web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush dhe pse e filmoi Safet Gjicin? Një sqarim me pikpyetje dhe një e vërtetë për foton me Sali Berishën

17 Qershor 2023, 18:08, Politikë CNA

Kush dhe pse e filmoi Safet Gjicin? Një sqarim me pikpyetje dhe një e

Një video virale u shpërnda në rrjetet sociale mbrëmjen e së enjtes dhe u përhap me shpejtësi ditën e djeshme, ku tregohej kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie me një vajzë.

Disa media vendosën thjeshtë të raportonin lajmin, të tjera nxorën edhe video, nxorën edhe foto. Safet Gjici u shkarkua direkt nga kryeministri Edi Rama.

Më pas, Gjici bëri edhe një sqarim publik, ku kërkoi ndjesë dhe dha edhe dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Kukësit.

Në fakt, ai tha se ishte një kurth që i ishte ngritur atij nga kundërshtarët e tij politikë. Për këto u përpoqën shumë edhe mediat dhe propaganda e Rilindjes.

Partia në pushtet, apo vetë kryeministri e kanë strategji denigrimin e goditjen qoftë edhe të një anëtari të tyre dhe një kryebashkiaku, apo gjetjen e alibive kur ai bie “dëshmor”, pasi kapet me video, korrupsion, etj.

Vetë kreu i qeverisë ka thënë përgjegjësia është personale, por ama puna e tyre është në grup për të sjellë Ramën në pushtet, ndërsa kur u “rrëshket këmba”, kryeministri i lëshon. Për më tepër, propaganda i anatemon, ose ju gjen alibitë, sipas rastit.

Sqarimi i Gjicit dukej se nuk qe i shkruar prej tij, por thuhej se ai kishte një histori me këtë vajzë dhe nga ana tjetër, shumë nga mediat servile të pushtetit, dhe kryesisht ato të paguara me paratë e pista të korrupsionit të inceneratorëve dhe aferës së shekullit filluan të nxjerrin foto të vajzës dhe gjithashtu të ngrenë alibi se e kishin bërë kundërshtarët politikë, ashtu siç kishte thënë Safet Gjici.

Kush dhe pse e filmoi Safet Gjicin? Një sqarim me pikpyetje dhe një e

Në fakt, dje në disa medie lexoje edhe argumentin se vajza ishte një “agjente e SHISH”-it, por më shumë punonte për një emision investigativ në një televizion dhe asgjë më tepër sesa kaq. 

Kush e filmoi Safet Gjicin në zyrë ?

Ka pasur shumë të dhëna në qarqet mediatike se videoja qe bërë për llogari të emisioni investigativ  por dhe private,  vajza punonte për një program investigativ? Ende nuk është sqaruar dhe nuk është konfirmuar publikisht nga drejtuesit e ndonjë emisioni, por gjatë ditës së djeshme kishte rënë zia.

Ka pasur një diskutim se do jepej  ditën e enjte. Më pas nuk është dhënë emisioni, por është ndryshuar, dhe videoja ka rrjedhur.

Videoja mund të ketë rrjedhur nga teknika, nga transmetimi, nga personat e kamerave të fshehta e të tjera si këto, por një nga versionet e qarqeve mediatike p?r filmimin e zotit Safet Gjici është fakti se vajza e ka bërë videon për llogari të dikujt tjetër, një ish-zyrtari famoz të qeverisë Rilindje - LSI, dhe me pas të jetë çuar n? emisionin investigativ “Fiks Fare”, në “Top Channel”.

Nga ana tjetër, mediat siç e thamë më sipër, në shërbim të pushtetit, kanë nxjerrë foto me Sali Berishën, që do të thotë se alibia e asaj videoje dhe shkrimet se vajza ka filmime me ministra, me zyrtarë, në zyra e të tjera, lënë të kuptohet se ka qenë në një aktivitet të mirëfilltë mediatik me kamera të fshehta çantë.

