Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Maji i 2017 mbahet mend si muaji i takimit të natës mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Dhe nga ai takim doli marrëveshje e gjithëkomentuar edhe sot. Sali Berisha sot gërmon të gjejë armiq mes të gjithëve, por në atë kohë i vuri gjoksin Bashës duke e mbrojtur nga të gjithë dhe nga gjithçka.
Mes gjithë zërave që komentonin zhvillimet të PD, në atë kohë spikaste Ilir Rusmali, i cili paralajmëronte dërrmimin e PD-së.
I tërhequr nga komentimi në publik i zhvillimeve në PD-të e sotme dhe ndërsa ka zgjedhur si shumë të tjerë të merret me profesionin, CNA po risjell prononcimin dhe thirrjen e Rusmalit drejtuar Berishës në Shtator të 2017-ës.
I ftuar në RTSH, Ilir Rusmali, ekpert konstitucionalist, në një dalje të datës 14 Shtator 2017, iu përgjigj disa pyetjeve, midis të cilave edhe atyre që kishin të bënin me gjendjen në Partinë Demokratike.
Përsa i takon daljes më të fundit publike të ish- kryeministrit Sali Berisha dhe për të ardhmen e Partisë Demokratike, Rusmali u shpreh:
“Nuk ka krisje mes Bashës dhe Berishës.

Përtej kritikës së shfaqur nga ish-kryetari i Partisë, e cila nuk përbën surprizë, (duhet të kujtojmë se Berisha është i fundit jo i pari), Berisha u rreshtua shumë fort me dhe pas Bashës dhe në ndërhyrjen e tij ju tha dhe kundërshtarëve të zotit Basha, që ju nuk do jeni më në PD nëse do vazhdoni të mbani këtë qëndrim.
Në vlerësimin e gjendjes nga interesi i partisë dhe jo nga ai i kryetarit, zhvillimet nuk premtojnë për mirë.
PD ka nevojë për ndryshim rrënjesor dhe kjo nuk bëhet duke mbytur kritikën dhe duke larguar kritikuesit.
E ardhmja e të larguarve është e hapur.
E rëndësishme në diskutimin opozitar është shëndoshja e PD-së dhe këto sinjale nuk po vijnë.
Qëndrimi i Berishës nuk ndihmon!
Berisha duhet t’u kishte shpjeguar me qartësi demokratëvee se cila është vallja që po hedh tani kryetari i Partisë Demokratike. Nëse kjo është vallja e shpresës, apo vallja e vdekjes.

Sa kohë demokratët nuk janë të qartë, situata do vazhdojë të precipitojë.
Duhet konsideruar edhe një fakt tjetër! Situata që po kalon PD i ka krijuar disbalancim të gjithë politikës.
Nga njëra anë kemi performancë solide të mazhorancës dhe nga ana tjetër kemi një performancë shumë diletanteske të opozitës, dhe kjo reflektohet te dëshpërimi që po krijon tek mbështetësit”.
Pas 6 vjetësh, pas rrudhjes dhe copëzimit të pandalshëm të PD-së, gjithkush sot e ka të qartë se cila ishte vallja që po hiqte Basha.
Kurse Basha tani ka nisur të deklarojë se muzika në atë kohë luhej nga Berisha./ CNA.al
Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me zgjedhje...
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me krer...
Deputetja e Parisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për...
Safet Gjici, kryebashkiaku i zgjedhur i Kukësit në 14 ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment B...
Një video erotike është pulbikuar sot në rrjetet sociale, ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kërkoi kthimin në shtëp...
Kandidati për bashkinë e Tiranës në 14 maj, Belind Kël...
Ditën e sotme u bë virale videoja e kryebashkiakut të Kukë...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me videon e publik...
Ditën e sotme u mblodh Këshilli i Ministrave, ku mirat...
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme marrëv...
CNA raportoi ditën e sotme se qeveria ka shkarkuar Saf...
Sali Berisha ka dalë kundra vendimit të pavlefshmërisë së ...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka renditur disa arsy...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me homolog...
Gjatë emisionit të gazetarit Ylli Rakipi, ka pasur një deb...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Kuçovën, Left...
Gazetari Arian Çani ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me...
Analisti Baton Haxhiu, i cili njihet si një nga njerëzit p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...