Berisha: Asgjësimi politik i Ramës bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...

Në prag të nisjes së Maturës Shtetërore 2025, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me 145 administratorët e provimeve në të gjithë vendin, duke vënë në qendër të vëmendjes rolin kyç që ata mbajnë në mbarëvajtjen e këtij procesi kombëtar.
“Ju që jeni pjesë e rëndësishme dhe faktor kyç për mbarëvajtjen e një prej proceseve më të rëndësishme të sistemit arsimor, Maturës Shtetërore. Matura Shtetërore është një çertifikatë cilësie për sistemin arsimor, një moment i rëndësishëm për nxënësit tanë, për maturantët, pasi ne kemi mundësi që përmes një testi të unifikuar për lëndët që keni në testim, duke filluar nga Gjuha e Huaj, te Matematika, te Gjuha dhe Letërsia dhe te lëndët me zgjedhje, ne të kemi një evidencë të plotë të stadit ku gjendet sistemi arsimor në raport me arritjet.
Prandaj Matura Shtetërore është e rëndësishme në disa aspekte, pikë së pari për të matur arritjet e nxënësve tanë, e dyta për të vendosur urën e komunikimit mes sistemit parauniversitar dhe universitetit, sepse është një moment i rëndësishëm për nxënësit, për prindërit, për të garantuar që përmes këtij çertifikimi transparent, meritokratik, me integritet, t’u hapet rruga për zgjedhjen e degëve të studimit fëmijëve tanë, nxënësve tanë, maturantëve tanë, dhe kjo është shumë e rëndësishme që ne ta garantojmë. Duhet që ju si administratorë të provimeve të Maturës Shtetërore të ruani dhe të jeni garant të këtij procesi”,-tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit.
Ministrja Manastirliu foli për rëndësinë e administrimit korrekt të procesit të Maturës Shtetërore:
“Që nga momenti i ndarjes së tezave të provimeve, pra nga momenti i marrjes në Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe deri te shpërndarja e tyre në mënyrë diskrete, të kujdesshme, duke zbatuar të gjitha rregullat e administrimit të procesit të Maturës Shtetërore, për të cilat jeni njohur dhe sot gjithashtu do të keni një trajnim për këto rregulla, dhe deri te mbledhja e testeve dhe dorëzimi pranë QSHA për të filluar procesi i vlerësimit. Janë 145 qendra testimi për Maturën Shtetërore të përfshira në këtë hartë të Maturës Shtetërore që kërkon saktësi maksimale, korrektësi maksimale, transparencë maksimale, përgjegjësi maksimale nga të gjithë ne.
Ka një rëndësi maksimale puna juaj si administratorë të testimit dhe do të doja shumë ta shihni veten si garant të këtij procesi. Nuk duhet të ketë asnjë tolerancë në raport me procesin, në raport me të gjitha ato procedura standarde që do duhet të ndiqen nga secili prej jush në mënyrë shembullore”,-tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu theksoi se ky proces nuk është vetëm teknik apo administrativ por është një pasqyrë e cilësisë së arsimit që Ministria e Arsimit dhe Sporteve po ndërton çdo ditë.
“Ju jeni të përzgjedhur për aftësitë tuaja, të përzgjedhur për kapacitetet e treguara në punën tuaj për të menaxhuar procese të rëndësishme brenda sistemit arsimor. Jemi të bindur që me punën që kemi bërë në këto vite, me angazhimin që kemi treguar dhe në raport me përmirësimin e infrastrukturës, në raport me investimet në teknologji informacioni dhe gjithashtu me mbështetjen që u kemi dhënë mësuesve, ne do të kemi dhe do të shohim një përmirësim të cilësisë, dhe jam e bindur që këtë do ta tregojnë pikërisht vlerësimet ndërkombëtare dhe ato kombëtare”,-tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka deklaruar dje në ...
Teksa seanca plenare rikthehet ditën e nesërme, kryeparlam...
Biznesmeni i “varreve”, Indrit Sefa, në një nga shfaqjet e...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me anë...
Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgj...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokrat...
Belind Këlliçi ka deklaruar se në 11 Maj nuk ka patur zgje...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka shqyrtuar ...
Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në ...
Grigels Muçollari e ka quajtur një sfidë të vështirë kandi...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije se ësht...
Pasditen e sotme, avokati i kreut të Partisë së Lirisë...
Kandidatja e ASHM në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka a...
Adriatik Lapaj ka kërkuar që të rinumërohen votat në qarku...
Romina Kuko e cila kandidoi në listën e sigurt të Qarkut t...
Elton Rroshi, kandidati i PD-ASHM për deputet në Qarkun Ti...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat e kabinetit ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ball...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...