Rama: Po përgatisim një kolonë tjetër të skemës së pensioneve
Kryeministri Edi Ram anë podcatin Flasim është shprehur se...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hehdur akuza këtë të diel ndaj kryeministrit Edi Rama, se po gënjen me deklaratat e tij të fundit për rritjen e pagave dhe pensioneve.
Përmes një videomesazhi të postuar në rrjetet e tij sociale, Berisha shprehet se ndryshimi me rreth 700 lekë, nuk e ndryshon situatën e vendit, që mbetet shteti me pagat më të ulëta në rajon, teksa ironizoi se kjo shifër ëhstë e barabartë me dy kilogramë domate në muaj.
Sipas kryedemokratit, Rama mburret me një rritje që diktohet tërësisht nga taksat e larta dhe numri i madh i rrogëtarëve në borderot e shtetit.
Mesazhi i plotë i Berishës:
Mirëdita, të dashur qytetarë dhe qytetare. Në monologun e tij të mashtrimit javor, Edi Rama sërish u rrek, u përpoq t'ju bindë ju se ka rritur në mënyrë të ndjeshme rrogat dhe pensionet. E vërteta është që bonusi i pensioneve për 690 mijë pensionistë është ndër më qesharakët. Janë 2 kile domate në muaj. Kjo është shtesa e pensioneve sipas qeverisë aktuale. Përveç kësaj, rrogat sërish mbeten rrogat më të ulëta në rajonin tonë, ndërkohë që në vitin 2013, ato ishin rrogat më të larta të rajonit. Sot, ai paraqiti si një sukses të madh konventën e diasporës.
Me këtë rast duke përshëndetur të gjithë shqiptarët e diasporës, kudo që janë, edhe ata që vijnë në këtë konventë, por u theksoj se mikpritësi juaj është një nga armiqtë më të egër të kombit shqiptar, të ekzistencës së tij, jo në dekada, por dhe më shumë. Ju rikujtoj të dashur shqiptarë të diasporës se vetëm në 10 vite të qeverisjes së tij, nga ky vend janë larguar 1.099.000 shqiptarë sipas Eurostatit dhe të gjithë këta vetëm në zonën e Shengenit, pa llogaritur zona të tjera. Pra të paktën 45 deri në 47% të shqiptarëve u larguan nga Shqipëria dhe sot Shqipëria ka atë lindshmëri që kishte 100 vite më parë. Ky zbatoi me përpikmëri platformën e Çubrilloviçit në këtë vend. Së fundi, foli për raportet e Bashkimit Europian. Sërish mashtroi.
E vërteta është që IBAR, pas pesë diskutimesh në forumin përkatës të Bashkimit Europian, nuk u miratuar për shkak të bllokimit që Edi Rama i bëri arrestimit të Lubi Ballukut për të mbrojtur veten e tij dhe për shkak të bllokimit të hetimeve që janë bërë për akshin për të mbrojtur bashkëshorten e tij dhe rrethin e tij familjar. Pra, mund të themi se seriali i mashtrimeve të kësaj jave nuk ndryshonte nga të tjerët. Po kështu, foli për investimet e huaja, 1.6 miliardë euro. Duhet të theksoj se nga këto 1.6 miliardë euro sipas INSTAT-it, 800 milionë nuk janë investime të huaja, por janë reinvestime të parave shqiptare nga kompanitë e huaja që punojnë në Shqipëri. S'kanë asnjë gjë të përbashkët me investimin e huaj. Resti që është, 30% e tyre janë blerje nga shqiptarët të apartamenteve në Shqipëri.
Kurse 18% mbeten gjithsej apo rreth më pak se 300 milionë euro janë investime direkte. Pra investimet e vërteta direkte në Shqipëri kanë rënë në nivelet e viteve 2004-2008 dhe janë ndër më të ultat e kohës. Sigurisht, blerja e apartamenteve është një investim, por një investim pa frut, i cili nuk sjell punësim, nuk sjell prodhim. Kështu që, edhe në këtë rast duhet të shtoj, prodhimi industrial është në recesion, prodhimi bujqësor është në recesion, eksportet kanë rënie dramatike. Ekonomia, rritja me të cilin rreh gjoksin Edi Rama, është një rritje që diktohet tërësisht nga taksat e larta dhe numri i madh i rrogëtarëve në borderot e shtetit./CNA
Kryeministri Edi Ram anë podcatin Flasim është shprehur se...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kemi hyrë në një...
Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka folur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Në episodin e radhës të Public Square, i ftuar nga Ditmir ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në mbledhjen e As...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashk...
Në takimin e Asamblesë së PS-së në Berat, kryeministri Edi...
Kryeministri Edi Rama në asamblenë e PS në Berat ka folur ...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në mbledhjen e Asa...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi e ka quajtur tallje dhe ar...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me pensionistët në njësi...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një shkrim në rrjetet socia...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një intervis...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në ...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, komentoi sot lidhur me s...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...