“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me periudhën e viteve '90, kur ai ka shërbyer si diplomat në Shqipëri.
Në një intervistë për emisionin “Noë me Erla Mëhillin” në Euronews, Hill ka ndarë detaje edhe lidhur me marrëdhëniet që ka pasur asokohe me kreun e PD-së, Sali Berishën.
Më tej ish-ambasadori është pyetur për qeverisjen aktuale dhe kryeministrin Edi Rama. Hill tha se nuk ishte detyra e tij të komentonte politikën shqiptare, por shtoi se është krenar për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA.
Pjesë nga intervista:
Erla: Pranverën e vitit ’91, kur ju erdhët në Shqipëri, ju punuat me disa nga figurat politike të kohës. Keni pasur kontakte me Ramiz Alinë, presidentin e fundit komunist. Në atë kohë besoj keni pasur kontakte edhe me Sali Berishën, që në atë kohë ishte lider i PD-së, forca që rrëzoi komunizmin dhe solli pluralizmin në Shqipëri – sigurisht edhe me mbështetjen tuaj. Dhe figura të tjera, Gramoz Pashko, Fatos Nano etj. Si e kujtoni ish-presidentin e fundit komunist Ramiz Alia dhe bisedat me të për çështjen e hapjes së vendit dhe nisjen e reformave politike?
Hill: Patjetër, këto reforma ishin duke ardhur dhe në fakt u nisën nga riemërimi i Partisë Socialiste, edhe pse PS kishte shumë anëtarë edhe nga Partia e vjetër e Punës. Sigurisht që duhet kuptuar që PS kishte shumë persona të cilët kishin ardhur nga sistemi, i kishte prodhuar Ramiz Alia, madje edhe Enver Hoxha. Dhe më pas doli Partia Demokratike dhe ishte diçka ndryshe, pasi ata ishin duke thënë se nuk kishin lidhje me ish-strukturat qeverisëse, nuk kishin asnjë lidhje me Partinë e Punës, përkundrazi ata ishin shumë të rinj, shumë të orientuar drejt Perëndimit. Pra me patjetër që lëvizja e Solidaritetit në Poloni kishte një ndjesi që gjërat ishin duke ndryshuar edhe në Shqipëri. Pra, qartazi, kur je një diplomat, ti punon me këdo që është aty. Le të jetë kush të jetë, unë nuk mund të them që më pëlqen ai apo më pëlqen ky, nuk është kjo puna ime. Dhe meqë ra fjala, më duhet ta them se sa herë që jam përpjekur të bëj diçka të tillë ose të paktën në mendjen time, gjithmonë jam gabim. Pra është mjaft e vështirë që ti të vendosësh liderët e tu, dhe është e pamundur që të vendosësh liderin e një shteti të huaj dhe e respektoj këtë gjë. Nuk dua t’i bëj reklamë librit tim, por ju keni për të parë disa shembuj aty tek libri im ku unë jam duke thënë se është e pamundur që ti të zgjedhësh liderin e dikujt tjetër, është detyra e tyre, e këtyre shteteve.
Mendoj se Ramiz Alia ishte nga ata njerëz… më falni, Fatos Nano ishte nga ata persona të cilët përfituan nga sistemi i vjetër dhe po shikonin se si të përfitonin edhe nga sistemi i ri. Pra nuk është se kishte një vullnet të mirë ndaj tij në atë kohë. Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike ishte duke ardhur, ishte diçka e re, shumë dinamike në atë kohë. Unë vazhdoj të ndjej se kushdo i cili zgjidhet nga partitë është një çështje e brendshme, është për shqiptarët që t’i zgjedhin këta, nuk është puna e diplomatëve. Dhe nuk ndjehem rehat me këtë ide, më ndodh shpesh jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera, vijnë tek ambasadori amerikan dhe thonë: “Çfarë po bën ti?” Sikur është zgjedhja jonë, por nuk është zgjedhja jonë. Në rrethana më të mira ti je aty për dy-tre vite, dhe në rastin tim unë më pas u largova drejt Azisë. I përket shqiptarëve që duhet të jetojnë me këtë lider.
Erla: Patjetër, ato janë zgjedhje të popullit shqiptar, ju duhet thjesht të punoni. Megjithatë, si kanë qenë marrëdhëniet tuaja me liderin e Partisë Demokratike Sali Berisha aso kohe?
