web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Isha i deleguar aty minutën e fundit"/ Gjiknuri: Fitorja në Vlorë, më e bukura

28 Maj 2025, 13:33, Politikë CNA

"Isha i deleguar aty minutën e fundit"/ Gjiknuri: Fitorja në

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka dhënë një intervistë ku ka folur për fitoren e mandatit në zgjedhjet e 11 majit.

Gjiknuri tha se ishte një eksperiencë e veçantë me një garë të fortë, ku këtë herë përballja qe e drejtpërdrejtë.

Këtë fitore, Gjiknuri e quajti një rikonfirmim të modelit të tij politik.

Deputeti zbuloi se kandidimi i tij në Vlorë është vendosur në minutat e fundit.

Ishte një eksperiencë e veçantë. Për herë të parë unë përballesha me votën e drejtpërdrejtë, pavarësisht se kam udhëhequr shumë fushata, madje kjo është fushata ime e 11-të po të marrësh gjithë karrierën time politike. Ndryshe nga çdo herë tjetër përballesha në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gara qe e fortë. Kandidoja në një qark që isha shkëputur për 4 vjet si Vlora dhe isha i deleguar aty minutën e fundit. Pra, u përcaktova si kandidat në minutën e fundit dhe gjithë ky kontekst e bëri garën më interesante, më të vështirë, më konkurruese. Kënaqësia në fund është që merr mirënjohje nga qytetarët. Qe një rikonfirmim i modelit tim politik si ish-drejtues i qarkut politik, ku qytetarët vlerësuan historinë time politike dhe qe një votë shumë organike, aq më tepër pa asnjë lloj pushteti”, tha Gjiknuri./ CNA

 





Lajmet e fundit nga