Nis lëvizja pas pezullimit/ Fluks automjetesh në doganën e Kapshticës
Pas përfundimit të intervalit të pezullimit të lëvizjes, k...
Pas përfundimit të intervalit të pezullimit të lëvizjes, k...

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar sot ndaj botuesit Carlo Bollino,ndaj së cilit shprehet se bën presion ndaj debatit publik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se Bollino është model i një anti-gazetari që ndërhyn në administratë, duke i kujtuar disa raste të bujshme.
Sipas Këlliçit, politika nuk ka nevojë për roje privilegjesh të veshur si gazetarë, por për institucione të forta dhe media të lirë.
“Në një debat publik serioz, presioni nuk zëvendëson provën dhe insinuimi nuk zëvendëson përgjegjësinë!
Z. Bolino nuk më është përgjigjur me fakte, por me një monolog vetëjustifikues ku me ngut e shqetësim herë shkruan si gazetar, here si biznesmen dhe herë si kërcënues. Dhe gjatë ndërrimit të shpejtë të këtyre kostumeve i merret edhe fryma edhe mendtë.
Insinuimi pa prova dhe kërcënimi me SPAK ndaj një deputeti për qendrime politike, janë presion ndaj debatit publik, jo mbrojtje e fjalës së lirë dhe interesit publik.
Nga pikëpamja etike, dy mësime të vogla gazetarit “investigativ” për punët e opozitës në autoritarizëm po ia jap unë: ndërhyrja informale në administratë publike nuk zhbëhet duke e cilësuar “ndihmë për mik”. Kjo nuk është gazetari investigative, por ankth ndaj humbjes së autoritetit dhe privilegjeve si KarloMedia.
Unë nuk shqetësohem nga fyerjet. As nga presionet e aq më pak të Karlos. Madje po ia kujtoj se s’kam llogaritur pagatorët dhe shefat e tij (Ramën, Ballukun, Veliajn, etj.,) e jo më ushtarët e tyre!
Madje e inkurajoj Karlon të bëjë padi të re në SPAK ndaj meje, se kur kam fituar 11 të tilla deri tani në GJKKO, le të bëhen një duzinë, për të ngushëlluar dhimbjen Karlo.
Unë indinjohem nga tjetër gjë, nga normalizimi i një modeli anti-gazetari që ndërhyn në administratë, merr tokë publike në shkelje ligji, përdor median për privilegje nga pushteti, për të kërcënuar çdo zë opozitar dhe “u ngul” dhëmbët e presionit të rinjve (jo vetëm në moshë), që hyjnë të bëjnë ndryshimin në politikë, intelektualë, ekspertë a idealistë qofshin.
Politika nuk ka nevojë për roje privilegjesh të veshur si gazetarë, por për institucione të forta dhe media të lirë. Nëse Karlo mendon se presioni, insinuimi apo frika janë mënyra për të mbajtur pushtetin, gabon rëndë epokën.
Shqipëria ka hyrë në një fazë ku autoriteti as trashëgohet e as imponohet, por fitohet e justifikohet me standard, ligj dhe etikë. Dhe këtu është vija ndarëse mes një modeli që jeton nga mercenarizmi dhe një politike që ndërtohet mbi transparencën.
Unë zgjedh këtë të dytën, e vetmja që i bën nder shtetit dhe brezit që vjen”,-shprehet Këlliçi./CNA
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregullore...
Turi i “foltores” së PD ka vijuar ditën e sotme në Manëz. ...
Ish-kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në një stud...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka vler...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama ka kryer një vizitë në Qendrën Spita...
Ditën e sotme Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë ka...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim këtë të më...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot lidh...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kr...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat ësht...
Kryedemokrati Sali Berisha ndau sot një mesazh në vigjilje...
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në Petrelë, në...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi ndau sot një qëndrim li...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...