Hill: Mendoj se kishim marrëdhënie korrekte. Ju mund të shikoni në fillim dhe mund të shikohej që prej fillimit që PD nuk ishte një familje e madhe e lumtur, nuk ishte e tillë. Dhe në fakt shumica prej partive politike nuk janë të tilla, shumica prej partive politike kanë kundërshtitë e tyre, konkurrencat e tyre dhe gjëra të tilla, diçka të tillë mund ta shikoni edhe në Shqipëri. Ajo që mund të them si diplomat i huaj është: shikoni të punoni me njëri-tjetrin sepse vëmendja ndërkombëtare është tek ju. Dhe njerëzit mund ta duan Shqipërinë por me shumë gjasa nuk u pëlqejnë problemet politike të Shqipërisë, pra njerëzit duhet të kuptojnë që këto probleme janë problemet tuaja dhe ju lutem mos kini pritshmëri që t’jua zgjidhim ne problemet tuaja. Dhe mund të shikoja brenda PD që nuk ishte shumë ndryshe nga partitë e tjera, ju keni rivalitete të ndryshme së brendshmi dhe ky nuk është problem im, është problem i tyre. Problemi im ishte që të përpiqesha të inkurajoja njerëzit që kur të takoheshin me një zyrtar të lartë amerikan si Baker-i, ti nuk do të jesh në një situatë të tillë kur dikush do të thotë: “Unë jam miku, mos i dëgjo këta të tjerët, unë jam miku yt”, sepse njerëzit nuk duan ta dëgjojnë diçka të tillë. Ne nuk jemi të interesuar në gjëra të tilla dhe meqë ra fjala, nëse je një shqiptar që i thua një sekretari shteti amerikan “puno me mua, mos puno me atë”, kjo nuk është shumë efektive.
Erla: Megjithatë Sali Berisha, dikur lideri i parë që solli pluralizmin me mbështetjen e SHBA, sot i shpallur non grata po nga SHBA. Cili është komenti juaj për këtë?
Hill: Unë kam disa vështrime personale mbi këtë çështje, me deklarimin e personit non grata, personave të cilët janë politikanë kundrejt kriminelëve. Megjithatë unë nuk jam i sigurt nëse shprehja e mendimit tim personal si ish-diplomat do të ishte një ide e mirë, kështu që do t’i mbaj për vete këto vështrime. Kështu që pres pyetjen tuaj të radhës.
Erla: Po për kryeministrin aktual Edi Rama dhe qeverisjen e tij tashmë në mandatin e katërt, si e keni njohur dhe çfarë mendoni?
Hill: Unë dija për të nga gazetat e asaj kohe, nuk e mbaj mend nëse kam qenë në Poloni në atë kohë kur e dëgjova për herë të parë emrin e tij ose ndoshta mund të kem qenë edhe në Kore kur e dëgjova për herë të parë. Por kam dëgjuar emrin e tij dhe ka qenë gjithmonë pozitiv, por mendoj se herën e parë kur ne u takuam me të vërtetë ka qenë në vitin 2015, diçka e tillë.
Erla: Pasi kishte ardhur në pushtet, dhe çfarë mendimi keni për të dhe për qeverisjen prej gati 4 mandate?
Hill: Edhe një herë, nuk është detyra ime të komentoj politikën tuaj, ju duhet të merrni një politikan shqiptar dhe t’i bëni pyetje të tilla politike. Unë jam një diplomat amerikan, ajo që mund të them është se ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë, ne jemi shumë krenarë për marrëdhëniet tona, shumë të lumtur që Shqipëria u bë një aleate e Natos dhe të shikojmë progresin që ka bërë Shqipëria në këtë drejtim. Për sa i përket anëtarësimit në BE, kam qenë në Bruksel dhe kam dëgjuar plot fjalë mjaft të mira për Shqipërinë dhe ajo që mund të them është që vijoni në këtë mënyrë dhe të mos pyesni diplomatët e huaj të komentojnë për politikanët shqiptarë. /CNA
Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill k...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka folur mbrëmjen e sotme l...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur mbrë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në e...
Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reag...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryemi...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë fjalën në foltoren...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka bërë ...
Deputeti i PD-së, Igli Cara ka mbajtur fjalën e tij në fol...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Ka nisur foltorja e opozitës para Kryeministrisë. Protestu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shpre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në deklaratë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se p...
Në Ditën e Rinisë, 8 Dhjetor, deputeti Belind Këlliçi ka n...
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Aman, kryeqy...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të rinjve që...
Deputeti demokrat, Eno Bozdo, ndau sot qëndrimet e tij lid...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, u ndal sot te situa...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka ndarë një mesazh me ra...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...