Deklaratat e Komisioneres Kos për 11 majin/ Bylykbashi: Nëse do ishin të lira e të ndershme nuk do bënim reformën zgjedhore
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ndau sot një qëndrim ndr...

Ish-ministri Ditmir Bushati u ndal sot gjerësisht në çështjen e tranzicionit politik të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Në podcastin e tij të quajtur “Public Square”, Bushati kishte të ftuar politologen pranë Harvard-it dhe Universitetit të Michigan-it, Albana Shehaj.
Gjatë bashkëbisedimit, Bushati u shpreh se edhe pse kanë kaluar 35 vite nga rënia e sistemit komunist në vend, flitet ende për tranzicionin, por sfidat që lidhen me të.
“35 vite nga rënia e sistemit komunist dhe nga hapja e Shqipërisë me botën demokratike, ne ende në Shqipëri flasim për përmbylljen e tranzicionit. Për nevojën për ta përmbyllur. Dikur përmbyllja e tranzicionit është barazuar me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Mirëpo, kur lexon raportin e OSBE-ODHIR për zgjedhjet në Shqipëri apo raportet vjetore për të drejtat e njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit, apo raportet e Komisionit Europian, apo qoftë edhe raportin PISA që mat vlerësimin e sistemit të edukimit dhe dijes në Shqipëri, apo raporte të organizatave të tjera ndërkombëtare, duket që ne ende përballemi me sfidat kryesore të tranzicionit. Si do ta përshkruanit ju si studiuese, si shkencëtare politike por dhe si një njeri i cili ka bërë një rrugëtim akademik në institucione elitë në SHBA, siç është Universiteti i Michiganit apo Universiteti i Harvardit apo dhe nga kontaktet përmes projekteve të ndryshme kërkimore që ju keni, realitetin me të cilin ne përballemi dhe cilat duhet të jenë disa nga eksperiencat që ne duhet të kemi parasysh?”,-tha Bushati.
Ndërsa politologia Albana Shehaj theksoi se sot Shqipëria nga ana teorike nuk do të duhej të ishte më në periudhën e tranzicionit por do duhej të ishte një demokraci e konsoliduar dhe një ekonomi e rritur me vendin e vet në Bashkimin Europian.
“Sot Shqipëria nga ana teorike nuk do të duhej të ishte më në periudhën e tranzicionit por do duhej të ishte një demokraci e konsoliduar dhe një ekonomi e rritur me vendin e vet në Bashkimin Europian. Por nga ana tjetër, po t’i shohim faktet konkrete, nga ana ekonomike nuk mund të themi që Shqipëria është e njëjta Shqipëri e atyre para 35 viteve. Momentalisht, Shqipëria raporton rreth 3.5%-4% rritje ekonomike në PBB në baza vjetore. Papunësia është ulur ndjeshëm. Besoj është nën 10% gjatë dy viteve të fundit. Shqipëria kontribuon dhe ka një import të konsiderueshëm në botë. Domethënë, ka shumë indikatorë ekonomikë që thonë se Shqipëria po përparon.
Në fazën politike, pjesë e rëndësishme e tranzicionit ishte gjithashtu dhe premtimi demokratik. Shqipëria do të ishte një demokraci e konsoliduar në këtë moment në kohë. Kjo supozon një opozitë të fuqishme brenda vendit, supozon institucione shumë efikase që promovojnë dhe ruajnë të drejtat e qytetarëve shqiptarë, supozon gjithashtu një qeverisje efikase, një shtet të fuqishëm si brenda ashtu dhe në arenën ndërkombëtare. Supozon gjithashtu, të mos harrojmë dhe ligjin. Një ligj të fuqishëm dhe të paimplikuar me sistemin politik. Nëse i konsiderojmë të drejta të gjitha këto pika që sapo përmenda në baza konkrete dhe reale, shohim që Shqipëria nuk është ende në atë fazë ku tranzicioni supozonte të ishte në këtë moment në kohë. Forca e opozitës, të gjithë indikatorët nga burime të ndryshme, të dhëna konkrete nga Komisioni Europian, Banka Botërore, të dhëna konkrete sikurse është ‘Varieties of Democracy’ tregojnë që Shqipëria është ende një vend ku politika është e fokusuar, e centralizuar në duart e partisë në pushtet dhe ku opozita shihet jo vetëm me një nënvlerësim politik, por nuk njihet roli i saj në një kontekst të fortë dhe që duhet për të qenë një sistem i fortë politik e efikas.
Opozita është dobësuar gjithnjë e më tepër dhe nëse keni parasysh librat të cilët janë botuar së fundmi, ‘Hoë Democracies Die’ (Si vdesin demokracitë) nga Levitsky dhe Ziblatt, mungesa e forcës së opozitës sinjalizon një rikthim në autokraci dhe jo atë që supozon një tranzicion drejt demokracisë. Institucionet, sidomos në fushën e korrupsionit, Shqipëria lë shumë për të dëshiruar. Sistematikisht ne renditemi diku të 40-42 nga 100, në sistemin e forcës institucionale të Shqipërisë, gjë e cila nuk na pozicion ne me shtete të tjera të Bashkimit Europian, që supozohet kanë kaluar tranzicionin në mënyrë të sukseshme ose janë konsoliduar si demokraci. Teorikisht Shqipëria ka avancuar por hapat e saj, ato që priteshin të ishin galopante në sistemin demokratik dhe ekonomik, janë hapa të vegjël dhe janë tre hapa para e një pas. Të gjitha ato kritere që duhej të konsolidoheshin janë ende në proces”,-tha Shehaj./CNA
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ndau sot një qëndrim ndr...
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali komentoi sot deklarat...
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpre...
Partia Demokratike ka kërkuar sot dorëheqjen nga detyra të...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shënim në rrjetet s...
Irfan Hysenbelliu, përmes mediave të tij, ka sulmuar opozi...
Gazetari Mentor Kikia komentoi deklaratat e bëra këtë të p...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qever...
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali ka reaguar pas deklar...
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj ishte mbrëmjen e sotme në ...
Drejtuesi Politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla ka ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave...
Demokrati Ilir Alimehmeti deklaroi sot se protestat e opoz...
Komisioni Rregullator i KQZ-së certifikoi këtë premte në n...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar në rrjetet social...
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reag...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në Asamblenë e Përgjithshme të...
Kryeministri Edi Rama tha sot se tranzicioni politik në Sh...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka komentuar deklaratat...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot në distancë S...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...