“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Deputeti Bujar Leskaj, shprehet se qeveria pretendon se çdo akt normativ i nxjerrë prej saj ka në fokus mbështetjen e qytetarëve, ku në fakt sipas deputetit, qytetarëve nuk iu është përcaktuar ende një minimum jetik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Leskaj shkruan se, jemi i vetmi vend në rajon dhe në Europë, që edhe pse minimumin jetik e kemi të përcaktuar si njënormë ligjore nga të drejtata kushtetuese ende nuk ka një shifër fikse zyrtare të përcaktuar.
Sipas deputetit, arsyeja është e qartë. “Nëse qeveria do të njihte një minimum jetik, atëherë asaj do t’i duhej ta kompensonte këtë varfëri, ashtu si ndodh në vendet demokratike të botës. Po për aq kohë sa qeveria nuk e njeh zyrtarisht një vlerë të përcaktuar të minimumit jetik do të vazhdojë të nxjerrë akte normative në “kurriz” të qytetarëve shqiptar për interesat e veta dhe të oligarkëve që përfaqëson”, thotë Leskaj.
Më tej ai ka analizuar disa fakte, ku ndonëse janë bërë aktet normative ata që e kanë pësuar kanë qenë qytetarët.
"Si mund të pretendojë kjo qeveri se nëpërmjet çdo akti normative që nxjerr ka fokus mbështetjen e qytetarëve, ku pikërsiht këtyre qytetarëve nuk u ka përcaktuar ende një minimum jetik duke u shkelur dinjitetin dhe të drejtat që vetë Kushtetuta ua njeh?
Ndërkohë që jemi i vetmi vend në rajon dhe Europë, për të mos thënë dhe në botë, që edhe pse minimumin jetik e kemi të përcaktuar si një normë ligjore që buron nga të drejtat kushtetuese të qytetarëve, ende nuk kemi një shifër fikse zyrtare të përcaktuar.
Dhe arsyeja është plotësisht e qartë për të gjithë: Nëse qeveria do të njihte një minimum jetik, atëherë asaj do t’i duhej ta kompensonte këtë varfëri, ashtu si ndodh në vendet demokratike të botës. Po për aq kohë sa qeveria nuk e njeh zyrtarisht një vlerë të përcaktuar të minimumit jetik do të vazhdojë të nxjerrë akte normative në “kurriz” të qytetarëve shqiptar për interesat e veta dhe të oligarkëve që përfaqëson.
Në vijim të këtij shqetësimi kryesor që e sjell dhe në formën e një ri-kërkese për Qeverinë me qëllim matjen dhe përcaktimin zyrtar të minimumit jetik, po ndalem dhe në disa pika të këtij akti normativ si në vijim:
AKSHI ka qenë një ndër institucionet me mbështetje të vazhdueshme dhe ndër institucionet me fondet më të larta të prokuruara, kryesisht për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e tyre, ndërkohë i rritet buxheti edhe me 2.2 miliard lekë. Pavarësisht këtij fakti sërish ndodhemi para ekspozimit të të gjithë të dhënave sensitive. Dhe jo vetëm kaq, por është pikërisht kjo Qeveri që zyrtarizon dhe dhënien e një koncesioni të ri, “Për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës së çelësave publikë”, duke shtuar jo vetëm kosto mbi bizneset por edhe rrezikun për cënimin e të dhënave.
Rritja buxhetore me 1,8 miliard ose me 185% nga planifikimi fillestar të programit buxhetor të MFE “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme”.
Kjo rritje dhe këto pagesa lidhen me kostot e vendimit të Qeverisë për Kompensim Financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, vendim për të cilin në mënyrë të detajuar kam relatuar edhe më herët të gjitha problematikat, hapsirat për abuzime dhe pasojat për buxhetin e shtetit dhe jo vetëm. Parashtroj dhe njëherë shqetësimin se edhe në këtë moment ku kemi një rritje fondi prej 1.8 miliard për kompesim, ende mungon metodologjia e vlerësimit të kompanive fituese të tenderave shtetërorë, si dhe ende nuk është krijuar një regjistër apo databazë për kompanitë që janë subjekte të përfitimit të kompensimit nga Akti duke marr në konsideratë këtu dhe transparencën për ato subjekte që janë cilësuar me shkelje në procesin e tenderimit dhe nuk duhet të jenë përfitues të këtij kompesimi. Po kështu sjell në vëmendjen tuaj se kompensimi financiar i caktuar me një marzh nga 5-30%, lë shteg të hapur për abuzime, pikërisht për shkak të diapazonit të gjerë.
Po kështu programi i Transportit Rrugor dhe Furnizimi me Ujë dhe Kanalizime nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës paraqiten me shtesa buxhetore.
Kategoritë e Shpenzimeve të buxhetit që planifikohen të rriten janë: Shpenzimet Korrente me 3.2 miliardë Lekë, Shpenzimet Kapitale me 2.9 miliardë Lekë, Fondi Rezervë me 0.7 miliardë Lekë.
Pra në një kohë kur qeveria për menaxhimin e krizës duhet t’i ul shpenzimet korrente dhe ato kapitale, vepron në mënyrë të kundërt duke i rritur, duke dëmtuar kështu edhe më tej ekonominë e qytetarëve shqiptarë, buxhetin e shtetit dhe njëkohësisht duke nëpërkëmbur rekomandimet e institucioneve më të larta ndërkombëtare si FMN për ulje të shpenzimeve kryesisht atyre kapitale dhe operative. Rikujtoj se vet kjo Qeveri nëpërmjet Ministrisë së Financave i pati premtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) se gjatë vitit 2022 e në vijim buxheti i shtetit nuk do të ndryshonte me akt normativ dhe se gjithashtu do të rishikohej me ulje zëri i investimeve kapitale.
Shpenzime personeli dhe ato për subvencione shfaqen me reduktim. Në shpenzime personeli ka ndikuar shkurtimi i Fondit për politikat të reja pagash nga 2.4 miliardë Lekë planifikuar në fillim në 1.9 miliardë Lekë. Sipas INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2022 u vlerësua 7,5 %. Nëse e krahasojmë vetëm me muajin janar të këtij viti, ku treguesi ishte 3.7%, rritja e inflacionit është në nivele kritike, niveli më i lartë në 20 vitet e fundit. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë po arrin 10%. Pra në këtë akt normativ me qëllimin për mbështetje e krizës ekonomike, kjo qeveri nuk e sheh aspak problematikë rritjen e çmimeve dhe inflacionit, si rrjedhojë dhe nuk merr asnjë masë për rritjen e pagave dhe indeksimin e tyre në raport me kostot që kjo krizë ka sjellë”, shkruan Leskaj./ CNA.al
Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka deklaruar se mund të pran...
Nga mëngjesi, Kryeministri Edi Rama ka zënë televizionin d...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka sulmuar ...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka reaguar pas shpalljes së p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët ka...
Në konferencën e përjavshjme për media, kreu i PD-së, Sali...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përkujtuar sot kryengritjen...
Ndërkohë që ditën e sotme, "toka shqiptare është hedhur në...
Partia Demokratike e Lulzim Bashës, nëpërmjet kurtizanëve ...
Sot po mbahet një tryezë e përbashkët e OSBE-së me komisio...
Ilir Meta, kreu i PL-së, politikani, i cili ka mbi 30 vite...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tregoi...
Analisti Andi Bushati ka kritikuar kryeministrin Edi R...
Lajmi i shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike të Shq...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pë...
Është votuar në Parlament akti normativ për ndryshimet...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është përplasur me ministr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Ku...
Kryedemokrati, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e K...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...