Asambleja e CDI/ Miratohet draft-rezoluta për Shqipërinë
Në Asamblenë e Unionit të partive të qendrës së djathtë (C...

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, inspektoi sot nga afër situatën në fshatin Sheqeras të Maliqit, aty ku argjinatura ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Ai tha se menjëherë pas shembjes, strukturat e kullimit, bashkia Maliq dhe ekipe të tjera në terren kanë nisur punimet rehabilituese, ndërsa pritet një shtim i forcave dhe mjeteve në orët në vijim.
Sipas ministrit, dëmtime të tjera janë shënuar edhe në zonën e Pyllit të Fazanëve, ku argjinatura e rrënuar po vështirëson prurjet që vijnë nga Dunaveci drejt Devollit. Për këtë arsye, po bëhet rishpërndarja e forcave dhe është kërkuar mbështetje shtesë nga Forcat e Armatosura. Mjete vetëshkarkuese janë vënë në dispozicion për mbulimin e dëmtimeve dhe rikthimin e funksionalitetit të argjinaturave.
Vengu paralajmëroi se ditët në vijim do të jenë të vështira, pasi reshjet pritet të rifillojnë, ndërsa toka, e rënduar nga uji, është “si sfungjer” dhe paraqet vështirësi të mëdha në punime. Ai theksoi se situata e rrëshqitjeve të dherave mbetet e pranishme, duke përmendur problematikën e madhe në Qafë Plloçë, ku u ndërhy me devijim rruge përmes operatorëve të zonës.
Në rang vendi, janë evidentuar 15 ura të dëmtuara, një pjesë e të cilave të shembura, që kërkojnë investime të konsiderueshme. Ministri u ndal edhe te mbështetja për banorët, duke theksuar se ka nisur shpërndarja e ndihmave të emergjencës dhe ushqimeve për blegtorinë, ndërsa bashkitë janë udhëzuar të paraqesin kërkesat për koncentratin dhe rezervat ushqimore të nevojshme.
Sipas tij, aktualisht në shkallë vendi janë rreth 1500 hektarë tokë nën ujë, ndërsa nivelet e ujërave kanë nisur të bien, çka krijon mundësi për rikuperimin e argjinaturave të dëmtuara. Vengu tha se do të ketë dëmshpërblime sipas parashikimeve ligjore, me bilancet përfundimtare që do të përcaktohen pas stabilizimit të situatës.
Ministri nënvizoi se projektbuxheti 2026 parashikon një qasje të re për mbështetjen e bashkive me risk të lartë nga emergjencat civile, me fonde shtesë dhe një shpërndarje më të drejtë të investimeve në infrastrukturën mbrojtëse.
"Jemi sot në zonën e Maliqit, në argjinaturën në Sheqeras ku ka patur dëmtime të konsiderueshme dhe në orët e para të shembjes së saj, drejtoritë rajonale të kullimit, bashkia Maliq, dhe forca të tjera që do shtohen në orët në vijim, janë duke bërë punime rehabilituese. Nga ana tjetër kemi dhe në zonën e Pyllit të Fazanëve një dëmtim argjinature, e cila vështirëson prurjet që vijnë nga Dunaveci në Devoll, ndaj po bëjmë një rishpërndarje të forcave duke kërkuar dhe angazhim shtesë nga forcat e armatosura. Po vijnë mjete vetëshkarkuese të ndihmojnë me volumet e mëdha që kërkohen për të mbuluar këto dëmtime. Jemi në gatishmëri, po shtojmë forcat, duhet të kuptojmë që kemi situata edhe të rrëshqitjes së dherave e masiveve malore, ku në Qafë Plloçë kishte një problematikë të madhe që na bëri të angazhohemi fuqimisht për të bërë një devijim përmes operatorëve të zonës. Do jenë ditë të vështira sepse rreshjet do rifillojnë, toka është si "sfungjer" praktikisht dhe është e vështirë të punohet në situata ku toka është shumë e pastabilizuar dhe e mbushur me ujë. Gjithsesi, po shtojmë forca në mënyrë që Maliqi mos të ketë problematikë në rreshjet që do pasojnë gjatë javës që vjen.
Ka në rang vendi 15 ura të dëmtuara, një pjesë prej tyrë është shembur dhe do kërkojnë investim domethënës. Qasja jonë është jo vetëm të qëndrojmë pranë banorëve pas kërkesave të kryetarëve të bashkive sa i përket rezervave materiale të shtetit, ka filluar shpërndarja e ndihmave në raste të caktuara. Kemi kërkuar gjithashtu nga bashkitë që të bëjnë kërkesat për sa i përket ushqimeve për blegtorinë, koncentrat për blegtorët e prekur, dhe jemi në kushte ku po shpërndajmë në mbarë vendin edhe ushqime për blegtorinë. Këto janë dy grupet më të prekura dhe strategjia jonë është tu qëndrojmë pranë duke ditur që do kemi ende rreshje, nuk jemi jashtë rrezikut. Thjesht është një moment dielli që mundëson të vazhdojmë punën në terren. Presim prurje në mbarë vendin me intensitet shumë më të ulët se 3 frontet e para meteorologjike, por edhe jugun e presim të vijojë të ketë prurje dhe basenet ujore në jug të vendit do vijojnë të kenë prurje, ndaj jemi në gatishmëri të plotë.
Evidentime do bëhen dhe kemi mundësinë të bëjmë dëmshpërblime sipas parashikimeve ligjore. Është herët për një bilanc, kemi vetëm bilance paraprake dhe na rezulton që kemi rreth 1500 hektarë tokë nën ujë. Ujërat po ulen në nivel në mbarë vendin e kjo na jep mundësinë të rikuperojmë argjinaturat. Ka diferencë të madhe mes bashkive që kanë arritur të bëjnë investimet e nevojshme dhe atyre qe skanë patur mundësi të bëjnë investime. Në projektbuxhetin 2026 ne kemi një qasje të re sa i përket mbështetjes së bashkive sidomos atyre me më shumë risk për emergjencat civile duke i ardhur në mbështetje me fonde shtesë me një shpërndarje investimesh më të drejtë se në të kaluaren", tha Vengu.
Në Asamblenë e Unionit të partive të qendrës së djathtë (C...
Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë ...
Gjuhëtarja Natasha Shuteriqi në podcastin “flasim” të krye...
Kryetari i Partitë Demokratike, Sali Berisha ndau sot fjal...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar sot situatën në ve...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka hedhur sot akuza për mu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedh...
Ish-ministri Ditmir Bushati u ndal sot gjerësisht në çësht...
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ndau sot një qëndrim ndr...
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali komentoi sot deklarat...
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpre...
Partia Demokratike ka kërkuar sot dorëheqjen nga detyra të...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shënim në rrjetet s...
Irfan Hysenbelliu, përmes mediave të tij, ka sulmuar opozi...
Gazetari Mentor Kikia komentoi deklaratat e bëra këtë të p...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qever...
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali ka reaguar pas deklar...
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj ishte mbrëmjen e sotme në ...
Drejtuesi Politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla ka ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...