“Parlamenti i njerëzve para Kryeministrisë”/ Këlliçi: 4 ditë para bashkimit kundër korrupsionit
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaru...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për fitoren e Peter Magyarit në zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke i dhënë fund qeverisjes prej 16 vitesh të Viktor Orban.
Berisha uroi Magyar për fitoren ndërsa shprehet sae qytetarët hungarezë ushtruan të drejtën e votës në një process të lirë zgjedhor.
Ndër të tjera, Berisha vlerësoi qëndrimin e Orban, i cili pranoi publikisht humbjen dhe uroi Magyar.
Kryedemokrati thotë gjithashtu se ai zhvilloi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në reagimin e tij, Berisha ka folur edhe për bashkëpunimin e PD-së me partinë Fidesz të Orban.
Postimi i plotë:
Hungaria ndryshon qeverinë.
Të dashur miq,
Dje populli hungarez, në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, votoi masivisht alternativën e paraqitur nga Péter Magyar, kryetar i partisë së qendrës së djathtë TISZA, anëtare e EPP-së. Me këtë rast, uroj zotin Magyar për fitoren elektorale dhe besimin e madh që mori nga qytetarët e vendit të tij. Shpreh gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike për një bashkëpunim të frytshëm me TISZA-n, si në rrafshin bilateral, ashtu edhe në atë të EPP-së, në interesin më të mirë të dy vendeve tona.
Dje, përmes votës së lirë, qytetarët hungarezë nxorën në opozitë kryeministrin Viktor Orbán dhe partinë e tij Fidesz, pas 16 vitesh në pushtet. Kryeministri Viktor Orbán, pasi pranoi publikisht dhe me dinjitet humbjen, uroi kundërshtarin e tij për fitoren dhe e vlerësoi ditën e djeshme si një festë të demokracisë, duke dëshmuar kështu respektin e tij të palëkundur ndaj votës së lirë të qytetarëve hungarezë dhe vlerave themelore të demokracisë e shtetit ligjor.
Për t'u theksuar është fakti se, në dallim të madh nga Edvin Kristaq Rama, kryeministri Viktor Orbán nuk zhvilloi një farsë elektorale, por zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nuk u fali zgjedhësve dy miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para votimit për të blerë votat e tyre dhe për të tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve. Ai nuk u dha pensionistëve, që përbënin gjysmën e votuesve, "dhurata" prej 100 eurosh në këmbim të votës, siç bëri Edi Rama në mesin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Ai nuk përdori organizata kriminale dhe kartele droge për të terrorizuar qytetarët e për të kontrolluar vullnetin e tyre, ashtu siç bëri "Ramaduro" në Shqipëri. Ai nuk dekretoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis për vota, siç veproi narkodiktatori në Shqipëri. Qeveria e tij nuk ndërtoi një komision zgjedhor karikaturë si ky i Shqipërisë, por ngriti një komision me përfaqësim të gjerë të spektrit politik. Së fundmi, kryeministri Orbán nuk vendosi nën kontroll 90% të mediave të vendit dhe nuk bllokoi TikTok-un si Edi Rama; përkundrazi, televizionet më të shikuara të Hungarisë mbështetën kundërshtarët e tij.
Partia Demokratike, që nga themelimi i saj, ka një bashkëpunim të pandërprerë 35-vjeçar me Viktor Orbán dhe Fidesz-in për të cilin u është atyre mirënjohës. Ne kemi gjetur te kjo parti një mik dhe aleat të çmuar që në fillesa, në përpjekjet tona për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe më pas në vendosjen e një bashkëpunimi miqësor midis dy vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre të vyer në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE, si dhe për bashkëpunimin tonë për paqen e sigurinë në rajon e njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, vlerësojmë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë PD-së gjatë këtyre viteve në opozitë, pranë organizatave partiake dhe institucioneve ndërkombëtare.
Së fundmi, dëshiroj të përcjell një urim te përzemërt për kombin mik hungarez për zgjedhje parlamentare model të datës 12 prill 2026. /CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaru...
Këtë të hënë, në Tiranë, nis Samiti IV i Diasporës. Ky org...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hehdur aku...
Kryeministri Edi Ram anë podcatin Flasim është shprehur se...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kemi hyrë në një...
Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka folur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Në episodin e radhës të Public Square, i ftuar nga Ditmir ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në mbledhjen e As...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashk...
Në takimin e Asamblesë së PS-së në Berat, kryeministri Edi...
Kryeministri Edi Rama në asamblenë e PS në Berat ka folur ...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në mbledhjen e Asa...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi e ka quajtur tallje dhe ar...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me pensionistët në njësi...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një shkrim në rrjetet socia...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një intervis...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...