web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reshje shiu në formë shtrëngatash/ Moti për ditën e sotme

27 Korrik 2026, 07:12, Sociale CNA

Reshje shiu në formë shtrëngatash/ Moti për ditën e

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira dhe pas orëve të pasdites mot me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në veri dhe lokalisht në qendër të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshë.

Në mesditë reshjet pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu. Në orët e pasdites reshjet pritet të lokalizohen përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët, në mbrëmje ndërprerje në të gjithë vendin.

Temperaturat maksimale do të ulen deri në 31 gradë celsius.

Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës në bregdet, përgjatë zonave luginore si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzim në det i forcës 2-4 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga