që të gjithë kandidatët do të kenë mundësinë që të ofrojnë idetë dhe propozimet e tyre kurdo dhe kudo nëse unë do të fitoj.
Cili është rivali më i dobët?
Rivali më i dobët do të ishte mungesa e konkurrentëve. Fakti që janë 6 kandidatë tregon që kjo fazë është tejkaluar. E dyta, rivali më i dobët do të jetë ai që përdor lëvizjet nën rrogoz duke përdorur apo intimiduar përmes ish drejtuesve apo drejtuesve. Pra nëse do të ketë të tillë, e sigurt që do të jetë humbësi më i madh. Por deri më tani procesi po ecën mirë dhe në dijeninë time kandidatët janë në terren duke takuar të rinjtë duke dhënë dhe marrë ide prej tyre. Shpresoj që fushata të jetë e ndershme deri në fund!
Cili është sekreti i fushatës suaj?
Nëse i përgjigjem kësaj pyetjeje i bie të mos ketë më sekret. Në fakt nuk kam të tillë përveç dashurisë për Partinë Demokratike, vlerat e saj, emocionet dhe energjisë që më japin takimet me të rinjtë dhe të rejat demokrate si dhe me ata që janë angazhuar prej vitesh në këtë parti.
Çfarë ka bërë mirë FRPD?
FRPD prej vitesh ka treguar se është forcë vitale. Sigurisht ka qenë aktive në të gjithë këto vite por që ka dhe shumë e shumë për të dhënë!
Çfarë nuk ka bërë mirë FRPD?
Për mendimin tim të rinjtë nuk duhet të punojnë vetëm për drejtuesit e FRPD, por duhet një angazhim i plotë i tyre aty ku janë dhe aty ku jetojnë. Duhet ti japim frymë përfaqësimi të gjithëve dhe ku secili mund të japë idetë për tu zbatuar. Pra një forcë që është gjithnjë në lëvizje dhe që do të jetë vendimtare për politikat që vendosen në çdo qytet, por po ashtu dhe për çështjet me rëndësi kombëtare.
A i duhen politikës "non grata" dhe ish-spiunët?
Shqipërisë në fakt i duhen vlera për të rikthyer ndjenjën e kombit dhe shqiptarizmit, pra për tu dhënë të gjithëve mundësinë për të qëndruar e zhvilluar në Shqipëri. Sigurisht për tu krijuar mundësinë të gjithëve të angazhohen kudo në botë jemi në një epokë të lëvizjes së shpejtë, por shprehja guri i rëndë në vendin e vet ka kuptimin e saj!
Së dyti shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe jo thjesht një term non grata. Pra çfarë kuptimi ka pyetja a i duhen politikës, kur të shpallurit non grata prej vitesh nën pushtetin e partisë socialiste vazhdojnë blejnë vota si në Durrës apo në Shkodër, vazhdojnë marrin tendera e vendosin për punësime. Pra vërtet nuk janë në një politikë aktive, por përmes pushtetit që kanë mbledhur vazhdojnë të kenë ndikim të fortë në vendimmarrjen e vendit apo të pushtetit vendor. Pra në këtë kuptim do të duhet të flitet me prova dhe ku drejtësia të veprojë për të dënuar këdo që ka abuzuar, përndryshe kjo nuk do të jetë zgjidhje por votat do të vazhdojnë të blihen duke e shtyrë vendin gjithnjë e më shumë në krizë dhe duke deformuar demokracinë tonë që tashmë është e brishtë.
Dhe më tej a i duhen vendit ata që firmosin kontrata korruptive miliona euro dhe politikanë që u kanë dalë letrat hapur dhe vazhdojnë të qetë. Ndaj theksoj dhe njëherë, Shqipërisë i duhet drejtësi pa kushte.
Sa i përket bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, është një debat që duhej të ishte zgjidhur 30 vite më parë në Shqipëri. Së pari dhe së paku pasi përmes dosjeve të pahapura mund të jenë peng në vendimmarrje të ndryshme. Së dyti për ti dhënë qetësi palëve të dëmtuara në 45 vite diktaturë. Tashmë 30 vite pas, ky debat rikthehet për mendim tim me prapavijë politike. Por kam një tjetër pyetje, a do të duhet që të zgjerohet edhe me tej problemi. Pra ish udhëheqësit e periudhës së diktaturës a duhen dënuar për veprimet e tyre, dhe a duhet të preken nga pasoja pasardhësit e tyre që u arsimuan dhe u ngritën politikisht falë abuzimeve të prindërve të tyre?