“Fiks Fare”, apo emisionet investigative,  përdor rëndom çanta grash që vendosen në një pozicion, por këto gjenden rëndom tashmë nê Tirane,  Pozicioni i vendosur në filmim, ku vajza në fakt e di që po inçizohet dhe fytyra e saj merret përballë.

Por, videoja nuk është prerë për të mos u identifikuar personi që është në këtë video, dhe duket qartazi se nga burimi videoja është publikuar e plotë, bashkë me fytyrën e vajzës me iniciale A.K.

Shumë nga mediat u përpoqën që të denigrojnë imazhin e vajzës, shërbimin e saj, nxjerrjen e videos e të tjera si këto.

Pyetjet që duan përgjigje për videon e Safet Gjicit

CNA nuk publikoi videon, raportoi thjeshtë dhe vetëm lajmin. SPAK ka filluar hetimet, por tashmë duhet zbardhur ajo që është më e vërtetë. Pse është filmuar Safet Gjici? Cila ka qenë arsyeja?

Sepse pyetjet që lindin janë të shumta. Janë filmuar për llogari të një investigimi gazetaresk? Për korrupsion? Për gjobëvënie? Për shantazh? A është kërcënuar Gjici me këtë video?

Pasi kujtojmë këtu edhe një deklarim të bërë nga zoti Rama, kryeministri në detyrë, i cili pak javë më parë në “Top Channel”, në emisionin e Grida Dumës tha se për fotot e tij nudo atij i ishte vënë gjobë, ishte shantazhuar, i ishin kërkuar para.

A ka ndodhur e njëjta gjë dje, pardje me Safet Gjicin?

A janë dhënë para që emisioni të mos transmetohet dhe cilat kanë qenë arsyet?

Këto janë pyetje që lindin normalisht, por pa ngritur asnjë akuzë.

SPAK duhet të zbardhë pse është filmuar Safet Gjici? Për shkak se ka pasur lidhje? Apo ka pasur ndonjë aferë korruptive? Pë të sqaruar çdo alibi të mundshme propagandistike.

Kush dhe pse e filmoi Safet Gjicin? Një sqarim me pikpyetje dhe një e

Çështjen e lidhjes ai mund ta thotë publikisht për t’i shpëtuar akuzave për korrupsion apo shantazh që mund të jetë bërë për llogari tenderash, etj, problematika që lidhen me detyrën e tij si kryetar bashkie.

Dhe në rast se do të ishte e tillë, investigimi, hetimi, zbardhja e të vërtetës nga SPAK do të tregonte jo pak.

Fotoja e vajzës me Sali Berishën dhe e vërteta

Për më shumë sesa një aferë erotike, një akt i shëmtuar në zyrën e një kryetari bashkie ka një prapavijë korrupsion, mund të ketë një prapavijë gjobëvënie të rëndomtë, të cilën SPAK duhet ta zbardhë.

E ka bërë një emision investigativ në “Top Channel”, e ka bërë një emision investigativ në një televizion tjetër, provat apo kudo që ka ndodhur, e vërteta duhet të zbardhet.

Tashmë, “kokat e nxehta” duket se janë më të qeta. Hilariteti i publikut në lidhje me videon ka rënë. Në qetësi, lindin shumë pyetje. Kush dhe pse e filmoi? Më pas, kush e nxori videon? Dhe pse u nxor videoja? Pse u sulmua vajza publikisht dhe iu nxor fotoja me Sali Berishën?

A ka qenë e dërguar nga emisioni investigativ në zyrën e doktorit me qëllim për të pasur një alibi të mundshme?

Të gjitha këto janë pyetje që askush nuk iu jep dot përgjigje për momentin, por dyshimet janë, të dhëna ka dhe SPAK duhet të hetojë dhe të vërtetojë si qëndron e vërteta, e cila nuk mund të jetë thjesht dhe vetëm një skandal erotik në tavolinën e kryebashkiakut të Kukësit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga