Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar për akuzat se ka marrë para dhe ka lidhje me politikanë apo biznesmenë rusë, pranë presidentit Vladimir Putin.
Në një deklaratë për shtyp, Kryemadhi tha se shkrimet kundër saj filluan fill pas një artikulli të Projektit Ndërkombëtar për Raportimit e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për një organizatë izraelite, e cila ishte përfshirë në një fushatë baltosjeje kundër kundërshtarit politik të presidentit të Serbisë duke falsifikuar dokumenta bankare.
Ajo tha se raporti është falsifikuar nga një ekspert izraelit i eksplozivëve, Tal Hanan, dhe pretendon se ky person është përdorur nga kryeministri Edi Rama për të bërë shkrimet kundër saj.
“Gjashtë ditë më vonë, gazetat pro-qeveritare serbe filluan të botonin histori rreth llogarive të supozuara të kundërshtarit të Vuçiçit në offshore.
Për dy javë, akuzat për milionat e supozuara të kundërshtarit të Vuçiçit dominuan titujt kryesorë të gazetave. Gazetarët pohuan se kishin prova se llogaritë ekzistonin, komentuesit u shprehën se kishte pastrim parash dhe evazion fiskal, ndërsa zyrtarët kërcënuan me pasoja.
Dëshmitë e mbledhura nga OCCRP dhe partnerët e saj raportues sugjerojnë se raporti i falsifikuar i bankës është krijuar nga Tal Hanan, një ekspert izraelit i eksplozivëve që shet shërbime dezinformimi.”
Pra është ky grup, që quhet “Team Jorge”, i cili është botërisht i njohur si një falsifikator dhe prodhues dezinformimi për të mbajtur në këmbë autokratët.
“Team Jorge” e liderit Tal Hanan, ka një aktivitet të gjerë në ballkan dhe Tal Hanan është një emër i njohur edhe për organet e sigurisë të vendeve tona partnere.
Ka disa burime të cilat i besoj, më kanë krijuar bindjen se Edi Rama, shoku i ngushtë i planeve ballkanike me Aleksandër Vuçiç, mund të ketë përdorur të njejtat shërbime të Izraelitit Tal Hanan, për të prodhuar edhe fushatën e shpifjeve kundër emrit tim, që ka xhiruar në gojën e qeveritarëve dhe mediat e lidhura me ta këto ditët e fundit”, u shpreh ajo.
Sipas Kryemadhit, sulmet ndaj saj lidhen me denoncimet që ajo ka bërë për aferën e inceneratorëve.
Ajo tha se nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashtë territorit të Shqipërisë dhe asnjë marrëdhënie biznesi.
“Unë dua të sqaroj përpara opinionit publik, se Monika Kryemadhi, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashtë territorit të Shqipërisë. Dua t’ju konfirmoj, se nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi jashtë territorit të Shqipërisë. Si dhe nuk kam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private, as brenda, as jashtë vendit, në jetën time.
Arsyeja e angazhimit nga Edi Rama, të shërbimeve të ngjashme me ato që Tal Hanan ka ofruar në shërbim të Vuçiçit të Serbi, siç e deklaron OCCRP, kanë të bëjnë vetëm me një gjë: Inceneratorët!
Unë si kallëzuese e inceneratorëve, nuk i kthehem pas kallëzimeve të mija, për faktet flagrante të shkeljes së ligjit nga Edi Rama, Erion Veliaj, Armando Subashi, dhe të gjithë zyrtarët e zinxhirit të këtij grupi mafioz.
Për të gjithë shqiptarët, dua ta dini se këto shërbime të dezinformacionit janë të gjitha të financuara nga paratë tuaja. Ndaj paratë për inceneratorët nuk ndalojnë. Sepse ndaj, Erion Veliaj paguan cdo ditë inceneratorin e Tiranës, që ju e keni parë me video se Aty mbetjet as nuk trajtohen, as nuk digje, por vetëm hidhen kapic në mënyrë primitive. Sepse, me paratë që Erion Veliaj paguan inceneratorin e Tiranës, blihen media kombëtare brenda vendit dhe kontraktorë të botës së errët që ofrojnë shërbime nga më të dyshimtat”, deklaroi deputetja.
Gjithashtu, Kryemadhi paralajmëroi se të gjithë mediat e paguara nga inceneratorët që kanë nxjerrë lajmet kundër saj do t’i padisë në gjykatë.
“Megjithatë, ju rikujtoj edhe njëherë se, me artikujt, mediat, televizionet që ushqehen me paratë e vjedhura nga shqiptarët, do të shihemi në gjykatë. Ndërsa për Edi Ramën, të jeni të sigurtë se ai e di shumë mirë se çfarë e pret.
Ashtu siç i kam përmendur e para në Shqipëri marrrëdhënien dhe investimigimin e McGonigal, në 15 shtator 2022 në emisionin ‘Opinion’, ashtu do të dali e vërteta edhe për Izraeltitët e Ramës, me fushatën shumë të dobët të dezinformimit, kundër meje dhe opozitës shqiptare, me anë të së cilës ai kërkon në dëshpërim të shpëtojë veten e tij!”, nënvizoi Kryemdhi./ CNA.al
“JOQ” dhe “Lolita”, dy faqet të vetëquajtura “media”, u ve...
Kryebashkiaku i Tiranës gjatë inugurimit të kopshtit më të...
Zëdhënësja e Kandidatit të Opozitës për Bashkinë e Tiranës...
Lefter Alla, ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, u arrestua n...
Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur sëris...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në li...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka dek...
Kryetari i grupit të "vulës", Enkelejd Alibeaj ka mbledhur...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë një kon...
Atentatet dhe vrasjet e fundit të ndodhura në Shqipëri...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është nënshkr...
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ka treguar plan...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka folur për...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se puna në kanti...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, ësht...
Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë n...
Gazetari Arian Çani ka “zbërthyer skemën” e kryeminist...
Kandidati i Patisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Bel...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...