“Rama sillet si diktator”/ Berisha në Korçë: PD, forca politike më e mbështetur në histori
Kryedemokrati Sali Berisha, nga ‘Foltorja’ e kësaj së shtu...

Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, që e cilësoi si Edi një armik të egër të votës së shqiptarëve.
Në fjalën e ij gjatë ‘Foltores’ në Korçë, Berisha u ndal edhe te situata e Partisë Demokratike, që sipas tij është parti e paqes dhe e pamposhtur në kauzat e veta.
“Miqtë e mi, ne jo vetëm që nuk u zhdukëm, po ne mbrojtëm liritë, dinjitetin, kauzën e çdo shqiptari, në kushtet më të vështira. Në kushtet kur bëhej gjithçka kundra nesh.
Dhe sot jemi, jua garantoj unë ju, më të fortë se kurrë në ekzistencën tonë. Po, sot jemi më të kthjellët se kurrë dhe më të vendosur se kurrë në histori.
Sot ne vijmë, sot ne vijmë pasi keni faktuar shqiptarëve dhe botës, me dokumente, me mijëra, e mijëra dokumente se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se ai nuk zhvillon zgjedhje, po vetëm farsë elektorale. Dhe kjo, kjo është arritje e jashtëzakonshme.
Edi Rama do ishte humbësi më i madh në qoftë se nuk do të ndante 100 euro në mes të fushatës për çdo pensionist, duke shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Edi Rama do ishte humbës dhe pa gjykatës sot, në qoftë se nuk firmoste licencat për 28.000 hektarë kanabis në mbarë vendin. Do ishte humbës sot dhe pa gjyqit, në qoftë se nuk shndërronte administratën, shërbëtorët e qytetarëve, në terroristë politikë të votës së lirë. Edi Rama nuk do, do ishte humbës sot, në rast se nuk përdorte të gjithë fuqinë ekzekutive për leje ndërtimi, për certifikata, për të gjitha në mënyrë që të mashtronte për votat.
Por miq është ky është 35 vjetor dhe ne bëjmë bilanc. Ne absolutisht në historinë tonë kemi patur gabime, kemi patur të meta, kemi patur defekte, i kemi njohur ato, por një mësim, nuk e ka nxjerrë ai. Ne jemi të pamposhtur. Jemi të pamposhtur.
Po, po. Ne jemi të pamposhtur. Edhe, ne ja u kemi provuar. Ne ja u kemi provuar shqiptarëve.
Ne, kur ai ka nxjerrë tanket, ne u kemi vënë flakën tankeve të tij. Kur ai na ka vrarë, ne i kemi përzënë nga vendi ata, parti-krimi. Kur ai na izoloj, bëri gjithçka, ne triumfuam dhe shiheni ku është dhe ku do përfundojë ai sot.
Ne jemi parti e paqes. Paqja është forca jonë, por jemi të pamposhtur. Qëndrojmë. Në momentet më kritike, kjo parti ka patur si frymëzim dhe si moto: Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.
Po. Dhe pikërisht për këtë. Dhe pikërisht për këtë, ne kemi rrojtur për liri dhe ne do rrojmë për liri dhe ne do fitojmë.
Bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme për ta, për ta përmbysur raportin. Dështoi, dështoi dhe vetëm dështoi. Raportet e zgjedhjeve sepse si kryeministër, paguan dhjetëra e dhjetëra milionë euro taksat tuaja për të mashtruar me lobistë, me deklarata, me forma, me çdo formë. Por, falë punës që bënë demokratët, opozitarët, ne grumbulluam, paraqitëm mijëra, mijëra dokumenta. Kështu që zgjedhjet faktikisht u dënuan me vdekje.
Zgjedhjet ishin farsë dhe rekomandimi, dy, dy gjëra do më kujtoj, s'do lexoj raportin këtu. Por në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryetari i delegacionit që vizitoi Shqipërinë në zgjedhje, në raportin e tij rekomandoi:
Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Pra, në Shqipëri, zgjedhjet i bëri shteti kundra partive. Ishin farsë dhe nuk ishin zgjedhje.
Tjetri në Parlamentin Europian: Në Shqipëri, krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Jam mirënjohës shumë këtyre burrave, të cilët i thanë në aulat më të shquara të Europës të vërtetat, të vërtetat që ne mbronim”,-deklaroi Berisha./CNA
Kryedemokrati Sali Berisha, nga ‘Foltorja’ e kësaj së shtu...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso deklaroi sot se Partia Demokra...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur pasd...
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë pamje nga tr...
Demokrati Dorjan Teliti u ndal sot te përballja e opozitës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha rrëfeu sot në një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë sot copë...
Deuteti demokrat Flamur Noka ka reaguar pak minuta më parë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar një projekt...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar sot ndaj botu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregullore...
Turi i “foltores” së PD ka vijuar ditën e sotme në Manëz. ...
Ish-kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në një stud...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka vler...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...