Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Ish-kryeministri italian dhe njëkohësisht ish-President i Komisionit Europian, Romano Prodi ka folur në një Podcast me ish-Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Në një bisedë që zgjat më shumë se 30 minuta në hapësirën e komunikimit “Public Square”, Prodi dhe Bushati flasin për disa çështje të rëndësishme të cilat janë kryefjalë e zhvillimeve politike të ditës dhe jo vetëm.
Prodi me një përvojë politike gjysmëshekullore mendon se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të mbarojë shpejt.
“Një prej pasojave të kësaj lufte është riarmatimi i Gjermanisë, çka në planin afatgjatë do të ndryshojë natyrën e Europës, sepse Europa deri tani ka pasur një motorr të formësuar nga Franca në fushën politike dhe ushtarake dhe nga Gjermania në fushën ekonomike. Gjermania për pesë vjet, do të bëhet lider edhe në politikën e jashtme edhe në politikën ekonomike. Dhe ky është një ndryshim i madh”, u shpreh ai.
Prodi mendon se “ky është momenti kur Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë një interesim për ta mbajtur të bashkuar Europën, sepse ka interesa objektivisht të ndryshëm ndërmjet SHBA-ve dhe Europës në fushën ekonomike”.
“Për shkak të luftës, Ballkani është harruar. Dhe ky është një gabim shumë i madh.Ballkani Perëndimor duhet patjetër të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi ish-Presidenti i KE-së më tej.
Prodi dhe Bushati biseduan edhe për nivelin e bashkëpunimit shqiptaro-italian dhe mungesën e përditshmërisë së kësaj marrëdhënie.
"Politika nuk i toleron hapësirat bosh, dhe nëse aty nuk është Italia, vendin e zë Turqia", deklaron Prodi.
Në pritje që politika europiane të ndryshojë, Prodi sugjeron një strategji 5-vjeçare për intensifikimin e lidhjeve dypalëshe.
Ai pretendon se “marrëdhëniet janë të mira, marrëdhëniet ekonomike janë të forta, por nuk ka asnjë ide sesi të vijmë tek një strategji që do të jetë shumë e dobishme edhe në funksion të negociatave me Bashkimin Europian”.
Prodi dhe Bushati biseduan edhe për intensifikimin e lidhjeve mes partive politike në Itali dhe Shqipëri me një vëmendje të posaçme rreth të përbashkëtave në politikë. Në këtë drejtim, ish-kryeministri italian e gjykon të nevojshëm ndërmarrjen e një aksioni të posaçëm përkundrejt qeverisë franceze, pasi vonesa e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE kthehet në një pengesë dhe jo në aset.
Ish-President i Komisionit Europian theksoi se “kuadri i përbashkët politik është i dobishëm për t’i kujtuar Italisë se ky është mision i saj. Ky nuk është një hap i papërfillshëm por një progres i rëndësishëm”./ CNA.al
Aktivisti dhe studenti Andrea Bregu, i cili e ka cilësuar ...
Kreu i grupit të “vulës”, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në l...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka re...
“JOQ” dhe “Lolita”, dy faqet të vetëquajtura “media”, u ve...
Kryebashkiaku i Tiranës gjatë inugurimit të kopshtit më të...
Zëdhënësja e Kandidatit të Opozitës për Bashkinë e Tiranës...
Lefter Alla, ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, u arrestua n...
Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur sëris...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në li...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka dek...
Kryetari i grupit të "vulës", Enkelejd Alibeaj ka mbledhur...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë një kon...
Atentatet dhe vrasjet e fundit të ndodhura në Shqipëri...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është nënshkr...
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ka treguar plan...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka folur për...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se puna në kanti...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, ësht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...