web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kemi fakte”/ Vokshi: Ne do bëjmë raportin, do t'ua dërgojmë ndërkombëtarëve

14 Nëntor 2024, 20:13, Politikë CNA

“Kemi fakte”/ Vokshi: Ne do bëjmë raportin, do t'ua

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka deklaruar se pavarësisht se ky komision nuk shkoi deri në fund dhe u mbyll pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrin Ilir Beqaj dhe Vilma Nushit, opozita do të bëjë raportin e saj në lidhje me aferën dhe do t’ua dërgojë ndërkombëtarëve dhe ambasadave pasi theksoi se ka fakte dhe prova për koncesionet.

“Kemi fakte dhe të dhëna, ne do bëjmë raportin tonë, do ua vëmë në dispozicion publikut, ambasadave, faktorit ndërkombëtar dhe kombëtar.

Deri më sot nuk i kemi bërë të gjitha publike duke shpresuar se do të vinim provat në një raport të përbashëkt. Mazhoranca ka patur një qëllim të mbrojë Ramën dhe Vilma Nushin.

Po ashtu dhe zotin Beqaj që e sollën dhe nuk e lanë të fliste”, tha Vokshi./ CNA





Lajmet e fundit nga