web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha zgjidhet zëvendëspresident i CDI, unionit më të madh të partive të djathta në botë

22 Nëntor 2025, 21:19, Politikë CNA

Berisha zgjidhet zëvendëspresident i CDI, unionit më të madh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur zëvendëspresident i CDI, unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.

Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban.  Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia./CNA





Lajmet e fundit nga