Është një pikë që pak kush e prek por nëse shikojmë konfigurimin e elitës së sotme politike duket qartë që kemi ndryshim emrash por jo familjeve që drejtuan vendin në 45 vite!
Çfarë i mungon sot rinisë?
Shumë prej të rinjve tashmë po humbin shpresën dhe ndjenjën e të qenurit Shqiptar. Nuk kanë hapësirë për të dhënë maksimumin e tyre në vendin ku janë duke kërkuar gjithnjë e më shumë të gjejnë veten në emigrim. Pra, nëse do ti japim hapësirën e duhur që të shprehin idetë e tyre dhe ku meritokracia do të gjejë vend mund të ndryshojmë shumë e më shumë. Kërkimi shkencor është nëj tjetër element që mungon për shkak se nuk kanë vlerësim, apo se pushtetarët i shikojnë me përçmim duke zhvendosur investimet në rrugë të tjera. Janë shumë pika që u mungojnë të rinjve por vetëm për mes tyre mund të arrihet që këto gropa të mëdha të mbyllen. Mos harrojmë që forca e rinisë është ajo që ka sjellë ndryshime të forta jo vetëm në Shqipëri. Sot rinia Shqiptare ka nevojë për udhëheqës!
Çfarë do t'u sillnit ju të rinjve?
Së pari do të nis me të dëgjuarin. Pra duke u kërkuar të angazhohen me idetë e tyre. Duke ju kërkuar të flasin për çdo çështje që është në interesin e tyre, të familjeve dhe komuniteteve të tyre. Por jo vetëm ti dëgjoj, por ti kthejmë ato në projekte që duhen realizuar dhe duke i mbështetur kudo ku janë që këto probleme të gjejnë zgjidhje.
Arsimimi, kërkimi shkencor do të jetë një element thelbësor për të cilin askush nuk flet. Sot për shkak të teknologjisë bota është më e vogël dhe informacioni shumë më i shpejtë. Të rinjtë shqiptar nuk janë më pas se të rinjtë kudo në botë, por ajo çfarë u mungon është mbështetja, shtysa për të krijuar.
Shumë të rinj kanë problem se u kërkohet të vihen në shërbim të individit, por duke u dhënë hapësirën e meritokracisë do të kemi shumë prej tyre që mund të ofrojnë aq shumë sa askush nga ne nuk e kemi menduar!
Rinia ka një gamë mjaft të gjerë për të folur sa do të duhej një kohë e gjatë, por jam i vendosur që do të jenë ata që do ti japin orientimin e duhur FRPD dhe më tej edhe shoqërisë Shqiptare.
Cili është mesazhi juaj për të rinjtë?
Mesazhi im për të rinjtë është të mos reshtin së foluri, së përpjekuri. Shqipëria është vendi unë, i paraardhësve tanë dhe do të jetë i fëmijëve tanë. Vetëm përmes tyre dhe vullnetit të tyre vendi ynë do të mund të zhvillohet duke mos cënuar as traditën e as kulturën tonë, por duke e përcuar atë si një vlerë për bashkimin evropian dhe për të treguar se shqiptarët janë të aftë të ndërtojnë shtetin dhe për të rritur ekonominë e tyre.
Pra mos zgjidhni emigrimin si mundësinë më të shpejtë për të fituar disa para më shumë, qëndroni pranë prindërve tuaj dhe luftoni për të ngritur tokën ku lindëm për ti dhënë shqipërisë vendin që meriton!/E.T-CNA.al
Deputet mbështetës të ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha...
Kandidati për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë D...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Arnold Kariqi, njëri nga 6 kandidatët për lidershipin ...
Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur garën për ...
Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, ka s...
Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar për t’iu përgjigju...
Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka ndarë qëndrimin e saj ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike për p...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka reaguar pas shkarkimit të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cil...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Partia Demokratike vijon me pyetësorin ndaj qeverisë p...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në një dalje për me...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar për instalimin e nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Mes batutash, kryeministri Edi Rama ka folur për krizën en...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrim të ashpër nda...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për BE...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...