
Biznesmeni i “varreve”, Indrit Sefa, në një nga shfaqjet e tij televizive si jurist dhe politikan ka thënë se deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka marrë 30% të votave dhe PD le ta gëzojë etj., etj.

Mirë PD dhe Berisha vendosin Tritanin apo Ristanin që marrin 30%, po sikur të vinin Indritin sa do të merrte? Sepse në fakt edhe ky biznesmeni i “varreve” ka kandiduar dhe drejtuar PD-në, së fundi ishte një nga sekretarët e Lulzim Bashës që mori plot 1.39%.

Tritan Shehu atë parti ka, atë forcë ka dhe aq mund të sigurojë. Jo për të mbrojtur Tritan Shehun, por kur e thotë dikush përballë, p.sh. socialistët që marrin 60-70% apo kundërshtarët që kanë shumë vota, argumenti qëndron.
Por kur thotë dikush që vetëm ka humbur beteja dhe ka qëndruar pas Lulzim Bashës, është një nga shkaktarët e shkatërrimit të opozitës, një nga personat përgjegjës për betejat e humbura ligjore të PD-së, mjerë politika e media ku janë katandisur.
Biznesmeni i “varreve”, që është edhe jurist, ka qenë gjithashtu kandidat dhe ka kandiduar në Lushnje, në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022, për kryetar bashkie. Kandidoi dhe mori 3809 vota që janë as 10%. Asgjë tjetër nuk bëri më shumë sesa një “varr” politik duke i shërbyer PS-së.


Në vitin 2023, në zgjedhjet vendore, Indrit Sefa ishte sekretar ligjor në PD-në e vulës, në atë kohë e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Rezultati i partisë në të cilën Sefa ishte përfaqësues ligjor, në vitin 2023, në rang vendi ka qenë 36,852 vota, nga të cilat rreth 20 mijë në Tiranë, në bashkitë e tjera partia e biznesmenit të “varreve” që punonte si sekretar ligjor mori një “hiç”. P.sh. Në Lushnjë ku ai ushtron aktivitetin e tij me vulën e PD-së në dorë mori 3 mijë vota ose 8%.
Në vitin 2025, partia e Lulit, ku aderon dhe Sefa si jurist, ka marrë 19,596 vota, apo 1.39% në rang kombëtar. Në Qarkun Fier Koalicioni Euroatlantik ka marrë 0.72%, ndërsa në Bashkinë Lushnjë ku ka biznesin e “varreve” Indriti, Basha ka marrë bashkë me Sefën vetëm 337 vota ose 0.82%.
Tritan Shehu që i ka bërë kilometrat politike dihet, mirë apo keq, i ka marrë 30% të votave dhe e gjykojnë këta që nuk marrin dot as 1%.
Me biznes “varresh” dhe politikë me rezultate 1%, përtej shërbimit që i bëjnë pushtetit të Ramës dhe mediave të paguara nga inceneratorët dhe paratë e korrupsionit nuk bëjnë asgjë tjetër, thjesht tregojnë se vlejnë politikisht dhe publikisht edhe më pak se 1%./ CNA
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me anë...
Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgj...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokrat...
Belind Këlliçi ka deklaruar se në 11 Maj nuk ka patur zgje...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka shqyrtuar ...
Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në ...
Grigels Muçollari e ka quajtur një sfidë të vështirë kandi...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije se ësht...
Pasditen e sotme, avokati i kreut të Partisë së Lirisë...
Kandidatja e ASHM në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka a...
Adriatik Lapaj ka kërkuar që të rinumërohen votat në qarku...
Romina Kuko e cila kandidoi në listën e sigurt të Qarkut t...
Elton Rroshi, kandidati i PD-ASHM për deputet në Qarkun Ti...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat e kabinetit ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ball...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi pamjet d...
Avokati Kujtim Cakrani ka folur me gjuhën e Ilir Metës pas...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj li...
PD-ASHM ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve në qark...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka vlerësuar zgjedhjet parlam...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...