“Skavica është varri i Dibrës”/ Berisha: Ndërtimi i hidrocentralit, aferë korruptive
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeveri...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka publikuar pamje të reja me dron nga inceneratori i Tiranës ku ka denoncuar shërbimin e trajtimit të mbetjeve që ndodh në këtë incenerator, për të cilin sipas Kryemadhit paguhen 29 Euro/Ton.
Gjatë një deklarate për mediat, Kryemadhi shprehet se në Landfillin e Sharrës vijojnë mos trajtohen proceset si ato të diferencimit, trajtimit të mbetejve dhe djegien e tyre për të prodhuar energji.
Deputetja e PL thekson se paratë nuk shkojnë për inceneratorin e Tiranës, por u kthehen në mënyra të tjera, Erion Veliajt që i bën këto pagesa, dhe qeveritarëve të tjerë.
Kryemadhi ka sfiduar kryeministrin Rama, që të shkojnë bashkë me mediat në inceneratorin e Tiranës për të parë që aty bëhet vetëm groposja e plehrave dhe jo përpunimi i tyre.
Fjala e plotë e Monika Kryemadhit:
Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë publik është bërë normalitet shumë i rrezikshëm në Shqipëri.
Kjo pandëshkueshmëri, ka bërë të rritet edhe arroganca e qeveritarëve tanë, të cilët blejnë dhe intimidojnë media kombëtare, në mënyrë që qytetarët të qëndrojnë larg nga e vërteta. Kemi parë këto ditë intimidim nga regjimi edhe të faqeve satirike online.
Në 17 Janar 2023, i kam treguar me ze dhe figure të gjithë shqiptarëve se si vidhen paratë e tyre përmes inceneratorit të Tiranës, ku mbetjet as nuk trajtohen, as nuk digjen, por vetëm groposen primitivisht, ndërkohë që nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë shqipërisë, inceneratori merr 29 Euro/Ton për gjasme shërbimin e trajtimit të mbetjeve.
Droni i të vërtetës filmoi për 180 ditë, dhe në 17 Janar, të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre se cfarë ndodh në Tiranë, që me grumbullimin e mbetjeve në një kamion të vetëm, edhe pse qyteatëve i kërkohet ti diferencojnë ato, por edhe panë faktin më skandaloz, se në Sharrë mbetjet as nuk diferencohen, as nuk trajtohen, lëre më të digjen për të prodhuar energji.
Sot, 75 ditë më vonë, ku pagesat e Erion Veliaj për Inceneratorin kanë vazhduar, atje vijon i njejti skandal i vjedhjes haptazi të parave të shqiptarëve.
Droni i të vërtetës u ngrit sërish ditën e djeshme, dhe ju ftoj të shikoni pamjet eksluzive për shërbimin e trajtimit të mbetjeve që ndodh realisht ne inceneratorin e Tiranës, për të cilin paguajmë 29 Euro/Ton.
Në këto 75 ditë, inceneratori i Tiranës ka marrë minimalisht 2 milionë e gjys euro, por nëse llogaritet edhe pagesat që ka marrë nga bashkitë e tjera dhe biznesi, kjo shifër mund të rezlutojë 4 apo 5 herë më e madhe.
Ja pra, që diferencimi e trajtimi i mbetejve nuk ka ndodhur.
Ja pra, që djegia e mbetjeve për të prodhuar energji, nuk ka ndodhur.
Ja pra, që pagesa 29 Euro/Ton nuk shkon për të marrë nga inceneratori i Tiranës shërbimin e kontratës koncesionare, por ato para u kthehen në mënyra të tjera Erion Veliajt që i bën këto pagesa, dhe qeveritarëve të tjerë.
I kërkoj Ramës, që sa humb kohë dhe para me izralitët duke paguar për lajme të rreme dhe duke blerë sekonda për të hedhur vrer në TV kombëtare kundra meje, bëhu kurajoz.
Hap dyert e inceneratorit dhe tregoji shqiptarve për krenaritë e tua. Shkojmë bashkë që sot.
Përse fshihesh dhe nuk ben transparencë?
Të dashur qytetarë,
Zero Iluzione nuk duhet të ketë për këdo zyrtar se do të shpëtojnë nga forca e ligjit për inceneratorët.
Pamjet e dronit të 17 Janarit 2023, i kanë zyrtarisht edhe organet e drejtësisë shqiptare.
Në 2016, reforma në drejtësi nuk u votua me 140 vota nga e gjithë klasa politike, që për 1 vjedhje që zbulohej, hetimi i saj të zgjatej dhe zyrtarët publikë të qëndronin të pandëshkuar, me mbrojtje nga shteti.
Nuk ka kompani në botë që mund të fitojë arbitrazh për mospërmbushje të kontratës! Këto mashtrime nuk mund t’i shiten sot qytetarëve shqiptarë.
Kjo është një kontratë e cila nuk ka përmbushur detyrimet, nuk ka kryer investimet, dhe ka korrupsion brenda të faktuar me fatura tatimore.
Ndaj edhe një kërkesë shkon edhe për Kreun e SPAK, që ta shikojë me vëmendje dhe në mënyrë të plotë dosjen, nisur nga faktet, jo nga SMS e kryeministrit.
Droni dhe faktet do vijojnë të buçasin fort për inceneratorët. Çdo fakt që më vjen edhe për intimidimin apo blerjen e drejtësisë do të bëhet publik. Ndërsa unë vazhdoj të bëj thirrje për transparencë, që ta hapen dyert e inceneratorit të Tiranës, ju garantoj se në 15 Maj , 1 ditë pas ikjes së Erion Veliaj nga karrigja që i lejon të bëjë pagesat për inceneratorin e Tiranës, nuk do të paguhet më për këtë vjedhje të përditshme të shqiptarëve./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeveri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezan...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi dit...
Në prang të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 1...
Dëshmia e Gabriele Tarroni Longinottit, ish-ortakut të Alb...
Sot bëhen plot 14 vite që Shqipëria është bërë pjesë e...
Avioni që mban emrin e shkrimtarit “Gjergj Fishta”, është ...
Prej disa kohësh CNA ka raportuar se PD-ja e vulës është n...
Deputeti Saimir Korreshi ka mbajur një qëndrim të kund...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano...
Nuk kanë të ndalur dorëheqjet në frontin e Partisë Demokra...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka bërë një ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një takimi me s...
Ish-kryeministri italian dhe njëkohësisht ish-Presiden...
Aktivisti dhe studenti Andrea Bregu, i cili e ka cilësuar ...
Kreu i grupit të “vulës”, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në l...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka re...
“JOQ” dhe “Lolita”, dy faqet të vetëquajtura “media”, u ve...
Kryebashkiaku i Tiranës gjatë inugurimit të kopshtit më të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...