"Kemi mision të thjeshtë e të qartë"/ Shehaj: T’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpre...

Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali komentoi sot deklaratat e bëra gjatë së premtes nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.
Në një intervistë në "Syri Tv", Zhulali deklaroi se vlerësimi i bërë nga Kos për zgjedhjet e 11 majit është i guximshëm, tëksa sipas saj, vendi gjendet në një kohë krize politike.
“Personi që ka kryesuar delegacionin e Parlamentit Evropian në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet, Michael Gahler, ndër të tjera ka thënë që në Shqipëri ne nuk duhet të mbyllim sytë përpara një problemi shumë të madh që është krimi i organizuar, i cili ka struktura të qëndrueshme dhe nuk është i interesuar që situata në Shqipëri të ndryshojë, për arsye se ata duan të mbrojnë strukturat e tyre atje.
Kjo është një deklaratë shumë e rëndë që shkon edhe më shumë, edhe përtej asaj që ka pranuar OSBE/ODIHR-i që është ndikimi i krimit në zgjedhje. Ai ka kaluar përtej duke thënë që krimi në fakt është i interesuar të mos lejojë rotacionin politik në Shqipëri. Pra e bën bashkëpunëtor të drejtpërdrejtë dhe të ngushtë qeverinë, partinë shtet, siç ka thënë OSBE/ODIHR-i, me krimin e organizuar dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjet në Shqipëri.
Prandaj, kundër kësaj deklarate kaq të fortë dhe këtij debati që ka patur pikërisht këto nota kritike ndaj zgjedhjeve në Shqipëri, nuk mundet që Marta Kos, po një zyrtare e lartë e Bashkimit Evropian, të vijë dhe t'i fshijë këto deklarata si nuk sikur nuk kanë ndodhur dhe të gjithë raportin e OSBE/ODIHR-it, qoftë atë paraprak prej 13 faqesh, qoftë atë përfundimtar prej 46 faqesh, ku nuk e cilësojnë në asnjë rresht dhe në asnjë paragraf që zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme.
Jo vetëm kaq, por dhe raporti i progresit, siç e quajmë ne, ose raporti vjetor i Bashkimit Evropian për Shqipërinë, që është 103 faqe, nuk e ka këtë cilësim. Pra ku e gjeti këtë guxim do ta quaja unë, shumë të madh, zonja Kos, që bën këtë vlerësim për zgjedhjet në Shqipëri, e aq më keq duke përkuar me kohën e një krize shumë të rëndë politike që ka kapluar qeverinë shqiptare pikërisht për korrupsionin galopant të gjendur në qeverinë shqiptare në nivelet më të larta, siç është rasti i zëvendëskryeministres dhe ministres së infrastrukturës, që për ironi të fatit, në raportin vjetor të Bashkimit Evropian, qarku që ajo drejtonte cilësohej si qarku më problematik për abuzimin me pushtetin për të favorizuar zgjedhjet në favor të Partisë Socialiste.
Kështu që këto deklarata, e përsëris, nuk janë vetëm një sfidë ndaj qytetarëve shqiptarë apo opozitës shqiptare, por janë një sfidë ndaj vetë institucioneve evropiane dhe organizatës së OSBE/ODIHR-it.
Kështu që besoj që do ta çojmë në këtë drejtim siç duhet të trajtohet. Pra kjo nuk është për t'u marrë as thjesht me një batutë, as për ta kundërshtuar me një deklaratë. Kjo kërkon një qëndrim të prerë dhe ne duhet ta bëjmë, mendoj unë, shembull këtë rast për të mos u përsëritur në të ardhmen, siç e kemi parë që është përsëritur në të kaluarën.
Pra do të vendosim një kufi, i cili nuk duhet të tejkalohet më nga asnjë zyrtar i lartë në Shqipëri.
Pyetjet që unë kam shtruar për Bashkimin Europian, janë fare të thjeshta dhe kanë të bëjnë me faktet. Pra fakti i parë, pyetja e parë që unë shtroj, është, në cilën prej 46 faqeve të raportit përfundimtar të ODIHR-it, apo 13 faqeve të raportit paraprak të ODIHR-it, gjendet cilësimi që në Shqipëri zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme?
Sepse nuk ekziston ky përkufizim, në asnjë nga këto rreshta. Përkundrazi, siç e thashë, mjafton tre elementë që janë përmendur në këtë raport, që në Shqipëri nuk pati një fushë loje të barabartë.
E para. Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet ku sundon partia-shtet, pra nuk ka një ndarje mes partisë dhe shtetit. Dhe elementi i tretë që e bën edhe më skandaloz, që krimi i organizuar ndikoi në zgjedhje, e thotë automatikisht, i rrëzon pra këtë që thotë zonja Kos, se zgjedhjet ishin të lira dhe të barabarta. Kjo është e para. E dyta, unë ngre një pyetje: Si ka mundësi që komisionerja Kos, ngre ose hedh poshtë raportin e OSBE/ODIHR, po dhe raportin e Parlamentit Evropian.
E përsëris, zonja Kos është komisionere që është votëbesuar nga parlamenti evropian. Kështu që nuk ka tagrin që ta hedhë poshtë deklaratën dhe misionin e një institucioni që qëndron mbi të, e para, dhe të mos harrojmë që për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri janë paguar para nga taksapaguesit evropianë, kështu që ato raporte janë bërë me përgjegjësinë maksimale dhe nuk mund të zhbëhen me një deklaratë aty për aty të zonjës Kos. Pra duhet mbajtur përgjegjësi”,-tha Zhulali./CNA
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpre...
Partia Demokratike ka kërkuar sot dorëheqjen nga detyra të...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shënim në rrjetet s...
Irfan Hysenbelliu, përmes mediave të tij, ka sulmuar opozi...
Gazetari Mentor Kikia komentoi deklaratat e bëra këtë të p...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qever...
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali ka reaguar pas deklar...
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj ishte mbrëmjen e sotme në ...
Drejtuesi Politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla ka ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave...
Demokrati Ilir Alimehmeti deklaroi sot se protestat e opoz...
Komisioni Rregullator i KQZ-së certifikoi këtë premte në n...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar në rrjetet social...
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reag...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në Asamblenë e Përgjithshme të...
Kryeministri Edi Rama tha sot se tranzicioni politik në Sh...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka komentuar deklaratat...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot në distancë S...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e hapje...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...